Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi rama, për shkatërrimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe bujqësinë. Ndër të tjera Kreydemokrati premtoi rroga minimale prej 1500 euro për mësuesit dhe reduktim të numrit të nxënësve për klasë.
DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Dimal, u shpreh se çdo fshat do të ketë infrastrukturën e një lagjeje qyteti, me rrugë, ujë, shkolla dhe qendra shëndetësore. Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi rama, për shkatërrimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe bujqësinë. Ndër të tjera Kreydemokrati premtoi rroga minimale prej 1500 euro për mësuesit dhe reduktim të numrit të nxënësve për klasë.
"Të dashur miq, ju jeni dëshmitarë që ne në vitin 2006-2013 investuam shumë në infrastrukturën e fshatrave, dhe sigurisht nuk e kompletuam atë. Por ne kishim një zotim dhe një parim dhe e kemi përsëri: çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Çfarë dua të them unë me këtë? Duhet të ketë rrugët, furnizimin me ujë, kanalizimet, furnizimin me energji, shkollën dhe qendrën shëndetësore. Ne ecëm fort në këtë drejtim. Ne në ato vite ndërtuam ose rindërtuam mbi 8800 kilometra në zona rurale. Mbetën edhe 3-4 mijë të tjera. Edhe ato do i plotësojmë dhe nuk do ketë fshat pa rrugë të njëjta me lagjet e qyteteve.
Miq, e dëgjuat besoj që shqiptarët, njeriu që u premtoi shëndetësi falas, e shkatërroi sistemin dhe sot ju paguani për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, 3 ose 4 herë më shumë se çdo popull i BE. Statistika e fundit e INSTAT tregon se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Shqiptarët në vit vetëm për bukën shpenzojnë 220 milionë euro. Pra për ilaçe sot në Shqipëri shpenzohet 4 herë më shumë. Cili është zotimi ynë për ju? Zotimi ynë për ju është ky. Së pari, lista e barnave të rimbursueshme do jetë lista që paguan qeveria italiane për qytetarët italianë. Ky është premtimi ynë për qytetarët shqiptarë.
Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, sikundër do e dyfishojmë për bujqësinë. Sot kujdesi shëndetësor në njëfarë mënyre për fatin më të keq është në kontrollin e mafies. Çfarë ndodh sot? Shkon i sëmuri me urgjencë në spital publik, dhe ky rast është konkret, i ka ndodhur një bashkëpunëtori tim, iu bllokua arteria e qafës. Shkoi në spital publik, ia diagnostikuan, i thanë ke bllokim. Tani i thanë, për ta hequr, nuk ta heqim ne, duhet të shkosh në spital privat. Shkoi në spital privat dhe pagoi 2-3 mijë euro. Spitali publik i ka të gjitha mjetet, por atje ndahen paratë. Kjo merr fund. Ky sistem i degraduar shëndetësor do të ndëshkohet dhe unë u garantoj se ju do keni sistemin shëndetësor që meritoni.
Dhe paratë që do paguani do jenë sigurimet shëndetësore, që janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët në Europë dhe botë. kurse të tjera do i paguajë të gjitha shteti për ju. Kështu që edhe këtu ne shënojmë një ndryshim të madh. Për fëmijët tuaj, shkollat do modernizohen. I siguroj mësuesit që nuk do ketë shkurtime në numrin e mësuesve, ajo që do ndodhë, do jetë shkurtime të numrit të nxënësve në klasa. Klasa do zbresin në 20-25 nxënës. Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi. Nuk do ketë mesatare për të shkuar në universitet.
Pas mbarimit të universitetit, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore për ata që marrin në punë të rinjtë. Pra, miq ky është programi ynë që krijon një mundësi të re për çdo qytetar dhe u kthen paratë atyre," tha Berisha.
Sali Berisha DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal. Berisha u premtoi fermerëve ...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK si palë kall...
Sali Berisha DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi paraditen e sotme një takim me fermerët në Dimal, ku prezantoi p...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mohuar pretendimet për ndikim të BE-së n...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pas takimit me ambasadori e BE, Silvio Gonzato, ka folur për gazetarët. Celiba...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendr...
Ilirjan Celibashi dhe Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar paraditen e sotme nj&...
Dhurata Çupi dhe Stresi TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka publikuar një ...
Foto ilustruese CËRRIK- Policia ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga PD se zyrat e tyre në Cërrik ishin grabitur. ...
Ajola Xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorin...