LIVE UPDATES
Politike

"Do bëjmë gjithçka që me Kosovën të krijojmë zona të lira kufitare", Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha tha se për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave.

22 Mars 2025, 13:06 Nga r.ll
"Do bëjmë gjithçka që me Kosovën të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se do të bëjë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare. Berisha tha se për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave.

"Së pari, për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave. Së dyti, do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare. Së treti, do bëjmë gjithçka që të subvencionojmë, të mbështesim investimet me lehtësime taksash. Unë u them ju, se ligji i vitit 2013 parashikonte 8 vite pa taksa për investimet në zonat malore dhe atë ligj e anuloi Edi Rama dhe tani e riktheu me Paketën e Maleve për t’u dhënë trafikantëve të tij atë që nuk e meritojnë.", tha Berisha.

Kryedemokrati teksa po iu përgjigjet komenteve në rrjetet e tij sociale, ku shprehet se për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE.

"Zonja Dani, ju garantoj se për PD-në, interesi më madhor kombëtar është integrimi i Shqipërisë në BE. Kur them këtë, them që ajo do mobilizojë çdo potencial, do miratojë çdo ligj, do ndërmarrë çdo reformë në funksion të këtij procesi. Por, ka një dallim esencial midis alternativës tonë dhe kësaj të qeverisë ekzistuese. Në këtë proces e bazojmë si një proces të bazuar mbi meritën, e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kur erdhëm në pushtet në vitin 2005, ne shpallëm anëtarësimin në NATO dhe fillimisht njerëzit përqeshnin me zotimin tonë.

Por ne arritëm të bindnim çdo partner dhe çdo vend me zero tolerancë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe me reformat që ndërmorëm, sepse e përgatitëm vendin për anëtarësim në NATO. Po kështu me reforma, me funksionimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor, absolutisht vetëm mbi bazën e reformave, ne arritëm të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat. Më kujtohet për fat të keq se se kishte faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kundër. Edi Rama me suitën e tij dërgonte emaile në Bruksel se po hoqët vizat, prisni 800 mijë shqiptarë.

Pra, ne çdo gjë e arritëm me meritë. Arritëm të marrim edhe rekomandimin e statusit të kandidatit nga KE, që e bllokoi Edi Rama me tre ligje në parlament. Pra, praktika jonë ka funksionuar, është dinjitoze dhe është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Kjo praktikë bazohet në përmbushjen e kërkesave, kritereve, standardeve të BE që është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë.", tha ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet