LIVE UPDATES
Politike

Lustracioni/ Çollaku depoziton në Kuvend projektligjin: Synojmë mbrojtjen e institucioneve të brishta nga bashkëpunëtorët e regjimit komunist

Duke folur në një deklratë për mediat deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit.

14 Tetor 2022, 13:17 Nga F.M e.k
Lustracioni/ Çollaku depoziton në Kuvend projektligjin: Synojmë
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe Andia Ulliri kanë depozituar në Kuvend projektligjin për lustracionin. Në një deklratë për mediat deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit.

"Është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët, si rezultat i dështimit të procesit të dekomunistizimit dhe lustracionit, ia kanë dalë të promovohen në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore në Shqipërinë post-komuniste. Persona dhe ngjarje të tilla, jo vetëm fyejnë kujtimin dhe lëndojnë plagët e mijëra të vrarëve, të burgosurve, të internuarve në burgjet dhe kampet komuniste, por gjatë viteve të tranzicionit u shndërruan në një pengesë reale për progresin e proceseve demokratike në vendin tonë", tha Çollaku.

Ai shtoi se synimi i këtij projektligji është që të mbrojë institucionet e brishta shqiptare nga individë, të cilët në të kaluarën e tyre kanë qenë të angazhuar në strukturat e larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit.

Kreshnik ÇollakuNë Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për t’u shkëputur nga sistemi totalitar komunist. Këto përpjekje janë shprehur nëpërmjet një sërë masash ligjore, institucionale dhe financiare, të cilat përfshihen në konceptin e “drejtësisë tranzitore”. Megjithatë, fatkeqësisht, nismat e ndërmarra në vendin tonë kanë rezultuar jo cilësore ose të pamjaftueshme për dekomunistizimin e plotë të shoqërisë. Është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët, si rezultat i dështimit të procesit të dekomunistizimit dhe lustracionit, ia kanë dalë të promovohen në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore në Shqipërinë post-komuniste. Persona dhe ngjarje të tilla, jo vetëm fyejnë kujtimin dhe lëndojnë plagët e mijëra të vrarëve, të burgosurve, të internuarve në burgjet dhe kampet komuniste, por gjatë viteve të tranzicionit u shndërruan në një pengesë reale për progresin e proceseve demokratike në vendin tonë. Pikërisht, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij debati, dhe për të mbyllur një kapitull aspak të lavdishëm të Shqipërisë postkomuniste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, së bashku me ekspertët e saj, ka përgatitur një paketë ligjore për drejtësinë tranzitore, të materializuar në katër nisma ligjore, përkatësisht: (i) Projektligji për shpalljen muze kombëtar të Spacit dhe kampit të Tepelenës; (ii) Projektligji për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit: (iii) Projektligji për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist; dhe (iv) Projektligji për lustracionin. Tre projektligjet e para janë depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa projektligji i lustracionit është depozituar sot. Ky projektligj është hartuar me mjaft kujdes, duke pasur vecanërisht në vëmendje vendimin nr. 9, datë 23.03.2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudencën e cmuar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Projektligji i propozuar reflekton standardet më të larta kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me legjislacionin për pastërtinë e figurës (lustracionin). Qëllimi i këtij projektligji nuk është aspak hakmarrja, nxitja e urrejtjes, konfliktit apo përcarjes sociale, por nëpërmjet një kuadri ligjor të detajuar synon që të mbrojë institucionet e brishta shqiptare nga individë, të cilët në të kaluarën e tyre kanë qenë të angazhuar në strukturat e larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit. Kjo mbrojtje realizohet nëpërmjet shkarkimit nga detyra, në rastet kur personat janë të zgjedhur apo emëruar në detyrë, apo ndalimit të zgjedhjes apo emërimit, kur ata janë duke u përpjekur të zënë një funksion të caktuar publik. Sidoqoftë, ky shkarkim nga detyra apo ndalim për të marrë një funksion publik nuk kryhet në mënyrë arbitrare, por nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor që respekton të gjitha të drejtat dhe garancitë e përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përkatësisht, cdo funksionari apo kandidati i garantohet e drejta për t’u njohur me materialet e dosjes së tij, për t’i kundërshtuar gjetjet paraprake, për t’u dëgjuar në seancë publike, për t’u përfaqësuar vetë ose me avokat, për t’u njohur me vendimin e arsyetuar, dhe kur e vlerëson të arsyeshme për të bërë kundërshtimin e tij në gjykatë. Projektligji ka përcaktuar në një listë shteruese rrethin e funksionarëve publikë që i nënshtrohen verifikimit. Kjo listë përmban funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar, qofshin ata të zgjedhur nga populli, të emëruar nga Kuvendi, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, organe kushtetuese apo të krijuara me ligj, si dhe funksionarë që ushtrojnë detyra të një rëndësie të vecantë. Nga ana tjetër, lista e funksioneve të mbajtura gjatë regjimit totalitar komunist, i referohet vetëm atyre detyrave, të cilat kanë qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave të dhunës dhe represionit, pra kanë shkaktuar një dëm aq të madh në shoqëri, sa duhen prezumuar fajtorë. Ky projektligj përmban disa risi, një prej të cilave qëndron në faktin se për aplikimin e ndalimit të zgjedhjes, emërimit apo ushtrimit të funksioneve publike, Autoriteti i Dosjeve duhet të vlerësojë, përvec qënies ose jo në një pozicion të caktuar, edhe veprimtaritë e kryera dhe vullnetin e personit gjatë kryerjes së këtyre veprimeve. Kjo i përgjigjet standardit të vendosur nga jurisprudenca kushtetuese për individualizimin e fajit. Thjesht dhe vetëm fakti që një person ka pasur një pozicion apo ka qenë anëtar në një strukturë të caktuar, nuk nënkupton automatikisht shkarkimin e tij apo ndalimin e zgjedhjes a emërimit. Kërkohet gjithashtu që personi të ketë kryer disa veprimtari me vullnetin e tij. Projektligji përjashton nga përgjegjësia personat që kanë vepruar në kushtet e shtrëngimit a kanosjes, si dhe ata nën moshën 18 vjec. Një tjetër risi e projektligjit, është fakti që funksionari gëzon të drejtën që të tërhiqet nga funksioni dhe rasti i tij të mos bëhet publik. Nëse nga veprimtaria e tij iu është shkaktuar dëm të tretëve, mospublikimi vendoset nëse krahas aktit të tërheqjes, zyrtari ka paraqitur edhe një letër pranimi mbi faktet dhe ka kërkuar ndjesë për të dëmtuarit. Po ashtu, funksionari mund të shfaqë pendesë për veprimet e kryera nga ana e tij, duke pasur detyrimin që të rrëfejë të gjithë të vërtetën që ai di. Kur rrëfimi rezulton i vërtetë, zyrtari përfiton përgjysmimin e kohës së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike. Në cdo rast për funksionarët e zgjedhur apo ata që kërkojnë të zgjidhen, periudha e ndalimit duhet të përfshijë së paku një proces zgjedhor, vendor apo të përgjithshëm.
Projektligji, në respekt të parimit të proporcionalitetit, ka përcaktuar edhe kohëzgjatjen e ndalimit, duke e kufizuar atë në 15 vjet nga data e marrjes së vendimit të Autoritetit, si dhe duke vendosur një afat maksimal për kohështrirjen e efekteve të projektligjit deri më 1 janar 2037. Afati 15-vjecar i ndalimit është i njëjti me atë të parashikuar nga Kushtetuta për magjistratët që shkarkohen nga detyra apo japin dorëheqjen me vullnetin e tyre. Duke qenë se ky afat ndalimi i është nënshtruar vlerësimit nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, duke u konsideruar proporcional, cmohet se është një ndalim i arsyeshëm. Megjithëse, procedura e zhvilluar nga Autoriteti respekton me përpikëri parimet dhe standardet e procesit të rregullt ligjor, kjo nuk e pengon funksionarin, kur e vlerëson me vend, që t’ia nënshtrojë cështjen e tij gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj. Prandaj, projektligji ka përcaktuar të drejtën e subjektit për t’u ankuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Në cdo rast, funksionari mund të ushtrojë edhe të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë. E drejta e ankimit i njihet edhe partive politike parlamentare, 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile që merren me cështjet e dekomunistizimit. Dëshirojmë të theksojmë që përgatitja e kësaj pakete ligjore ka filluar që në nisje të kësaj legjislature, me një konsultim të gjërë me shoqatat e të përndjekurve politikë, organizatat që punojnë me cështjet e dekomunistizimit dhe ekspertë të fushës, për të arritur në katër produkte finale që synojnë adresimin e thelbit të problemeve.

Ndërkohë dhe deputetja Andia Ulliri u shpreh se ky është një detyrim moral që Partia Demokratike u ka të përndjekurve politikë.

Andia UlliriPër ne, dekomunistizimi dhe lustracioni, nuk kanë qenë dhe nuk janë cështje emrash, por cështje parimesh dhe standardesh. Parime dhe standarde, të cilat një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, duhet t’i aplikojë pa vonesë. Dekomunistizimi dhe kauza e të përndjekurvë politikë janë vlera themelore të mishëruara në Statutin e Partisë Demokratike. E në këtë kuptim, është detyra jonë si deputetë të PD-së të bëhemi zëri i mijëra të vrarëve, të burgosurve dhe të internuarve gjatë diktaturës komuniste. Ky është sa një detyrim moral e politik, por mbi të gjitha njerëzor. Gjenerata ime, e lindur pas rënies së sistemit dictatorial komunist, ka kuptuar dhe ndjen si nevoje te brendshme se shoqëria shqiptare pa nxjerrë mësime nga e shkuara, pa rikujtuar pa kompleks e nxjerre në dritë të diellit një epokë të shkuar vuajtjesh dhe dhimbjeje, e ka të vështirë të zhvillohet, demokracia nuk do të mund të bëhet funksionale, liritë dhe të drejtat themelore nuk do të mund të garantohen e do të ngelen thjesht iluzive si deri më tash. Pa një proces të domosdoshëm purifikimi dhe rrëfimi të sinqertë të së shkuarës, shpirti i shoqërisë shqiptare do vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës, ndërkohë që koha e demokracisë ecën, paqja e ndër nesh mungon, dhe sytë tanë mbetën pas. Gjenerata ime nuk mund të lihet në kushte të tilla sa të mos dijë, apo aq më keq akoma, të ketë frikë a kompleks të tregojë kur di, se trashgimia e afërt e saj, ndrydh në vetvete vuajtje, gjak, burgim, frustrim, padrejtësi deri edhe ne deformim të konstruktit të saj social. Harresa do të ishte mëkati më iu madh që ndoshta pa dashje mund ta kryejmë ne sot, për të nesërmen. Ndaj është e nevojeshme dhe e domosdoshme të realizohet ky proces pastrimi dhe ndarje e sinqertë me të shkuarën dhe tranzicionin në mënyrë që aspiratat që Shqipëria të jetë pjesë e shoqërive të qytetëruara evropiane, që shoqëria shqiptare të jetë në paqe sociale, që ekonomia e tregut, konkurrenca e ndershme dhe respekti për tjetrin, të jenë vlerat kryesore të adoptuara prej nesh, e që Shqipëria të jetë vendi ku cdo i ri zgjedh të jetojë, të arsimohet e të punojë. E mbeshtes këtë nisme, me vetëdije të plotë që krimet e komunizmit janë e kaluara e errët e vendit tonë dhe që nuk duhet të përsëriten. Shpreh bindjen se kjo paketë nismash e PD-së i shërben interesit jo vetëm të anëtarëve të partisë tonë, jo vetëm simpatizantëve tanë, jo vetëm shtresës së të persekutuarve politikë, por interesit publik të të gjithë shoqërisë për të ecur përpara.

Partia Demokratike ka depozituar në një projektligj për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, duke i deklasifikuar si sekret shtetëror. Nisma parashikon ndryshimin e ligjit të vitit 1999 për informacionin e klasifikuar, duke bërë përmbajtjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit të aksesueshme nga mediat dhe publiku. Po ashtu është depozituar në Kuvend edhe një tjetër projektligj për dekomunistizimin, duke parashikuar fshirjen e çdo gjurme nga periudha e komunizmit që nga emrat, muzika, filmat, lapidarët, letërsia, piktura, kompozimet, këngët etj.

partia demokratike kreshnik Çollaku andia ulliri

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni