“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Kjo është hera e parë që prej se ndodhet në paraburgimin në Hagë nga viti 2020, që ish presidenti Thaçi kalon natën në Kosovë.
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një ditë pasi vizitoi varrin e të atit në Skënderaj është takuar me familjarët e tij në zyrat e EULEX-it. Kjo është hera e parë që prej se ndodhet në paraburgimin në Hagë nga viti 2020, që ish presidenti Thaçi kalon natën në Kosovë.
Disa të rinj u mblodhën para zyrës së EULEX-it dhe po mbajnë pankarta të ndryshme në duar. Ndërkohë nuk mungojnë as flamujt e UÇK-së.
"Drejtësi, jo politikë", shkruhet në pankartat e tyre.
Teksa vizitoi varrin e të atit, ai la edhe një kurorë me lule me mbishkrimin: “Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
Haxhi Thaçi u përcoll për në banesën e fundit me 18 Mars në Burojë të Skënderajt. Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit brenda një intervali të shkurtër kohor. Ish-Presidenti i vendit ka ardhur në Prishtinë më 13 mars ku për disa orë ka qëndruar në QKUK për të vizituar babanë që po trajtohej aty.
Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi ndërroi jetë më 16.03.2025. Ai ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Të enjten e kaluar ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit i dha leje për vizitë Gjykata Speciale, e cila po e gjykon për krime të pretenduara të luftës. Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë. Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Zyra e Prokurorisë Speciale e ka ngarkuar atë me vepra që lidhen me ndikimin në dëshmitarë ndërsa ndodhet në një proces gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.
Më 6 dhjetor 2024, Specialja konfirmoi aktakuzë të re kundër Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Fadil Fazliut. Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me pretendime për “të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve” në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë hyrë në vitin e pestë që ndodhen në paraburgim nën pretendimet për krime lufte.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën "Fushata elektorale dhe ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha prej disa ditësh kanë vijuar ironitë me njëri-t...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste...
rama TIRANË- Sot në Tiranë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Sociali...
edi rama TIRANË- Ditën e sotme në Tirannë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë p&eum...
foto ilustruese TIRANË- Është një sekret që e dinë të gjithë që dy partitë e mëdha, Partia Socialist...
anusic, vengu, maqedonci TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu i është përgjigjur deklaratave të presidentit serbe, Aleksand&eu...
nenshkrimi i deklaratës TIRANË- Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar më 18 shkurt një memorandum për mbroj...
foto ilustruese KOSOVË- Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetut&eu...