LIVE UPDATES
Politike

"Dhuna me porosi politike ndaj Agron Gjekmarkajt dhe protestuesve", PD: Fytyra e policisë së narko-regjimit autoritar në grahmat e fundit!

Hoti theksoi se Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësinë e atyre që kanë urdhëruar dhe zbatuar këtë dhunë. Ajo tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi si dhunuesit, si edhe urdhëruesit.

24 Dhjetor 2024, 12:37 Nga N.F
"Dhuna me porosi politike ndaj Agron Gjekmarkajt dhe protestuesve",
Hoti

TIRANË- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur një deklaratë për mediat ndërsa ka folur për dhunën e regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës. Hoti gjatë fjalës së tij u shpreh se një akti i rëndë i dhunës me porosi politike direkte është ushtruar mbrëmë ndaj nënkryetarit të Kuvendit dhe të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj. Hoti më tej shtoi se kjo dhunë tregon më së miri fytyren e policisë së narko-regjimit.

Ajo më tej shtoi se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka tentuar të fshehë dhunimin. Hoti theksoi se Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësinë e atyre që kanë urdhëruar dhe zbatuar këtë dhunë. Ajo tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi si dhunuesit, si edhe urdhëruesit.

Hoti ka komentuar edhe shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve. Ajo u shpreh se si pjesë e kësaj frike dhe orkestrimi politik, dhjetëra protestues janë shoqeruar mbrëmë dhe 7 janë të arrestuar nëpër komisariate të ndryshme në Tiranë. Hoti tha se një ndër të arrestuarit është edhe Vlash Gjonaj, të cilit 75 vite më parë Partia Komuniste, sot me emrin Rilindje, i pushkatoi dajën. Hoti shtoi se Vlashi u arrestua sepse proteston kundër pasardhësit të etërve të tyre, diktatorit Edi Rama.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ELDA HOTI:

Të dashur qytetarë! Akti i rëndë i dhunës me porosi politike direkte, ushtruar mbrëmë ndaj nenkryetarit te Kuvendit, nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe drejtuesit politik të qarkut Lezhë, z.Agron Gjekmarkaj, tregon më së miri fytyren e policisë së narko-regjimit.

Me deklaratën e mbrëmshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, duke tentuar të fshehë dhunimin, konfirmoi se goditja e deputetit ka qenë e porositur politikisht. Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësinë e atyre që kanë urdhëruar dhe zbatuar këtë dhunë.

Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi si dhunuesit, si urdhëruesit. Nuk ka falje për asnjërën palë! Policia, e cila ka për detyrë të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë rendin, fatkeqësisht dhe për të disatën herë, po shndërrohet në një instrument te dhunës politike, në një mashë të verbër të bijve dhe nipave të Enverit dhe Kristaqit. Armët në protestë, dhuna e pavend, mosrespektimi i së drejtës kushtetuese për protestë të qytetarëve, dëshmojnë frikën dhe panikun e një pushteti të dobët dhe në grahmat e fundit.

Si pjesë e kësaj frike dhe orkestrimi politik, dhjetëra protestues janë shoqeruar mbrëmë dhe 7 janë të arrestuar nëpër komisariate të ndryshme në Tiranë. Një ndër të arrestuarit është edhe mirditori, Vlash Gjonaj, të cilit 75 vite më parë Partia Komuniste, sot me emrin Rilindje, i pushkatoi dajën. Mbrëmë arrestojnë nipin, Vlashin, sepse proteston kundër pasardhësit të etërve të tyre, diktatorit Edi Rama.

Protesta është një e drejtë legjitime e çdo qytetari. Ajo është zëri i pakënaqësisë, i shqetësimit, revoltës dhe i kërkesës per ndryshim. Por as arrestimet, as dhuna nuk mund dhe nuk do të na ndalë. Vetëm na motivojne per te luftuar me fort per te drejtat tona. Asnjë regjim, sado i egër të jetë nuk mund të qendrojë përballë forcës së të vërtetës dhe vullnetit të popullit. Ne nuk ndalemi deri në qeveri tekinke dhe zgjedhje të lira. Me vete kemi të drejtën e Zotit dhe njerëzit e lirë. Faleminderit!

dhuna ndja protestuesve agron gjekmarkaj hoti

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më