LIVE UPDATES
Politike

Debati për resortin e luksoz në Rrjoll, Koçiu: Respektojmë vendimet e gjykatës! Policia ka bërë të mundur që situata të mos dalë jashtë kontrollit

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Koçiu u shpreh se çështja kërkon seriozitet dhe nuk duhet të përdoret për “hedhje balte” apo krijim zhurme politike.

14 Maj 2026, 19:44 Nga E. D
Debati për resortin e luksoz në Rrjoll, Koçiu: Respektojmë
 Albana Koçiu

TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu, duke folur për çështjen e ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Bashkim Ulaj në Rrjoll, ka deklaruar se qeveria po respekton vendimin e gjykatave dhe nuk ndërhyn në konfliktet civile. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Koçiu u shpreh se çështja kërkon seriozitet dhe nuk duhet të përdoret për “hedhje balte” apo krijim zhurme politike.

Sipas saj, procedurat për projektet zhvillimore janë ndjekur në përputhje me legjislacionin dhe janë njohur edhe përmes vendimeve të gjykatave. Ministrja ndaloi edhe te rëndësia e zhvillimit ekonomik të veriut të vendit, duke përmendur potencialin turistik të Rrjollit dhe Velipojës. Zv.kryeministrja tha ndër të tjera, se Policia e Shtetit ka qenë në terren dhe ka bërë të mundur që situata të mos dalë jashtë.

“Çështje që meriton seriozitet, prek disa aspekte, për këtë arsye nuk do e përdor këtë foltore për të hedhur baltë, nuk i shërben seriozitetit të seancës. Është shumë e lehë të krijosh zhurmë, të bësh akuza. Është e rëndësishme të mos ngatërrojmë dy çështje të ndryshme: politika e zhvillimit ekonomik dhe turistik të vendit, e dyta pretendimet e individëve për pronën. Qeveria nuk mund të zëvendësojë gjykatën, nuk merr rolin e prokurorit apo gjykatësit. Koha kur politika vendose me telefon ka marrë fund. Sot Shqipëria funksionon me institucione. Çdo qytetar që pretendon të drejtën e pronës, mund t’u drejtohet institucioneve.

Nëse sot dikush mendon se zgjidhja është që qeveria të dalë e të vendosë kujt i takon prona, do të ishte kthim pas. Procedurat janë ndjekur në përputhje me legjislacionin, çdo hallkë është trajtuar në përputhje me të. Është njohur e gjithë procedura përmes vendimeve të gjykatave. Në një shtet demokratik, vendimet e gjykatave respektohen edhe kur ka debat. Dua të ndalem edhe te një element tjetër që në këtë debat ironizohet, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Për dekada të tjera, potenciali turistik e ekonomik ka mbetur i pashfrytëzuar. Për vite me radhë kemi dëgjuar se veriu duhet të zhvillohet, por sa herë ngrihet një projekt zhvillimi, ngrihet e njëjta kundërshti. Rrjolli, Velipoja kanë potencial të jashtëzakonshëm ekonomik. Detyra jonë është që ky potencial të kthehet në ekonomi, mundësi për të rinjtë.

Shqipëria nuk duhet të zgjedhë midis zhvillimit dhe ligjit, duhet të ecë paralelisht. Shqipëria duhet të garantojë zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e pronës private dhe zbatimin e ligjit. Territori është i mbrojtur nga konventa, por ajo nuk parashikon ndalim absolut të zhvillimit, kërkon që të jetë i njehsuar me standardet mjedisore. Sa u përket pretendimeve, Policia e Shtetit ka qenë në terren, ka pasur tension, përplasje, ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur që situata të mos dalë jashtë kontrollit dhe për këtë meriton respekt e mbështetje. Qytetarët duhet t’i ndjekin pretendimet në rrugë institucionale, askush nuk fiton nga tensioni e përplasja”, tha Koçiu./Dosja.al

 albana koçiu

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete