Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur sot në SPAK, ku edhe ka qëndruar e është marrë në pyetje për 40 minuta. • Sot, Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. • Kjo pasi në kohën kur socialisti mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, kallëzoi abuzimet e konstatuara të projektit Tiranë-Elbasan. • Në fjalën e tij, pasi doli nga SPAK për mediat, Gjiknuri tha se sipas tij, ky ishte abuzimi më i rëndë i rrugëve në Shqipëri. • Damian Gjiknuri gjatë kohës që mbante detyrën e ministrit, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan. • Gjiknuri fillimisht iu drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.• Më pas, hetuesja e çështjes Elisabeta Imeraj urdhëroi arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.• Në pranga përfunduan ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. • Por të dy u shpallën të pafajshëm në Gjykatën Penale. • Sipas vendimit të Gjykatës, abuzim kishte, por duheshin gjetur fajtorët.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pas 40 minutave që u mor në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij para mediave, Gjiknuri tha se kishte dëshmuar për tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan, që sipas tij është një nga abuzimet më të mëdha të rrugëve në Shqipëri, po nuk ka ndarë më detaje të tjera.
"Isha për të dëshmuar në lidhje me rolin tim si Ministër në konstatimin e një nga abuzimeve më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri. Kam dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha të rrugëve në Shqipëri, rruga Tiranë-Elbasan. Ishte kontraktuar me 240 mln euro dhe përfundoi me një kosto 400 mln euro. Shpjegimet e mia i dhashë në Prokurori kështu që nuk kam ndonjë gjë për të shtuar për mediat më tepër,"-tha Gjiknuri.
Gjiknuri u thirr për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Ai dha sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.
TIRANË- Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime për Euronews bëjnë me dije se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ndaj dhe mësohet se sot po jep sërish shpjegime lidhur me çëështjen, por nuk dihet nëse do të merret në pyetje për ngjarje të tjera.