23 Maj 2023, 16:26
Nga m.s
Defender Europe 23
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përshëndetur nisjen e stërvitjes “Defender Europe 23”. Ai shprehet me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, se këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Berisha thekson ndër të tjera se këto manovra së bashku me manovrat e NATO-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut, i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” do të bashkojë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende, anëtare të NATO-s, por edhe nga vende partnere. Në kuadër të këtij angazhimi stërvitor gjithëpërfshirës, nga data 15 maj deri më 9 qershor 2023, vendi ynë do të zhvillojë stërvitjet “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.
Mesazhi nga Berisha
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të Natos Defender Europe ‘23 në Shqipëri. Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.
Partia Demokratike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në Nato, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike. #sb
sali berisha defender europe 23
Politike
23 Maj 2023, 13:47
f.g
Edi Rama dhe policet
TIRANE- Sot, Komisioni i Ekonomisë miratoi strukturën e re të pagave për Qeverinë, deputetët dhe drejtue...
Politike
23 Maj 2023, 13:56
I.A
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Lëvizja e Legalitetit për të...
Politike
23 Maj 2023, 13:39
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kandidati për kryebashkiak të Tiranës Arlind Qori ka komentuar truin e falenderimeve që po bën kryem...
Politike
23 Maj 2023, 13:31
k.m.
Jozefina Topalli
TIRANË- Jozefina Topalli ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të ndjekë shembullin e Lulzim Bashës d...
Politike
23 Maj 2023, 13:30
I.A
TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se duhet reformim i partisë. Teksa po shkonte në kryesinë e Partisë Demokra...
Politike
23 Maj 2023, 13:21
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në procesin e 14 majit u ble haptas vota. Në mbledhjen e sotme t&e...
Politike
23 Maj 2023, 13:12
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike, ku mbajti një fjalim...
Politike
23 Maj 2023, 12:46
k.m.
Sali Berisha dhe Flamur Noka
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur Kryesinë në selinë blu për të d...
Politike
23 Maj 2023, 12:45
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në Shkodër Edi Rama ka bërë paqe mes 5 bandave kryesore, pë...
Politike
23 Maj 2023, 12:31
I.A
Mbledhja
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë pas debateve mes deputetëve dhe Ministres së Financave Delina Ibrahimaj kanë votuar so...