Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu, i ktheu përgjigjie Partisë Socialiste se nuk kishte nevojë që të kërkonte falje për mungesën e identifikimit elektronik, ndërsa gjithashtu u shpreh se nuk ka asnjë arsye se përse të shtyhet afati i zgjedhjeve.
TIRANË- Ilirjan Celibashi ka bërë me dije ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri. Në fjalën e tij, gjatë një prononcimi për mediat bëri me dije se deri më tani në KQZ ishin depozituar 29 denoncime. Po ashtu, i ktheu përgjigjie Partisë Socialiste se nuk kishte nevojë që të kërkonte falje për mungesën e identifikimit elektronik, ndërsa gjithashtu u shpreh se nuk ka asnjë arsye se përse të shtyhet afati i zgjedhjeve.
PJESË NGA PRONONCIMI:
DENONCIMET: Kanë ardhur 29 denoncime të paktën formalisht, janë 4 denoncime nga 2 subjekte zgjedhor, 2 nga PS dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. PS ka denoncime për kandidatin e BF në Elbasan dhe në Tiranë, në 2 raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. 1 denoncim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për shpërndarje të bazës materiale për orët e para të procesit të votimit. 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Bashkitë me më shumë probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësit, Dropulli, Kamza, Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e pajisjes Pay, ka denoncime për intimidimin e votuesve, lidhur me postimet, me përmbajtje elektorale në rrjetet sociale, natyra e denoncimeve. Ka denoncime dhe për votim familjar në disa qendra votimi apo bashki.
PJESËMARRJA: Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes, janë 998 mijë e 663 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes elektronike që janë edhe votues, kjo për ata persona që identifikojmë përmes pajisjes, nga këto janë 98,83 për qind që iu është marrë shenja e gishtit, pjesa tjetër janë lexuar përmes kartës, por shënja e gishtit nuk ka qenë e mundur. Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. 14 mijë e 654 votues për herë të parë.
PS kërkon falje: E kemi thënë të qartë sesi është situata, nuk e di çfarë nevoje ka për të thënë më shumë sesa kemi thënë. Nëse dikush do ta tërheqë KQZ në një debat joproduktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë. Problematika ekziston, patjetër që ne themi që e marrim përgjegjësinë vetë. Edhe ndjesën e kemi kërkuar, edhe çfarë do të duhej të ishte bërë ndryshe nga sa është bërë. Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit sikundër rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse të votimit, komisioni i qendrës do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi.
A do shtyhen votimet?: Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi.
Statistika TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtë vi...
Foto ilustruese Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 61 bashkive dhe për përb&...
Kadastra e Ksamilit SARANDË- Kadastra e Ksamilit shpërndan certifikata pronësie, edhe sot në ditë zgje...
Bardh Spahia SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, që garon të rizgjidhet, Bardh Spahia i ka bërë edhe njëherë thirrje...
Foto ilustruese ELBASAN- Në disa Qendra Votimi në Elbasan janë shënuar disa probleme. Disa vëzhgues nuk kishin mjetin e iden...
foto ilustruese KRUJË- Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Krujë, ku një 44-vjeçar ka marrë...
Pashk Gjoni LEZHË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni ka votuar pranë Pallatit t&e...
Furgoni DURRËS- Koalicioni “Bashkë Fitojmë’ ka publikuar një video pranë një qendre votimi në Spitallë ...
foto ilustruese DURRËS- Në Qendrën e Votimit 1407 në Sallmone, ku po votohet për bashikë e Shijakut, u ndërpre voti...
Eduart Sharka LUSHNJE- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Lushnjë, Eduart Sharka i ka bërë thi...