LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak. Negociatat? RMV të pranojë propozimin!

•Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar legalizimin e kanabisit për përdorim vetiak. •Rama foli edhe për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. • Sipas kryeministrit, presidenti francez Emmanuele Macron meriton mirënjohje të posaçme e falenderim se ka ndjekur 48 orë pa pushim, pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe, këtë proces. •Rama tha se nuk ka rëndësi nëse do të jetë pas një muaji apo 10 vitesh për aq kohë sa Shqipëria ka plotësuar detyrat, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe nga Komisioni Europian.  • Po ashtu shtoi se në lidhje me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit që e cilëson vlerë strategjike për Shqpërinë, ndërsa theksohet se do mbahet një takim i posaçëm në Bruksel për këtë çështje. •Rama foli edhe për paketën e dytë të rezistencës sociale duke thënë se synimi është që të mos rritet çmimi i energjisë. • Nuk i kurseu thumbat as për Sali Berishën dhe opozitën.

15 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

VD-Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng

 

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar aministinë fiskale duke thënë se mirëpresin çdo vërejtje por thekson se baza do të jenë kursimet e shqiptarëve nga puna në të zezë.

"Amnistinë fiskale, e njëjta gjë. Kemi pyetur shqiptarët. Masivisht kanë thënë po. Kështu që herën tjetër ata që nuk kanë marrë pjesë në Këshillimin Kombëtar, të marrin pjesë. Të marrin pjesë të thonë opinionin e tyre, por nuk mundet dot “si Kofini pas të vjelit” kur thonë shqiptarët prapë, të dalin ca e të thonë, “jo po kjo do bëhet kështu do bëhet ashtu”. Nuk kemi pse humbim kohë e harxhojmë energji dhe hyjmë në këto spirale helmi keqdashësie dhe negativiteti. Çdo gjë që bën njeriu ka të mirat, ka dhe të metat. Ka pro ka edhe kundër. Çdo gjë. Tani ne nuk mundet të rrimë pa bërë asgjë që të mos marrim baltë dhe të mos marrim akuza. Çdo gjë ka baltë dhe akuza. Në rregull, kjo është mënyra që kanë zgjedhur, prandaj janë aty ku janë, le të vazhdojnë. Ne do vazhdojmë punën tonë. Nuk është se amnistia ty të jep mundësinë që çfarëdo të bësh në të ardhmen, paratë nuk të preken, jo. Por ama, nga ana tjetër ne nuk mundemi dot të pranojmë që të gjithë shqiptarët janë paragjykueshëm dhe të gjitha paratë që vijnë nga jashtë në Shqipëri janë të paragjykueshme meqë disa nga shqiptarët shkëlqejnë në botën e krimit. Këtë nuk e pranoj, sepse këtu bëhet fjalë në radhë të parë, për qindra e mijëra emigrantë që kanë para që nuk i legalizojnë dot sepse janë kursime nga puna në të zezë, jo nga puna e zezë, por nga puna në të zezë. Shikoni se çfarë heqin për të sjellë 10 mijë euro apo 10 mijë paund, se çfarë heqin me histori, me bankat, me pastrimin e parave, me prokuroritë dhe me korrupsion nga prokurorë që i mbajnë peng, iu marrin edhe ndonjë lek që tu lirojnë lekët e tyre. Këta janë baza e amnistisë dhe kjo është amnistia,"- tha Rama.

Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, “të certifikatës familjare”. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si “çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe”.

1 MUAJ ME PARE

VD-Takimi me Biden, Rama: I kërkova të organizonim diçka së bashku për 100-vjetorin, mbase dhe s'bëhet

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga biseda me presidentin e SHBA, Joe Biden në samitin e NATO-s në Madrid. Në një konferencë për mediat, Rama tha se kishte diskutuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Jam i përfshirë në çdo bisedë, unë o përfshihem, ose jo. Nga ana tjetër, biseda për nevojën për të organizuar diçka së bashku meqe jemi në 100-vjetorin e marrëdhënieve, nuk them dot më shumë detaje. E dini përfshirjen e tij me Kosovën, njohjen për ballkanin. E njeh me detaje Shqipërinë dhe ç'bëhet më ne? Mbase dhe nuk bëhet. Pak a shumë kjo ishte biseda. Për të mbyllur me një bisedë të thjeshtë është që Shqipëria është 100% diçka tjetër. Në këtë fushë është 100%. Diçka komplet tjetër. Jam shumë krenar për këtë. Për punën që kemi bërë dhe kemi kontribuuar. Kam luajtur rolin tim, duke nisur nga gjithë të tjerët,"-tha Rama. 

- Zoti kryeministër, gjatë Samitit dy ditor ju keni pasur mundësinë të takoheni me shumë liderë të vendeve anëtare të NATO-s, mes të cilëve edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Ju keni zhvilluar një bisedë me të, të paktën nga pamjet që ne kemi arritur të shohin, ku dukeshit mjaft i përfshirë. A mund të na zbardhni se çfarë keni diskutuar?

Kryeministri Edi Rama: Unë jam i përfshirë në çdo bisedë, edhe me ju. Unë o përfshihem, o nuk përfshihem. Thelbi është pak a shumë vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e Shqipërisë sidomos në Këshillin e Sigurimit dhe nga ana tjetër, biseda për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqë jemi në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Nuk mund t’iu them më shumë detaje, por ky ka qenë thelbi i bisedës. Ju e dini historinë e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, e dini përfshirjen e tij me Kosovën, e dini njohjen që ka ai për Ballkanin, e njeh me detaje dhe Shqipërinë dhe çfarë bëhet në Shqipërinë. Të shohim nëse do arrijmë të organizojmë diçka së bashku për 100 vjetorin. Se në
çfarë forme, se kur, se si, kjo natyrisht mbetet për tu diskutuar nga stafet, sepse kështu u la. Mbase edhe nuk bëhet sepse situata e përgjithshme është e tillë që nuk mund të parashikosh dot asnjë gjë, por pak a shumë, kjo ishte biseda. Në përfundim, për ta mbyllur me një të vërtetë të thjeshtë, por që ia vlen të përsëritet, është që Shqipëria në arenën ndërkombëtare, sot është 100% diçka tjetër, në raport me atë që ishte. Nëse në të gjitha fushat ne kemi bërë një progres që mund të kuantifikohet me përqindje, në këtë fushë është 100%, diçka komplet tjetër. Unë jam shumë krenar për këtë dhe jam shumë krenar për punën që kemi bërë dhe jam shumë krenar për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë punë, sepse nuk është thjesht puna ime. Unë kam dhënë kontributin tim, kam luajtur rolin tim, por është kontributi dhe roli i luajtur nga gjithë të tjerët, duke filluar nga ministrat e jashtëm, që nga Ditmir Bushati që ka qenë ministri i parë, deri tek Olta që është këtu në krahun tim, ministrat e Mbrojtjes dhe kështu me radhë gjithë të tjerët.

1 MUAJ ME PARE

VD-"A e takove burrin biznesmen?/ Rama fut në "riedukim" një tjetër gazetar, acarohet nga pyetja (DEBATI)

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama dhe Klevin Muka

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka futur në "riedukim" një tjetër gazetar, pasi ky i fundit e nervozoi duke i drejtuar një pyetje ministres Olta Xhaçka. Gazetari Klevin Muka pyeti ministren se a ka shkelur Kodin Etik të miratuar nga Këshilli i Ministrave që iu ndalon ministrave të takohen me biznesmenë dhe investitorë pa praninë e 2 punonjësve të Administratës. Pyetja iu bë ministres por ka ndërhyrë kryeministri i cili nuk ka pranuar që të japë përgjigje duke i thënë gazetarit që të vijë në tetor në konferencën e radhës. 

Diskutimi me Ramën:

Gazetari Klevin Muka: Më 29 prill ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik i Ministrave. Ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë, dhe duhet të takohen vetëm në kushtet e pranisë së 2 punonjësve të administratës. A e keni shkelur ju Kodin? 

Edi Rama: Do të kalosh në riedukim si Ambrozia dhe për 3 muajtë e ardhshëm nuk jeni i mirëpritur në takimet tona dhe konferencat.

Klevin Muka: Se kuptoj, a e keni vendosur vetë ju Kodin Etik? 

Edi Rama: Siç pe, me Ambrozian korrektësia ishte dhe për pyetje të përsëritura pa asnjë kuptim do të kesh një riedukim për  3 muaj që i bie korrik, gusht, shtator. Në tetor eja dhe je i mirëpritur, sepse e para në Kodin Etik të gazetarit dhe të Konferencës ka një normë që quhet respekt. 

Disa muaj më parë, kryeministri shpalli të padëshiruar gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta. Pyetja e gazetares se a ishte PS duke krijuar një grup të mirëfilltë parlamentar brenda burgut në kohën e arrestimeve për hetimin e inceneratorëve. Gazetarja qëndroi 90 ditë e përjashtuar nga çdo aktivitet ku merrte pjesë kryeministri. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Rama jep LAJMIN: Do i pyesim shqiptarët, mbase e duan kanabisin edhe për përdorimin personal

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në konferencën për media sot, ka paralajmëruar se mund të shkohet drejt legalizimit të përdorimit vetjak të kanabisit. Në një konferencë për mediat, Rama tha se qytetarët zgjodhën me 61% për mbjelljen e kanabisit mjekësor. Por dha edhe një lajm tjetër. Rama tha se në Këshillimin e ardhshëm komëbtar, do të pyeteshin edhe për përdorimin vetiak.

"Ajo që unë po them është kjo që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët. Kjo do bëhet. Do i pyesim edhe për kanabisin rekreativ, pra për përdorimin personal. Do i pyesim, do thonë po, do bëjmë atë. Kemi pyetur shqiptarët. Masivisht kam thënë po për aministinë fiskale. Nuk kemi pse humbim kohe dhe të harxhojmë energji. Çdo gjë që bën njeriu ka të mira dhe të këqija, ne nuk rrimë pa bërë asgjë që të mos marrim baltë dhe akuza. Siç thoshte i ndjeri Loro Boriçi, shiu ka punën e vetë, ne kemi tonën,"-tha Rama

-Zoti Rama, dje u publikua dhe drafti paraprak sa i përket legalizimit të kanabisit mjekësor dhe bashkë me të sigurisht erdhën dhe disa reagime, të cilat vënë theksin te fakti që ky ligj do të kontribuojë te kanabizimi i vendit që ka qenë një shqetësim ndër vite. A ka qeveria një plan shtesë, përveç draftit për të mos e lejuar këtë dhe në fund a do të ketë një përgjegjës në rast se ndodh?

Kryeministri Edi Rama: Sa mirë do ishte të kishte opozitë, por nuk ka në fakt për fat të keq! Opozita e vetme e kualifikueshme si e tillë e jona jemi ne vetë. Sikur e tërë opozita që quhet opozitë, të kishte gjysmën e energjisë dhe çerekun e vullnetit dhe një të dhjetën e durimit të Erion Braçes, mund të merrte një licencë kualifikimi si opozitë. Shikoje se çfarë thonë! Se ju vetë i cituat ata, apo jo? Në fillim ju keqkuptova se mendova se dhe ju mendoni kështu dhe do ishte problem për ABC-në, por jo ju cituat ata. Ajo që unë po them është kjo dhe ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor ne kemi
konsultuar me shqiptarët dhe në Këshillimin Kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milioni shqiptarë të cilët masivisht kanë thënë “po”. Kështu që, legalizimi i kanabisit mjekësor do të bëhet.

Në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar do t’i pyesim: “Doni të futet në Shqipëri të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo”? Do t’i pyesim. Pra për përdorimin personal apo do të vazhdojë të jetë një krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Do t’i pyesim. Nëse thonë “po” do bëjmë dhe atë, nëse do thonë “jo” nuk do e bëjmë. Sepse kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani dhe po t’ju hap mendjen edhe zemrën do të shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Edhe në diskutime që bëjmë të brendshme, ka “pro”, ka “kundër”. Prandaj është Këshillimi Kombëtar.

Amnistinë fiskale, e njëjta gjë. Kemi pyetur shqiptarët. Masivisht kanë thënë po. Kështu që herën tjetër ata që nuk kanë marrë pjesë në Këshillimin Kombëtar, të marrin pjesë. Të marrin pjesë të thonë opinionin e tyre, por nuk mundet dot “si Kofini pas të vjelit” kur thonë shqiptarët prapë, të dalin ca e të thonë, “jo po kjo do bëhet kështu do bëhet ashtu”. Nuk kemi pse humbim kohë e harxhojmë energji dhe hyjmë në këto spirale helmi keqdashësie dhe negativiteti. Çdo gjë që bën njeriu ka të mirat, ka dhe të metat. Ka pro ka edhe kundër. Çdo gjë. Tani ne nuk mundet të rrimë pa bërë asgjë që të mos marrim baltë dhe të mos marrim akuza. Çdo gjë ka baltë dhe akuza. Në rregull, kjo është mënyra që kanë zgjedhur, prandaj janë aty ku janë, le të vazhdojnë. Ne do vazhdojmë punën tonë. Siç thoshte i ndjeri Loro Boriçi: “Shiu ka punën e vetë, ne kemi punën tonë”.

1 MUAJ ME PARE

VD-Në krah ka Xhaçkën, Rama i mburr kolegun: Bujar Osmani është super, sa do doja ta kishim në qeveri

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, para ministres për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka lëvduar homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin. Rama u shpreh para gazetarëve se i kishte pëlqyer shumë puna e tij, duke shtuar se do të donte që ta kishte në kabinetin e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, Xhaçka nuk dha asnjë koment. 

"Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, nuk është se po flas unë me të. Në qendër të bisedimeve ka qenë një person që unë do isha shumë i kënaqur që ta kishim në dispozicion në qeverinë e Shqipërisë, Bujar Osmani (kryediplomat). Super! Unë thjesht kam ndihmuar sa kam mundur,"-tha Edi Rama.

-Pak më herët gjatë konferencës zoti Rama ju deklaruat se keni qenë në komunikim të vazhdueshëm me presidentin e Francës, po me homologun tuaj në Maqedoninë e Veriut Dimitar Kovačevski, a po negocioni për të pranuar propozimin francez?

Rama: Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, nuk është se s’e kam negociuar unë me të. Kemi shkëmbyer në vazhdimësi opinionet mbi dinamikën e procesit, ku në qendër të procesit ka qenë një person që do isha shumë i lumtur sikur të kishim mundësinë ta kishim në dispozicion në qeverinë e Shqipërisë. Bujar Osmani! Bujari ka qenë personi që ka udhëhequr procesin nga ana e palës së Maqedonisë së Veriut. Unë thjesht kam ndihmuar aq sa kam mundur.

1 MUAJ ME PARE

VD-KRIZA- A do të ketë një paketë të dytë të rezistencës sociale? Rama: Qëllimi është mos të rrisim dritat

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të ketë një paketë të dytë për rezistencën sociale. Në një konferencë për mediat, Rama tha se qëllimi kryesor është të ruajnë çmimin e energjisë. Edhe njëherë, kreu i qeverisë paralajmëroi se edhe ky dimër do të jetë i vështirë.

"Këto të NATO-s dhe BE ku shkojmë ne, hallet e kujt janë? Apo janë për vizita turistike? Se unë nuk jam natyrë turisti e dinë shumë mirë kush më njeh. Ja që të qënit në NATO ka edhe detyrime, sjell edhe nevojën për sakrifica. Shumë njerëz thonë ç'na duhet se Ç'a bëhet në Ukrainë. Ou? E duam ne lirinë dhe pavarësinë tonë, apo e kemi opsionale dhe e masim me sa kafe pimë në ditë? Jemi në një luftë, nuk e kemi zgjedhur dhe nuk e bëjmë dot ne. Duhen bërë sakrifica për një gjë më të madhe që është e pamundur që të përballet duke thënë lufta të vazhdojë. Jemi këtu sepse kemi faktorë të rëndësishëm. Kemi vazhduar me fermerët. Ne do shpenzojmë që të mbajmë çmimin e energjisë, që nëna jote të mos llahtariset kur ndez dritën. Qëllimi bazë është që të ruajmë energjinë. Nuk është rritur dhe duhet ta mbajmë me sforco kolosale. Nëse e mbajmë të paprekur dhe nëse ndryshojmë sistemin e taksimit, duke e çuar deri në 500 mijë lekë, 0 taksën. Bëjmë një lehtësim. Aty do të riangazhohemi,"-tha Rama.

FJALA E PLOTË:

- Zoti Kryeministër, dje isha në një shëtitje me mamanë. Mamaja ime është pensioniste. Tashmë ne bëjmë shëtitje se nuk ulemi dot në kafe për shkak të krizës së çmimeve. Kishte një pyetje “a do ketë një Paketë të Dytë të Rezistencës Sociale”? Nuk është shqetësimi vetëm i mamasë sime, por i shumë pensionistëve dhe shumë familjeve të tjera shqiptare që sot vuajnë krizën e çmimeve, një krizë për të cilën edhe më 7 korrik është thirrur një protestë. A keni ju një plan, krahas angazhimeve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, për Bashkimin Europian. A ka një angazhim qeveria për t’iu përgjigjur halleve, së pari të shqiptarëve? 

Kryeministri Edi Rama: Po pse, këto të NATO-s dhe BE-së ku shkojmë ne, hallet e kujt janë? Apo janë për të bërë vizita turistike? Se unë nuk jam dhe natyrë turisti fare, e dinë mirë ata që më njohin. Të kujt janë këto hallet? Kështu që, është mirë që të kuptojmë shumë mirë që kur hyn në familje të tilla, ku Shqipëria ka hyrë pasi 500 vjet mbeti derë në derë, nën çatia që nuk i zgjodhi kurrë vetë, por ia imponuan, këto vijnë edhe me disa halle dhe detyrime. Është shumë bukur të thuash “Shqipëria në NATO”, edhe të bësh koncerte kur futesh në NATO, por ja që të qenit në NATO ka dhe këto detyrime. Ja që të qenit në NATO sjell dhe nevojën për disa sakrifica. Shumë njerëz thonë, “Ç’na duhet ne se çfarë bëhet në Ukrainë, ç ‘punë kemi ne”? Po a e duam ne lirinë dhe pavarësinë tonë apo e kemi opsionale dhe e masim sa kafe pimë në ditë? E duam ne marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie strategjik? Apo e duam vetëm kur dita është me diell dhe nuk ka shqetësime të tjera? Po përkatësinë e Shqipërisë në gjithë këtë Aleancë dhe front perëndimor, e duam ne? Apo vetëm në kohë plazhi? E pra, ja që ka dhe luftë. Një luftë që as e kemi zgjedhur e as e ndalojmë dot ne. Ja që ka edhe një moment që duhen bërë disa sakrifica, për një gjë më të madhe që është e pamundur të përballet duke thënë, “Lufta le të vazhdojë, ne jemi me Amerikën, ne jemi në NATO, por ama ne nuk duam të shikojmë asnjë ndryshim në çmime, përkundrazi, ne duam të kemi edhe më shumë në luftë”. Thënë të gjitha këto, ne as i kemi lënë ndonjëherë vetëm dhe as nuk do t’i lëmë ndonjëherë
vetëm ata që kanë më shumë vështirësi në përballimin e një situate të tillë, e cila ka vështirësi për të gjithë pa diskutim, por duhet ta ndajmë barrën sipas shpatullave. Sigurisht që, ne e dimë shumë mirë këtë pjesë, sepse e dimë shumë mirë detyrën që kemi dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm të gjithë që mundësitë tona nuk janë të pakufishme. Ashtu sikundër, na duhet ta kujtojmë që në ndërkohë, të tjerët luftojnë për jetën, ndërkohë të tjerët ikin nga shtëpitë se humbasin gjithçka, ndërkohë që ne, fatmirësisht, nuk i kemi këto probleme. Ne nuk mund të bëhemi kurrën e kurrës njerëz që shohim vetëm deri tek maja e hundës sonë, ne shqiptarët flas, se po të kishin parë dhe të tjerët deri tek maja e hundës së tyre, ne sot nuk do ishim këtu ku jemi. Ne jemi këtu sepse kemi miq dhe partnerë të fuqishëm. Kështu që, kjo është çështje detyrimesh reciproke dhe për t’i dhënë përgjigje konkrete, ne ndërkohë kemi vazhduar me fermerët, po bëjmë një tjetër plan për transportin publik, se aty janë ata që preken më shumë, do shikojmë si do ecin gjërat me energjinë; nëse do jetë një vit po aq i thatë sa 3 vitet e fundit, ne do shpenzojmë shumë për të mbajtur çmimin, që nëna jote të mos tmerrohet kur ndez dritën, është shumë e rëndësishme kjo dhe të mos llahtariset kur i vjen fatura e energjisë, se aty pastaj nuk ka më as ajo se çfarë bën dhe as ne çfarë të themi. Aty preket diçka që është kocka. Qëllimi ynë bazë është të ruajmë energjinë. Shikojeni inflacionin në rajon. Shikojeni sa e kanë vendet e tjera dhe sa e kemi ne, gati përgjysmë. Pse? Për shkak të energjisë, sepse nuk është rritur aty. Po të rritet aty, ndikimi është shumë i rëndë dhe për ta mbajtur, ne do na duhet një sforco kolosale nëse viti do jetë i thatë siç kanë qenë 3 vitet e fundit. Për mua, nëse ne arrijmë ta mbajmë të paprekur energjinë, nëse ne ndryshojmë tani edhe sistemin e taksimit duke e çuar në 500 mijë lekë zero taksën, bëjmë një lehtësim. Pastaj, sigurisht, tek shtresat më të dobëta që i mbrojtëm në fazën e parë, aty do riangazhohemi në momentin që do dalin ashtu siç duhet llogarinë. Është një dimër i tërë përpara që mund të jetë dimri më i vështirë i Europës qysh nga viti 1942, sa për dijeni. 

1 MUAJ ME PARE

VD-2% për NATO-n, Rama: Ne ku të marrim, do investojmë aq sa kemi...

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është brenda parametrave për të cilat është angazhuar në NATO dhe nuk do të rrisë asnjë qindarkë më shumë se sa angazhimi që ka për buxhetin e mbrojtjes. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se Shqipëria ende sheh të marrë fonde nga NATO, e se nuk ka arritur ende në pikën ku mund të kontribuojë.

"Duke patur parasysh zhvillimet globale, a do të ketë rritje të GDP së NATO-s? Rama: Jemi brenda parametrave. Nuk e rrisnim dot më shumë, por nuk e bëjmë dot më shumë sesa e kemi në buxhetin e mbrojtjes. Do vazhdojmë me parametrat për të arritur në afat. Ne ku t'i marrim NATO-s. Kam dëgjuar se kanë dalë disa që do mbrojnë botën, por ne me kaq jemi,"-tha Rama.

- Duke patur parasysh zhvillimet globale të sigurisë, kërkoi NATO nga vendet anëtare një rritje të angazhimit financiar, sa % të PBB alokon aktualisht Shqipëria për mbrojtjen dhe a pritet të ketë një rritje në vijim?

Kryeministri Edi Rama: Ne jemi brenda parametrave për të cilat jemi angazhuar dhe nuk do ta rrisim asnjë qindarkë më shumë sesa angazhimi ynë buxhetin e mbrojtjes, të tjerët që janë më të pasur se ne, mund ta bëjnë dhe ne i përshëndesim dhe i mbështesim në rritjen e buxhetit të mbrojtjes, ne jo. Ne do të vazhdojmë ta rrisim buxhetin e mbrojtjes sipas parametrave të përcaktuar në Samitin e Uellsit, për të arritur në atë 2% e mirënjohur në afat. Nga ana tjetër, ne ku t’i marrim NATO-s ndonjë buxhet, jo më të shtojmë akoma nga buxheti ynë, që të flasim hapur, siç ju tanimë e dini që unë flas. Kështu që shpresojmë që tani t’i marrim NATO-s ca fonde për të realizuar ëndrrën e portit ushtarak të NATO-s,  ashtu sikundër shpresoj t’i marrim edhe ca fonde të tjera për mbrojtjen kibernetike. Ky është synimi ynë, ndërsa për mbrojtjen ne do të kontribuojmë qindarkë për qindarkë, ekzaktësisht aq sa jemi angazhuar dhe është shumë për Shqipërinë, por duke qenë se jemi në NATO, ne jemi korrekt dhe për këtë korrektesë jemi vlerësuar dhe vlerësohemi dhe do të vazhdojmë të jemi shumë korrektë me angazhimet, se e kam dëgjuar që kanë dalë disa që “do mbrojmë botën”, por ne këtu jemi, në këtë pikë. 

Shqipëria gjithashtu është zotuar të shpenzojnë 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, madje në një intervistë për median gjermane NTV më 28 prill 2018, kryeministri Rama pohoi se ajo ishte përmbushur tashmë.

1 MUAJ ME PARE

VD-Largimi i 220 mijë shqiptarëve, Rama prapë kalon fajin tek "Saliu": Hija e një të vdekuri torrolis Shqipërinë

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi për shifrat e INSTAT lidhur me largimin e shqiptarëve. Në një konferencë për mediat, Rama tha se gjëra të tilla ndodhin edhe në vendet e Bashkimit Europian. Duke sjellë kështu si shembull Kroacinë, por nuk harroi as pa fajësuar kryedemokratin Sali Berisha. Nuk e përmendi me emër, por tha se 'hija e një të vdekuri' torrolis Shqipërinë, frazë që e përdor për të nënkuptuar Berishën, të cilit nuk i përmend më as emrin.

"Së pari për largimin e të rinjve, shifrat e INSTAT janë më pak se gjysma se asaj të thënë dhe stërthënë. 500 mijë, gjysmë milioni. Ajo është e ikjes, por duhet të llogarisim dhe të ardhjes. Kjo për fakte reale. Është problem i të gjitha vendeve i kam sjellë shembujt nga vende të BE, shihni shifrat e Kroacisë. Është vend i BE prej gati 10 vitesh. Besoj që do nxirrni konkluzion të thjeshtë, ne sot paguajmë koston e një prapambetjeje historike. Nuk bëhet as për 2, 5, 10 vjet. Ne kemi akoma hijen e një të vdekuri që torolis Shqipërinë. Po të ishte bërë kjo e ajo para 20 vjetësh që të mos them 3 vjetësh. Kohën e humbur nuk e kthejmë dot, por e shmangim me dokra dhe gënjeshtra. Të tjerat i sjell puna dhe durimi. Shumë gjëra ka sot për të thënë sa shumë duhet bërë akoma,"-tha Edi Rama.

-Zoti kryeministër ndërsa  presim të shkojmë në Europë duket sikur ka një numër të lartë të shqiptarëve që nuk po e presin atë ditë këtu, por po shkojnë që tani drejt vendeve të Europës. Duke iu referuar shifrave të INSTAT,  nga viti 2016 deri në gjysmë të vitit 2021 rreth 221 mijë shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit. Gjithashtu, ka një vrojtim të Bankës Botërore, e cila flet për një ulje të fuqisë të kualifikuar punëtore në Shqipëri. Qeveria e njeh si shqetësim këtë fenomen, dhe nëse po, a keni një plan për ta ndaluar largimin masiv të shqiptarëve?

Edi Rama: Së pari, për pjesën e parë, për shifrën e INSTAT, shifrat që ju sollët këtu është më pak se gjysma e shifrës së thënë dhe stërthënë pa pushim për shqiptarët, 500 mijë, gjysmë milionë, dhe plus kësaj ajo është shifra e ikjeve ndërkohë, po të marrim dhe shifrën e ardhjes se ka dhe ardhje, atëherë diferenca ngushtohet, jo në mënyrë të konsiderueshme por ngushtohet. Kjo për realitetin, për faktet reale, jo për të thënë që ky nuk është problem por për faktet reale. Tani këtë problem, nuk ka ndodhur derti më sot, të paktën nuk e kemi një rast, po ta keni na i jepni që ta zhbëjnë në asnjë vend dhe nuk jemi ne as të partë mbase as të fundit që kemi këtë problem. Ky është një problem i të gjitha vendeve me përjashtim të një numri shumë të vogël vendesh. I kam sjellë shembujt nga vende të BE-së. Shkoni ose shikoni shifrat e Kroacisë, shikoni problematikën e largimeve dhe të punësimeve dhe të krahut të kualifikuar të punës që është një vend më i përparuar se ne, që është një vend i BE-së prej afro 10 vitesh tanimë dhe besoj që, do nxirrni një konkluzion shumë të thjeshte. Ne, sot i paguajmë koston një prapambetjeje historike, prapambetja historike nuk zhbëhet as për dy, as për pesë, as për 10 vjet, kërkon kohën e vet, që natyrisht mund të jetë shumë më e shkurtër sesa e njëjta kohë që prapambetja ka marrë për t’u instaluar në një vend, në rast se bëhen gjerat e duhura, dhe po të ishin bërë me kohë gjërat që ne kemi bërë prej disa vitesh, sot do flisnim për të tjera shqetësime se shqetësimet nuk do mbarojnë, se shqetësime ka dhe në Francë, ka dhe në Holandë, kanë dhe në vendet më të zhvilluara dhe më të përparuara të botës, por nuk do flisnim për këto probleme. Por nuk u bënë, nuk u bënë. Ne jemi një vend, ku sot e gjithë ditën kemi akoma përballë hijen e një të vdekuri të pakallur që
torollis Shqipërinë, e kupton ku jemi ne në raport me historinë dhe në raport më të shkuarën? Kështu që, po te ishte bërë reforma në drejtësi para 20 vitesh, po të ishte bërë reforma territoriale para 20 vitesh, po të ishte bërë kjo e ajo, mund tua numëroj të gjitha, para 20 vitesh që të mos them para 30 vitesh, sot do ishim në një situatë tjetër. Ne, kohën e humbur nuk e kthejmë dot, por duhet të shmangim humbjen e saj të mëtejshme me dokrra, me gënjeshtra, me receta iluzionesh dhe me të vdekur të pakallur sot e gjithë ditën. Këtë duhet të shmangim ne, të tjerat do t’i sjellë puna dhe vetëm puna. Këmbëngulja dhe vetëm këmbëngulja, durimi dhe vetëm durimi. Kjo është dhe shumë gjëra ka sot për të thënë që sa shumë duhet bërë akoma, por shumë gjëra të tjera ka sot për të thënë sesa shumë është bërë në raport me ku ishim, natyrisht njeriu nuk ka sesi të kënaqet madje sa më shumë që  e shikon se ka mundësi të shkojë më tutje, aq më pak njeriu kënaqet. Prandaj, niveli i pakënaqësisë edhe në vendet e zhvilluara është jo i vogël.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

1 MUAJ ME PARE

VD-Burri i Xhaçkës, investitor strategjik, Rama e justifikon: Në këtë vend dalim të gjithë të afërm

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj me pretendimin se Shqipëria është një vend i vogël dhe të gjithë të afërm me njëri-tjetrin. Në fjalën e tij, para gazetarëve, Rama tha gjithashtu se në fakt Artan Gaçi vetëm sa mori në menaxhim tokën para pronës private.

"Jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri, por nuk hyj tek ata që i shoh si kategori të parë. Mendoj që çdo vend ka nevojë për kampionët e vetë. Kjo e të afërmve me qeverinë e kam dëgjuar si këngë gjithë jetën. E di që nuk do ndalet. Në këtë vend dalin të gjithë të afërm me njëri-tjetrin. Se dëgjoj lloj lloj broçkullash dhe shtëmbërimesh. Do të doja të kishte mëshumë investitorë strategjikë shqiptarë,"-tha Rama.

FJALA E PLOTË:

Përsa i përket të njëjtës pyetje, që prapë do t’i jap përgjigje, lidhur me rastin e investitorëve strategjike, dua t’ju them këtë.
Unë jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri, por unë nuk hyj  tek ata që të huajt i shohin si kategori e parë dhe shqiptarët si kategori e dytë dhe unë mendoj se çdo vend ka nevojë për kampionët e vet edhe në ekonomi. E dyta, kjo e të afërmve me qeverinë është një këngë, që unë e kam dëgjuar gjithë jetën edhe e di që nuk do ndalet dhe as nuk do ndryshojë dot. Këtë e di, se aq më tepër në një vend si i yni dhe është një vend ku të gjithë dalin të afërm me njeri-tjetrin. Kështu që, nuk kam se çfarë përgjigje t’i jap kësaj, sepse dëgjoj lloj-lloj broçkullash, lloj-lloj shtrembërimesh, lloj-lloj afërsish që janë komplet të imagjinuara dhe për më tepër unë do doja të kishte edhe më shumë investitorë strategjikë shqiptarë, por nuk ka më shumë dhe duhet të bëjmë çmos që të ketë edhe më shumë. Ndërkohë që, investimet strategjike nuk janë bërë vetëm për të huajt, janë bërë edhe për shqiptarët dhe një pjesë e rëndësishme e tyre nuk shkojnë deri në fund pikërisht se proceset janë shumë strikte. Tani, kur vijmë tek ky rast konkret, unë di të them vetëm
kaq: Në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra dhe me mijëra subjekte, të cilat marrin në shfrytëzim një pjesë plazhi si rezultat i disponimit të një pronë private dhe një nga ato mijëra subjekte është dhe subjekti në fjalë. Tani çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Duhet të thuhej që  meqë subjekti në fjalë është një subjekt i përbërë nga disa komponentë, një nga të cilët është dhe bashkëshorti i ministres dhe kanë një pronë private si mijëra e mijëra të tjera, ndryshe nga mijëra
e mijëra të tjerë nuk mund të marrin të shfrytëzojnë plazhin përballë pronës private? Kjo duhej thënë? Se nga mënyra sesi diskutohet dhe nga mënyra sesi iu thuhet shqiptarëve duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ja ka dhënë bashkëshortit të një ministreje. Ndërkohë që, këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare të Republikës së Shqipërisë për mijëra e mijëra shqiptarë, familje shqiptare, subjekte shqiptare që kanë pronën e tyre private, që kanë që hotelin e tyre, që kanë shtëpinë e tyre, që kanë resortin e tyre dhe me radhë, dhe që marrin  në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përpara pronës së tyre private, pse? Sepse si në të gjithë botën demokratike ose jo demokratike se kjo ndodh kudo ku ekziston prona private, shteti ndjek këtë praktikë që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet, dhe raporti midis pjesës se plazhit privat, pjesës së plazhit të administruar privatisht dhe pjesës së plazhit të administruar si hapësirë publike, ka ndryshuar në Shqipëri me këtë qeveri, deri kur ne kemi filluar të merremi seriozisht me vijën bregdetare. S’ka pasur një pëllëmbë të vetme rërë ku njeriu mund të shkonte pa paguar, një pëllëmbë të vetme, uzurpim barbarësh të lëshuar nga të katër anët e vendit, pa patur as pronë private aty, pa patur as të drejta aty, por duke iu dalë përpara atyre që i kishin ato të drejta, duke uzurpuar, duke degraduar, duke degjeneruar. Kjo ka qenë situata. Jo se sot është fushë me lule, të shikojmë si do ecë ky sezon. Ne kemi marrë masa ekstra për pastërtinë, për menaxhimin dhe për të gjitha dhe besoj do jetë sezoni më i pastër turistik, por prapë ka probleme që duhet t’i adresojmë përsëri, por po të krahasosh sot me dje është e pakrahasueshme dhe tani të kërkosh këtu konflikt interesi, do të thotë faktikisht të kërkosh të zhveshësh nga e drejta e pronës private njerëz, të cilët janë në punën e tyre dhe këtu s’ka asnjë përfitim. Këtu qeveria nuk ka dhënë asgjë faktikisht, zero, nuk ka dhënë qeveria asgjë. Qeveria thjesht nuk ka shkelur një të drejtë që buron nga ligji dhe nga e drejta e pronës private. Ajo që unë kam kërkuar tani është që ta heqim fare këtë pjesë të futjes së qeverisë në këtë mes që të mos kemi më
as këto llafe, që janë llafe të fukarallëkut mendor që prodhon maskarallëk, kështu e konsideroj unë këtë. Dua ta nënvizoj dhe një herë që prirja ime është gjithmonë që të mësoj, të mësoj edhe kur ajo çka debatohet është shumë e qartë. Por ky diskutim nuk ka që nuk ka asnjë vlerë, përkundrazi është i shëmtuar në nivelin e sulmit personal ndaj ministres. Është një diskutim, i cili ka një vlerë, mendoj unë, për investimet strategjike, për të bërë një rishikim të gjithë kuadrit duke parë tani
pas x vitesh se çfarë, sepse ka ndodhur në një rast, s’po përmend emra që mori dhenë lajmi që X kishte marrë x hektar, ndërkohë që X faktikisht kishte marrë titullin, nuk kishte plotësuar kriteret dhe kur lajmi mori dhenë X ishte zhveshur nga titulli i investitorit strategjik, nga statusi dhe kishte humbur të drejtën. Kështu që, mbase ka ardhur koha që ne të rrisim nivelin e investimit në kuptimin e sasisë së financimit për të dhënë statusin, por ky është një diskutim që do ta bëjmë, ndërkohë që ne si ndryshojmë dot ata por nga ana tjetër e kemi ne detyrën tonë që çdo gjë ta bëjmë më mirë seç e bëjmë se çdo gjë është e përmirësueshme dhe kemi dhe atë ekstra natyrën tonë që të bëjmë dhe opozitën e vetes, duke u nisur edhe nga indicie për përmirësime të mundshme që vijnë edhe kur ngrihen çështje që janë të bazuara tek sulmi personal. Kjo është e gjitha! 

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

1 MUAJ ME PARE

VD-Harta e gjyqësorit, Rama: Është ajo dhe nuk ndryshon. E dini se me qeverinë time s'zgjidhen me bojkot

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka diskutuar lidhur me bojkotin e avokatëve për hartën e re të gjyqësorit. Në fjalën e tij, para gazetarëve, Rama tha se ajo nuk do të ndryshojë dhe se sistemi i drejtësisë nuk do të vendoset nga avokatët. Po ashtu, shtoi se nëse avokatët duan zgjidhje, do të duhet që të ulen dhe të flasin për kërkesat e tyre me qeverinë. Në të kundërt nuk ka asnjë negociatë dhe as marrëveshje. 

"Është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individe dhe grupe që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj flitet me bojkote dhe shfaqje kokëfortësie pa zë. Ne këtu jemi. Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund që të mbetet peng i vetëvetes dhe i të kaluarës. Shqipëria nuk është Kina, as SHBA. Jemi vend i vogël. Sistemi nuk do të ketë asnjë kolaps, avokatët bëjnë mirë që t'i kthehen detyrës se nuk e caktojnë ata si bëhet harta. Nuk është çështja që s'dua të tërhiqem unë, por është vendim i marrë dhe i pazëvëndësueshëm. Jam këtu që të bëhet më e mirë. Këtu nuk ka arsye që të tërhiqemi. Ku hyjnë avokatët në këtë histori? Me bojkote dhe me forcë, qeverisë unë drejtoj nuk i është marrë dhe nuk do t'i merret asgjë,"-tha Rama.

Një pyetje e dytë jashtë çështjes së negociatave, sa i përket hartës së re gjyqësore. A do ta japë miratimin Këshilli i Ministrave në kushtet kur ka një bojkot të avokatëve dhe që ka penalizuar dhe punën e proceseve gjyqësore?

Edi Rama: Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi, të flasim, të dëgjohemi, por harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Le të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë aranzhuar, “hajde ta lëmë për herën tjetër se nuk është momenti”. Shqipëria nuk është Kina, nuk është as Amerika, nuk është as Franca, nuk është as Italia. Shqipëria është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që, harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, është e dakordësuar dhe kush i bie ndesh është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme, përveçse nuk ka asnjë shans të ketë sukses. 

Dhe një pyetje të dytë për t’iu rikthyer sërish bojkotit të avokatëve dhe hartës së re gjyqësore. Deklaruat se nuk do të ndryshojë harta gjyqësore në këtë mënyrë, duke mos u tërhequr qeveria. A i druheni ju një kolapsi në sistemin gjyqësor?

Kryeministri Edi Rama: Sistemi gjyqësor nuk do të ketë asnjë kolaps, ndërkohë gjyqet kanë vazhduar sa për dijeni, me një pjesë. Avokatët bëjnë mirë t’i kthehen detyrës së tyre se nuk e caktojnë avokatët se si bëhet harta gjyqësore e Republikës dhe këtu nuk është çështja se s’dua të tërhiqem unë. Këtu çështja është që ky është një vendim i marrë mbas një procesi të gjatë konsultimesh dhe i dakordësuar me partnerët tanë, që janë të pazëvendësueshëm në të gjithë procesin e reformës në drejtësi. Nuk është çështje kokëfortësie. Unë nuk jam asnjëherë kokëfortë sepse nuk jam këtu për të dale e imja. Jam këtu që të bëhet më e mira. Dhe ju e dini shumë mirë që kur ka qenë rasti për tu tërhequr, jemi tërhequr. Po këtu s’ka arsye. Se s’duan avokatët çfarë lidhje ka kjo. Ku hyjnë avokatët në këtë histori?! Avokatët kanë punën e tyre tu shërbejnë klientëve që është e thjeshtë fare dhe tjetra pastaj që është shumë e rëndësishme, me bojkote dhe me forcë, qeverisë që unë drejtoj nuk i është marrë dhe nuk i merret dot asnjë gjë! Zero! 

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bojkoti nisi që me 13 Qershor 2022. Deri më tani, ministri Manja ka reaguar vetëm njëherë duke u kërkuar avokatëve durim, pasi sipas tij gjendja është e përkohëshme. Por apeli i tij nuk është marrë parasysh nga avokatët që kanë vendosur të vazhdojnë bojkotin. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Gjuha e ashpër me Bullgarinë, Rama: Më dëgjuan me respekt...

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për gjykimin dhe kritikat se ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Bashkimit Europian duke hedhur poshtë mundësinë që sjellja e tij mund të ndikojë në hapjen e negociatave. Rama, në një konferencë për gazetarët, tha se në fakt tani Shqipëria vlerësohet më shumë. Madje theksoi se edhe Bullgaria e dëgjonte me respekt.

"Sa më takon, kur unë jam i pranishëm dhe kur të kem radhën e fjalës sa kohë nuk mbaj qëndrime, apo pa i rënë ndesh e neglizhojnë sensin e barazisë pa marrë përgjigjen e duhur. S'kam bërë luftë as me BE dhe as me Bullgarinë. Kam thënë disa të vërteta që janë dëgjuar me shumë respekt. Po nuk respektuam veten, nuk do na respektojë njeri. Kjo nuk ndodh më, ne pyetemi, konsiderohemi dhe dëgjohemi. Mund t'ju them që natyrisht, është kënaqësi që të dëgjosh presidentin e SHBA siç foli për Shqipërinë dhe rolin në Këshillin e Sigurimit,"-tha Rama.

Zoti kryeministër, gjatë këtyre ditëve, ku në fokus kanë qenë negociatat, jeni gjykuar për një qëndrim të ashpër ndaj Bashkimit Europian, madje, i cilësuar edhe “i tepërt”. A mendoni se kjo mund të ndikojë në pozicionin që ka Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, unë e thashë dhe në përgjigjen e mëparshme. Unë jam shumë i vetëdijshëm që ne nuk jemi perfekt, bëjmë edhe gabime patjetër edhe unë nuk bëj asnjë përjashtim nga kjo, por nëse ka një gjë që nuk kam për ta ndryshuar kurrë për sa kohë jam në këtë detyrë është sensi i barabartësisë në çdo tryezë ku unë ulem në emër të Shqipërisë, me këdo qoftë në atë tryezë, presidenti i Francës, presidenti i SHBA-ve, kryeministri i Britanisë apo kryeministri i Luksemburgut. Jemi të gjithë të barabartë. Shqipëria nuk është as Amerika, nuk është as Franca. Shqipëria është një vend i vogël që ka problemet e veta, që ka peshën e vet të pakrahasueshme me peshën e shumë të tjerëve, por dinjiteti i shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk është më pak i rëndësishëm sesa dinjiteti i Francës dhe francezëve, apo i Amerikës dhe amerikanëve, apo i Anglisë dhe anglezëve.  Sa më takon, kudo që unë jam i pranishëm apo për çdo çështje që unë kam radhën e fjalës, askush nuk mund të mbajë qëndrime apo të bëjë veprime të cilat i bien ndesh interesave të
Shqipërisë apo shqiptarëve apo qoftë edhe pa i rënë ndesh, e neglizhojnë sensin e barazisë pa marrë përgjigjen e duhur. Unë nuk kam bërë ndonjë luftë as me Bashkimin Europian, as me Bullgarinë. Unë thjesht kam thënë disa të vërteta që, po ju siguroj, janë dëgjuar me shumë respekt sepse po nuk respektove veten, nuk respekton tjetri dhe nëse ne nuk respektojmë ata që na japin mundësinë që të kemi një mikrofon përpara dhe të flasin në emër të Shqipërisë, që janë njerëzit e këtij vendi, atëherë asnjë nuk do na respektojë. Shqipëria ka kaluar dekada të tëra pa u respektuar fare ose më saktë, e
respektuar thjesht formalisht, por e nën përfaqësuar. Kjo nuk ndodh më! Ne pyetemi, ne konsiderohemi, ne dëgjohemi dhe mund t’iu them këtë; natyrisht është kënaqësi shumë e posaçme të dëgjosh presidentin e Shteteve të Bashkuara të flasë, ashtu siç Presidenti i Shteteve të Bashkuara foli për Shqipërinë dhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Sa i përket të dytës, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi, të flasim, të dëgjohemi, por harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Le të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë aranzhuar, “hajde ta lëmë për herën tjetër se nuk është momenti”. Shqipëria nuk është Kina, nuk është as Amerika, nuk është as Franca, nuk është as Italia. Shqipëria është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që, harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, është e dakordësuar dhe kush i bie ndesh është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme, përveçse nuk ka asnjë shans të ketë sukses. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Burrin e ka investitor strategjik, PD do t'i heqë mandatin/ Rama del me Olta Xhaçkën: S'shoh asnjë problem

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçin. I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Rama tha se në rastin e denoncuar nuk sheh asnjë problem, megjithatë shtoi se do të duhet që ta gjykojnë institucionet e vendit. 

"Ka kaluar kohë në fakt nuk është sot që ne, këto punë nuk do të ndryshojnë kurrë për fat të keq. Jemi shumë mirëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre. Por nuk do të ndryshojnë. Kjo tërheqja zvarrë e çdo gjëje për të bërë lincime dhe përbaltje publike nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë. Ose do të bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm se nuk jemi perfekt, ose do merremi me ta. është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë fortunë në gotë. Unë personalisht, por le ta gjykojnë institucionet,"-tha Edi Rama.

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

1 MUAJ ME PARE

VD-Rama: Porti i ri i Durrësit do ketë një bazë ushtarake të NATO-s, vlerë strategjike për Shqipërinë

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit. Sot, në një konferencë për shtyp para gazetarëve, Edi Rama tha së shpejti do mbahet një takim i posaçëm në Bruksel për këtë çështje.

"Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e durrësit që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake. Sëshpejti do bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me ekipin e eksperteve tanë dhe aleancës për të parashtruar projektin ën detaje dhe për të vijuar diskutimet. NATO ka hyrë në një fazë të re. Po ndërtohet bazë taktike e NATO- në Kuçovë, është financim i huaj ndërkohë sa i përket portit ne natyrisht që do financojmë vetë gjithë pjesën komerciale dhe e kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake. Do jetë një vlerë strategjike për Shqipërinë, por edhe për vetë NATO-n. Lufta në Ukrainë ka përmasën e vet ushtarake për të cilën nuk mund të flasim publikisht por ka edhe përmasën e vet ekonomike. Në samit është folur për sfidën e furnizimit me energji, për parashikimi jo optimste, por vërtetë të zymta sa i takon çmimit të energjisë shoqëruar me vështirësitë e burimeve energjetike. Kemi folur për inflacionin që Shqipëri apo e mban më të ulët se vendet e rajonit se insistojmë në politikën që mos ta prekim familjarët, biznesin e vogël te çmimi i energjisë, nevojën e një maksimizimi të të gjithë forcave për të garantuar gjithë zinxhirin e furnizimit që është i cenueshëm nga konflikti,"-tha Rama.

 

1 MUAJ ME PARE

VD-Negociatat, Rama tregon rolin e Macron: Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, diskutimet. Ky është shansi i fundit...

 

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se presidenti francez Emmanuel Macron ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në negociatat me Bashkimin Europian. Në një fjalë para gazetarëve, Rama tha me propozimin e ri dhe të fundit, është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm. 

"Kam qenë gjithë kohës në kontakt me presidentit. Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, edhe pas mesante kemi shkëmbyer mesazhe për këtë proces. Në këndvështrimin e tij, që është edhe përfundimtari, është i pranueshëm. Qeveria, shumica e parlamentit duhet ta pranojë pa asnjë hezitim. Është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm. Bisedova edhe me presidentin e Bullgarisë. është e qartë për të gjithë se nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë,"-tha Edi Rama.

1 MUAJ ME PARE

VD-Samiti i NATO-s, Rama: Fola për Serbinë dhe Kosovën

Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije detaje lidhur me Samitin e NATO-s të mbajtur në Madrid. Në fjalën e tij, Rama ka bërë me dije se dy nga temat e tij kryesore për të cilat mbajti fjalë, ishte çështja e Kosovës dhe rëndësia për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë. 

"Ishte një samit i veçantë nga kohëzgjatja por edhe nga pesha. Kishte dhe një element të rëndësishëm për ne. Kishte të bënte për mundësinë e negociatave intensive për të arritur marrëveshjes me RMV dhe Bullgarisë. Për të gjitha këto dhe për të tjera jemi këtu. Dëshiroj që të kujtoj me hapjen e rrugës nga Turqia janë krijuar premisat që NATO të shtohet me dy anëtarë të tjerë. Edhe ajo ka qenë shumë e vështirë, është negociatë që u mbyll në orët e fundit. Kishte fokus për rajonin e BP, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti. Ai i njohuri dhe i përsëritur në më shumë se një rast. Serbia të mbahet sa më shumë dhe afër me frontin kundër agresionit dhe presioni të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja për rajonin. Kemi kërkuar që Kosova të futet në NATO,"-tha Edi Rama.

edi rama edi rama 1 korrik 2022

Sondazh

Poll

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind