LIVE UPDATES
Politike

DILEMA- Veliaj i dha fund, jep justifikimin: Ose do zgjeroheshim deri në Martanesh, ose do ngrinim kullat

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj justifikoi ndërtimet e kullave në kryeqytet duke përmendur si faktor mbipopullimin e Tiranës. Sipas tij, ose kufinjë të Tiranës do të zgjerohen, ose do të ndërtohen kulla. Një dilemë që i ka dhënë fund vetë. 

30 Tetor 2022, 21:18 Nga k.m.
DILEMA- Veliaj i dha fund, jep justifikimin: Ose do zgjeroheshim deri në
Erion Veliaj

TIRANË- Arkitektë profesionistë, urbanistë dhe të rinj u bënë bashkë në forumin Designing Together – Projektojmë së Bashku, për të diskutuar mbi hapësirat publike, lëvizshmërinë, çfarë do të thotë të jetosh në komunitet dhe urbanizimin. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj justifikoi ndërtimet e kullave në kryeqytet duke përmendur si faktor mbipopullimin e Tiranës. Sipas tij, ose kufinjë të Tiranës do të zgjerohen, ose do të ndërtohen kulla. Një dilemë që i ka dhënë fund vetë. 

“Herën e fundit kur ishim në këtë sallë, patëm një konkurs për ndërtimin e një kulle në Tiranë. Filozofia e planit urbanistik në një Tiranë, e cila rritet me 30 mijë banorë çdo vit, ka qenë një filozofi që thotë – për sa kohë nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk e përballojmë dot me buxhetin tonë një metro që kushton 300 milion euro km, për sa kohë e kemi të kufizuar hapësirën bujqësore dhe hapësirën e gjelbër në kurorën e Tiranës, kemi dy mundësi: ose të shkatërrojmë periferitë dhe të shtrihemi si qytet deri në Elbasan apo në Durrës, në Bizë të Martaneshit apo në Ndroq, ose rritemi në volum në lartësi, për të siguruar të lirojmë sa më shumë hapësira, në një qytet i cili është i destinuar të rritet në mënyrë të pandalshme”.

Veliaj iu përgjigj atyre qe e kritikojnë për ndërtimet e larta apo dhe akuzave se me to pastrohen para.

“Thonë se të gjithë këta që ndërtojnë janë mafiozë me para të pista. Por, arkitektët kanë emër. Disa prej tyre janë këtu, me fytyrën e tyre, janë fizikisht në Tiranë. Nuk më rezulton që ndonjëri prej tyre të jetë mafioz, i përndjekur apo në gjykatë në vendet e tyre. Secila prej kompanive që ndërton ka vendosur një tabelë, ku emrat janë publikë, njerëz që njihen. Por, nëse në një raport që flet për këto ndërtime, citohet një ekspert anonim i pastrimit të parave, kjo nuk shkon! Të shkosh e të shërbesh për të sharë vendin tënd dhe për të krijuar një histeri aty nuk ka, pa e kuptuar se kjo industri e shpëtoi Shqipërinë gjatë pandemisë, nuk bën. Kush ka qenë në Tiranë në vitet e para, e ka parë që te “Partizani i Panjohur” rreshtoheshin matrapikët e ngulur në asfalt. E keni vënë re që ka vite që nuk shohim njerëz që kërkojnë punë aty? Ne inspektuam punimet te Piramida dhe pa e ekzagjeruar, 80% e punëtorëve ishin indianë. Prandaj, pyetja është: Nëse dimë dikë që pastron para, duhet ta denoncojmë tani. Por, me emër dhe mbiemër. Jo me anonim. Jo për të marrë një kontratë konsulence dhe për të sharë vendin tonë. Nuk ka vend në botë që e luan këtë sport kaq agresivisht, sa e luajmë ne. Shaj dhe shpif. Unë e kuptoj se po afron fushata, ndaj do dëgjojmë lloj-lloj çudirash. Edhe ata që shajnë jetojnë në kulla. Zyrën e tyre e kanë në një kullë dhe kulla e tyre është OK, por kulla e tjetrit është pastrim parash, është punë mafiozësh,”-shtoi ai.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë