LIVE UPDATES
Politike

Dialogu Kosovë-Serbi/ Grenell skeptik për planin franko-gjerman: Asgjë specifike! I kemi marrëveshjet!

Richard Grenell tha se marrëveshjet e firmosura tashmë janë mjaft të mira dhe duhet të zbatohen.

20 Janar 2023, 00:24 Nga k.m.
Dialogu Kosovë-Serbi/ Grenell skeptik për planin franko-gjerman:
Richard Grenell

TIRANË- Richard Grenell insiston për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në Çim Peka Live, në një rrëfim ekskluziv, Grenell u shpreh skeptik për planin franko-gjerman të prezantuar së fundmi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Grenell tha se marrëveshjet e firmosura tashmë janë mjaft të mira dhe duhet të zbatohen.

"Shiko, unë shikoj disa pjesë të planit franko-gjerman, megjithatë i kthehemi përsëri asaj që thashë, nuk kemi nevojë për plane të reja sepse marrëveshjet që ekzistojnë tashmë janë shumë të mira. Do të kishim një progres të mrekullueshëm nëse të dyja palët i zbatojnë marrëveshjet, prandaj mendoj se ne duhet të përqendrohemi tek zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe përsa ju përket ideve të tjera franko-gjermane do thoja se ato janë shumë të përgjithshme, asgjë specifike,"-tha Richard Grenell.

Peka: Meqë jemi te zhvillimi ekonomik, ka një plan franko - gjerman të publikuar, a e shihni ju Grenell të mundur e shikon zbatimin e një marrëveshjeje në bazë të këtij plani dhe nëse po, sa i realizon marrëveshjet Kosovë-Serbi ky plan?

Grenell: Shiko, unë shikoj disa pjesë të planit franko-gjerman, megjithatë i kthehemi përsëri asaj që thashë, nuk kemi nevojë për plane të reja sepse marrëveshjet që ekzistojnë tashmë janë shumë të mira. Do të kishim një progres të mrekullueshëm nëse të dyja palët i zbatojnë marrëveshjet, prandaj mendoj se ne duhet të përqendrohemi tek zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe përsa ju përket ideve të tjera franko-gjermane do thoja se ato janë shumë të përgjithshme, asgjë specifike. Pra është një teori që duhet të punojmë së bashku, për mendimin tim është një ombrellë, një teori gjithëpërfshirëse e cila përqendrohet tek marrëveshjet e kaluara. Por ideja është se ne duhet të zbatojmë ato marrëveshje të negociuara, dhe të zbatuara.

Peka: Kur flisni për këto marrëveshje të negociuara të nënshkruara që sjellin zhvillim ekonomik, në mënyrë të veçantë është një marrëveshje që ka në baze ekonomike është marrëveshja e nënshkruar në qershorin e 2020 në zyrën e Trump ndërmjet Hotit dhe Vuçiç. Kjo marrëveshje e firmosur në gjykimin tuaj ekziston si marrëveshje e zbatueshme më, apo administrata Trump nuk e konsideron? Dhe as Biden nuk e konsideron?

Grenell: Jo, jo unë besoj se mund të kontrolloni dhe ju në ambasadën e SHBA, por ata e kanë miratuar, pra e njohin, e pranojnë, se këto kanë qenë marrëveshje të mira, dhe kërkojnë të bëhet zbatimi, nuk i refuzojnë këto marrëveshje.

Peka: Por gjithsesi garantuesi ishte zyra e presidentit Trump, zbatuesi është Serbia dhe Kosova, a ka një presion aktual nga qeveria amerikane për ta zbatuar këtë marrëveshje?

Grenell: Natyrisht duhet ta refuzojë kundërshtari sepse përsëri hyjmë në këto terma politike ku njerëzit thonë: Kush është garantori? Asgjë nuk do të bëhet në Ballkan nëse mungon vullneti politik i shteteve, nuk mund t’i detyrosh njerëzit të bëjnë atë që duhet të bëjnë as qeveritë të bëjnë atë që nuk duan të bëjnë. Unë kam negociuar një marrëveshje që të dyja palët kanë thënë ‘Po, jemi dakord me këto pika’. Roli i SHBA ishte që ti nxiste të mendonin në një këndvështrim të ri, të kemi mundësinë ‘të lëshojmë pe’ aty ku duhet dhe të dyja palët thanë se do i vinin në zbatim këto pika, sepse binin dakord me to. Ndoshta nuk ju pëlqenin shumë por ishin dakord se do t’i çonin në një normalizim politik. Njëri prej problemeve me qeveritë në Ballkan është se duan një çekiç që t’i qetësojë dhe t’ju thotë çfarë duhet të bëjnë dhe të shërbejë si një garantor qoftë një garantor amerikan apo europian, por puna është se duhet ta gjesh vetë ç’është më e mira për vendin tënd. Dhe këtu duhet ‘të lëshosh pe aty ku duhet’, të bësh lëshime aty ku duhet dhe të arrish marrëveshje . Mos prit që të tjerët të vënë në zbatim këto marrëveshje apo të të detyrojnë që t’i zbatosh, duhet ta bësh vetë nëse beson tek këto marrëveshje .

Peka: Ideja juaja është krejt korrekte por po flasim për një rajon që ka prodhuar dy luftëra ballkanike dhe dy luftëra botërore, dhe vetëm bombat e NATO-s kanë sjellë stabilitet në këtë vend , po të ishte për vullnetin e vendeve të Ballkanit ky vend fatkeqësisht ka treguar se pa ndërhyrje të fortë dhe pa tutor, ka treguar se kurrë nuk do të ketë stabilitet, prandaj të gjitha pyetjet janë në këtë kontekst. Ajo çfarë thoni ju është e drejtë por Ballkani është Ballkan.

Grenell: Jam dakord se historia është e vështirë, kur vij këtu megjithatë unë shikoj të rinj që duan të ecin përpara të shohin drejt të së ardhmes, të krijojnë vende pune dhe të kenë një ekonomi të mirë. Të rinjtë nuk duan të ngelen peng e sës shkuarës po shoh se media dhe politikanët, vazhdojnë ta përmendin të kaluarën dhe të theksojnë se sa e vështirë është që të ecësh përpara por nuk është kjo lëvizje e zgjuar sepse të rinjtë do vijë një moment që do kundërshtojnë tërësisht atë që po ndodh dhe diskursin sepse duan të ecin përpara. Unë kam më shumë shpresë se sa ju. Unë besoj se të rinjtë duan të shikojnë drejt së ardhmes dhe jo të luftojnë për të kaluarën. Megjithatë unë nuk jam rritur këtu dhe sigurisht që nuk mund të hidhen poshtë emocionet, megjithatë brezi i ri i cili ka dëgjuar historitë dhe ka përcjellë emocionin e familjes duhet ta kuptojë se nuk ja vlen më të ngelet peng i së shkuarës, por të ketë dëshirën për të ecur përpara drejt së ardhmes që familja e tij të ketë dëshirë të qëndrojë në këtë vend. Dhe këtë dua të mbështes, të ardhmen dhe të përpiqem t’i bind njerëzit se Amerika, perëndimi, duhet të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me Ballkanin.

Peka: A ju duket se ka një ndryshim mes politikës amerikane dhe evropiane përsa i përket krizës së Kosovës me Serbinë. Dje parlamenti europian ka miratuar një rezolutë ku i kërkon Serbisë njohjen e reciproke me Kosovën në mënyrë konkrete dhe këshillon Serbinë të vendosë sanksione ndaj Ukrainës, në të kundërt rruga e saj drejt Brukselit, stopon. Ka një ndryshim mes politikës amerikane dhe asaj europiane përsa i përket politikës Kosovë-Serbi?

Grenell: Unë nuk punoj për qeverinë amerikane dhe këtë pyetje mund të ja bëni Ambasadës Amerikane. Megjithatë mund të them që ka një ndryshim mes politikave amerikane dhe evropiane. Ne duam t’ju japim zgjidhje gjërave, jo thjeshtë fjalë, jo thjeshtë takime, vonesa dhe zgjatje të proceseve me vite, t’ju premtosh njerëzve se do bëhet diçka dhe pastaj të mos e bësh. Dhe unë nuk jam i tillë, i tillë nuk ishte as Trump dhe për këtë arsye ne vendosëm që palët t’i bashkojmë dhe të çojmë përpara zbatimin e ideve dhe jo të ulemi të flasim për politikën. Ky ishte pozicioni ynë. Pozicioni aktual i ‘Shtëpisë së Bardhë’ të Biden është që Amerika të mos jetë lidere, por lider të jenë evropianët, dhe prandaj shikoni se amerikanët presin se çfarë do bëjnë evropianët dhe ju kthehen bisedave të dikurshme dhe nuk ndërmarrin veprime.

Peka: Ndërkohë, Kina vazhdon dhe zgjerohet në Ballkan, është luks për një gazetar t’ju intervistojë pasi jo vetëm në analizat tuaj por edhe si ish-diplomat keni qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë, prandaj përgjigjët tuaja ja japin mundësinë gazetarit të thellohet në pyetje. Turqi-Shqipëri-Serbi, Erdogan-Rama-Vuçiç, sigurisht që ju flisni për nevojë të një bashkëpunimi rajonal për të shuar konfliktet e mëparshme, kryeministri shqiptar është gjithmonë është justifikues për presidentin serb dhe akuzues për kryeministrin e Kosovës, Kurtin. Ndërkohë, duket se rëndësia e Turqisë në rajon edhe për SHBA dhe Europën i kanë lënë dorë të lirë... që në këtë vend të krijohen tre autokraci që kanë cënuar demokracinë në funksion të stabilitetit. A është penduar perëndimi për demokracinë ballkanase, mos ka ardhur një moment që perëndimorët janë bindur që në këtë vend ‘nuk rri demokracia’ dhe kemi nevojë për stabilitet? Pra, pa dashur a po ndihmon perëndimi në instalimin e autokracive në vend të demokracive në Ballkan.

Grenell: Luksi që kam ngaqë nuk jam pjesë e qeverisë është se unë nuk kam të bëj më me këtë konflikt politik. Është interesante dhe mund ta diskutonim, unë nuk dua të kritikoj atë që po ndodh aktualisht mes shteteve por më lejoni të them vetëm diçka: Unë besoj se njerëzit e meritojnë demokracinë dhe besoj se të gjithë duhet të jetojmë në demokraci dhe s’kanë pse e fitojnë atë sepse është një e drejtë e zotit. Zoti të jep të drejtën që të shprehesh dhe në vite kam mësuar se nuk është stili amerikan i demokracisë stili i duhur, sepse çdokush ka formën e vet të demokracisë dhe forma lokale është e rëndësishme. Unë do të vazhdoj të nxis vendet e Ballkanit nga sektori privat që të sillen më tepër si vende demokratike. Nuk besoj se vendet në këtë rajon duhet të kenë më tepër marrëdhënie tregtare me Rusinë apo Kinën por duhet të besojnë tek Amerika. Unë do të përpiqem gjithnjë që të përçohen gjithmonë idetë dhe opsionet amerikane në tregti, energjetikë apo çfarëdo lloj fushe. Dua që amerikanët të përçojnë idetë e tyre dhe liderët amerikanë të kenë marrëdhënie më të afërta edhe me SHBA. Jo se SHBA është e përsosur, sigurisht që jam i vetëdijshëm për këtë, por ajo çfarë ne bëjmë në mënyrë të përsosur është se gjithmonë ne mendojmë se si të përmirësohemi dhe vazhdimisht kritikojmë veten. Sistemi ynë është një sistem i përsosur, rezultati ndoshta jo aq dhe kjo do thotë se fatmirësisht ne kemi liri, çdo njeri mund të ngrihet dhe të thotë ‘kjo gjë nuk funksionon, duhet rregulluar’ dhe kur amerikanët përqendrohen për të zgjidhur probleme, i zgjidhin ato./Syri

richard grenell

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës