LIVE UPDATES
Politike

"Do ulim taksat bizneseve"/ Berisha: Prodhimi shqiptar ‘Made in Albania’ do na pasurojë!

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pasuri të jashtëzakonshme, ka rezerva minerare botërore për kromin, për hekurin, për nikelin, për bakrin dhe për shumë të tjera.

20 Mars 2025, 14:53 Nga E. D
"Do ulim taksat bizneseve"/ Berisha: Prodhimi shqiptar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë tha se me ardhjen e PD-s në pushtet do të ulen taksat e bizneseve. Berisha gjithashtu u shpreh se njerëzit duan punë dhe se Shqipëria duhet të prodhojë. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pasuri të jashtëzakonshme, ka rezerva minerare botërore për kromin, për hekurin, për nikelin, për bakrin dhe për shumë të tjera. Ndër të tjera Berisha tha se prodhimi shqiptar ‘Made in Albania’ do na pasurojë. 

"Nuk mjafton kjo. Njerëzit duan punë, Shqipëria duhet të prodhojë. Shqipëria nuk është hotel. Unë nuk kam asgjë kundër turizmit. Gjatë periudhës 2005-2013 nga 300 mijë turistë, u arritën 4.7 milionë turistë. Por unë nuk mund të them se vendi im është hotel. Vendi im ka pasuri përrallore, ka pasuri të jashtëzakonshme, ka rezerva minerare botërore për kromin, për hekurin, për nikelin, për bakrin, për shumë të tjera. Ky vend ka potenciale ujore të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër në rajon. Ky vend ka ditë diell më shumë se sa të gjitha vendet e rajonit. Ky vend është pjellor kudo, edhe në majë të Dajtit ka lisa. Kam qenë atje. Pra, ky vend mund të prodhojë kudo.

Por, ky vend mund të presë turistë. Por, a e dini çfarë ndodh me turistët sot? A e dini ju? Ju paguani secili nga taksat tuaja, paguan për një turist 230 euro në vit. Dhe sa fitoni nga një turist? Sigurisht, ata që i strehojnë fitojnë, por ju të tjerët që nuk i strehoni, nuk keni hotele, apartamente, ju fitoni 4 euro për turist. Paguani 230 dhe fitoni 4. Kjo është e vërteta. Pse kjo? Sepse nga 11 milionë turistë që thotë Edi Rama, dalin gjithësej 7 milionë netë fjetjeje. Dalin sikur flenë gjysmë nate ata. E kuptoni çfarë informaliteti i tmerrshëm. Dhe si harxhoni? Harxhoni, sepse investitorëve strategjikë të Ramës, Olta Xhaçka, është investitore strategjike. Ish ministrja e Jashtme, burri i saj shkon dhe merr 10 mijë m2 tokë publike në Dhërmi.

Dhe tani, ju duhet t’i çoni atij atje nga taksat tuaja edhe rrugën e makinës, edhe ujësjellësin, edhe kanalizimet, edhe dritat, dhe të gjitha. Dhe harxhohen në vit për këto komplekse, çdo vit 430 milionë euro. Merr fund kjo punë. Nuk mund të përdoren paratë tuaja në këtë formë. Kurrën e kurrës! Paratë do përdoren ëpr rroga, pensione, do iu kthehen shqiptarëve, do iu khehen në vende pune. Këto para do iu kthehen në vende pune. Do ulim taksat bizneseve. Do i ulim taksat në mënyrën që atyre t’u tepruar paratë që të investojnë për të krijuar vende pune. Ku e bazojmë ne këtë? Made in Albania, prodhimi shqiptar. Krenari kombëtare ne do bëjmë prodhimin shqiptar.

Se prodhimi shqiptar do na pasurojë ne, do na begatojë ne, do na punësojë ne, do na zhvillojë ne. Ndaj dhe, vit diaspore ky. Absolutisht, do krijohet çdo lehtësi. 5 vite, çd vajzë, djalë, çdo burrë, grua shqiptare që do të vijë të investojë në Shqipëri, 5 vite do jetë pa taksa. Po, janë bërë sipërmarrës të hatashëm shqiptarët në Itali, Greqi, Gjermani dhe kudo. Do i ftojmë ata. Do vijnë dhe ata edhe si patriotë. Do vijnë t’i japin një krah vendit të tyre.
Do ftojmë edhe të huaj. Pra, ne do të ndezim motorrët e konomisë në shkallën më të lartë. Shqipëria mund të prodhojë kudo, mund të prodhojë çdo gjë. A mundet ne të mos përfitojmë nga këto dhurata që i kemi nga Zoti," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara