Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputeti Agron Shehaj pyeti ministren sesi ajo ndihej kur shihte se nga tabela e propozimit për pagat, drejtorët do ta kenë pagën më të lartë se vetë ministrja.
TIRANE- Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë u përfshi nga replika mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në lidhje me rritjen e pagave për administratën publike. Deputeti Agron Shehaj pyeti ministren sesi ajo ndihej kur shihte se nga tabela e propozimit për pagat, drejtorët do ta kenë pagën më të lartë se vetë ministrja.
Debatet në Komision:
Delina Ibrahimaj: Paga në administratën publike do të shkojë në 900 euro në dy hapa. Hapi i parë sapo ka filluar dhe hapi i dytë do të jetë gjatë vitit të ardhshëm. Me përcaktimin e pagës së Presidentit si paga më e lartë, janë të lidhura edhe disa funksione të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi. Praktikisht përfitojnë. Përsa i përket koeficentëve të pagës për pozicionet që kanë të bëjnë me institucionet e Kuvendit dhe Ekzekutivit janë përshtatur pa ndryshuar nivelin aktual të pagave për ta rikonsideruar në një moment të dytë kjo për shkak se kemi pasur për qëllim të përqendrohemi fillimisht tek finalizimi i kësaj politike të re të rritjes së pagave për një kategori më të madhe përfituesish sikundër janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendrore dhe vendore.
Agron Shehaj: Ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët nga propozimi për rritjen e pagave. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën.
Delina Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe deputetët. Ne donim që të gjithë kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nisëm për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët. Do ta sjellim më pas si propozim.
Agron Shehaj: Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se?
Delina Ibrahimaj: Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pak të përcaktohej paga e ministrit dhe deputetit.
Agron Shehaj: Ju po vini këtu dhe po na ofendoni të gjithë.
Blerina Gjylameti: Po bëni të njëjtën pyetje 3 herë.
Agron Shehaj: Mos është një tallje, një farsë e kryeministrit? Ju vetë keni nevojë për rritje rroge, apo do ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit?
Arbi Agalliu: Kuvendi që miraton pagën e Inspektorit, ka rrogë sa gjysma e inspektorit. Kjo nuk bën sens. Nëse duam të ruajmë dinjitetin e çdo individi, të nisë rritja me Presidentin, të shkojë te Kryeministri, të shkojë më pas te ministri e deputeti.
Edmond Spaho: Paga e deputetit nuk është indeksuar prej vitesh. Unë mban mend që me këtë pagë e kam filluar që në vitin 2005. Madje deputetit i thuhet edhe që të blejë makinën me lekët e tij dhe të bëjë punën e qeverisë.
Delina Ibrahimaj: Unë nuk kam thënë që nuk e vlerësojmë punën e deputetit apo ministrave. Thashë që pasi të zbatohet rritja për administratën, do të sjellim një propozim për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat./Dosja.al
Fredi Beleri GREQI- Shoqata Himara ka paralajmeruar një protestë ditën e sotme në Athinë, për arrestimin dhe burgosjen e...
Lefter Maliqi TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Lefter Maliqi për Kuçovën ka denoncuar ditën e sotme se disa d...
Komisioni TIRANË- Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate sot teksa po diskutohet ligji për pagat. Deputetë...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posa&ccedi...
Olta Xhacka TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë detaje nga takimi i saj në Bruksel me Ministra...
Gazment Bardhi TIRANË- Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Jorida Tabaku pranion, ajo do të jetë kryetarja e komanduar e PD-së...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë fjalën e tij "t&e...
Vangjel Dule TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se çështja Beleri ka arritur deri në Shtëpinë e Bardhë. Dul...
Luan Baçi TIRANË- Një shkak për humbjen në 14 maj, për deputetin e Partisë Demokratike Luan Baçi ka qenë ...
Bardh Spahia TIRANË- Bardh Spahia, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", që humbi zgjedhjet në Shkodër, ishte i ftuar n&e...