LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTI- Kërkesa e grupit të PD-së drejtuar Kuvendit, firmosin 13 deputetët për interpelancë me Ramën

Deputetët kërkojnë nga kryeministri që të japë shpjegime për 2 çështje.

17 Korrik 2023, 15:13 Nga A.B
DOKUMENTI- Kërkesa e grupit të PD-së drejtuar Kuvendit, firmosin
Partia Demokratike

TIRANË- Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka thirrur në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama lidhur me aferën e inceneratorëve, pas kërkesës për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në kërkesën e nënshkruar nga 13 deputetë demokratë, theksohet se: “Në më shumë se një rast, organet e drejtësisë kanë konstatuar se të tre procedurat e koncesionit/PPP janë kryer në shkelje të ligjit, duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar. Madje është fakt që edhe pse janë paguar miliona euro nga Buxheti i Shtetit, problem i mbetjeve në qarqet Elbasan, Fier dhe Tiranë nuk është zgjidhur ende”.

Dy janë çështjet që evidentojnë deputetët dhe për të cilat duhet të japë shpjegime Kryeministri Edi Rama:

1. Identifikimin e vendndodhjes së bashkëpunëtorit të tij më të afërt dhe dorëzimin e tij drejtësisë. Sot cdo qytetar shqiptar pyet Kryeministrin Edi Rama: Ku fshihet ish-Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj?

2. Paratë e Buxhetit të Shtetit që janë paguar për punë të pakryera apo për punime fiktive, a janë rikthyer në Buxhetin e Shtetit? Përsa kohë inceneratorët janë rrjedhojë e veprimeve korruptive dhe të paligjshme, pse vijohet me ekzekutimin e kontratave dhe me pagesat nga Buxheti i Shtetit për konpanitë në pronësi të tre personave në kërkim ndërkombëtar?

'Në kërkesën e dorëzuar këtë të hënë në Kuvend deputetët theksojnë se: “Edhe pse tashmë rezulton e provuar që në këtë aferë me vlerë të paktën 430 milion euro, Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm financiar, nuk rezulton që institucionet shtetërore të kenë ndërmarrë veprime për të korrigjuar paligjshmërinë dhe për të shmangur dëmin financiar për Buxhetin e Shtetit. 3 pronarët e deklaruar të inceneratorëve janë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, por edhe pse në arrati institucionet shtetërore vijojnë të jenë financues të tyre, duke vijuar pagesat për punë të pakryera. Praktikisht, institucionet shtetërore përmes pagesave nga Buxheti i Shtetit po shërbejnë si financues të jetesës së tyre në arrati”.

Për këtë arsye, deputetët kërkojnë zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin për të raportuar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore lidhur me paligjshmërinë e konstatuar në 3 procedurat e koncesionit/PPP së inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, masat e marra për shlyerjen e dëmëve financiare që i janë shkaktuar Buxhetit të Shtetit dhe masat e marra për të ndaluar menjëherë pagesat që janë rrjedhojë e 3 kontratave të paligjshme dhe që rezultojnë se janë të prekuara nga fenomeni i korrupsionit masiv. Deputetët kanë kërkuar që kërkesa kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin të përfshihet në rendin e ditës të seancës së datës 20.07.2023, si pikë e parë e rendit të ditës.'-thuhet në njoftimin e grupit të PD.

gazment bardhi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta