LIVE UPDATES
Politike

Braçe propozon që grumbulluesit të paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve, Kote: Problem që duhet zgjidhur. Duka: Jam skeptik

Duke folur Braçe ka theksuar se grumbulluesit si dhe eksportuesit duhet që të paguajnë detyrimet e tyre financiare ndaj fermerëve brenda 60 ditëve ndryshe të aplikohen kamatëvonesa. 

23 Janar 2023, 14:04 Nga I.A
Braçe propozon që grumbulluesit të paguajnë detyrimet
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese propozimin për një ndryshim në ligj. Duke folur Braçe ka theksuar se grumbulluesit si dhe eksportuesit duhet që të paguajnë detyrimet e tyre financiare ndaj fermerëve brenda 60 ditëve ndryshe të aplikohen kamatëvonesa. 

“Do rregullojë tregun. Kemi një problem të madh, nuk është gjithë sistemi i grumbullimit infomal, ka kompani që punojnë drejt. Kanë marrë mbi veten edhe koston që i kemi ngarkuar ne me sistemin fiskal që kemi bërë. Konkurrohen padrejtësisht nga kompani që punojnë thjesht me produktet e bujkut. Paratë i kthejnë kur kanë mundësi, kur dëshirojnë, duke pasur parasysh një bujk që s’ka asnjë instrument në dorë, as faturë për të kërkuar paranë e vet”, tha Braçe.

Ky propozim i Braçës ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Bujqësisë si dhe të Ekonomisë. Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote gjatë fjalës së tij në Komision u shpreh se ky është një problem që duhet zgjidhur patjetër.

"Bujqësia dhe fermerët kanë filluar të rajonizohen, të rriten. Problem që sot haset në të gjithë sektorin që e njoh mirë. Duhet zgjidhur dhe duhet ndërhyrë. Nuk heq dot asgjë nga ato që tha Brace. Fermeri që është më nipt lidh kontratë paraprake, por afati dhe mënyra e likuiditetit ka vonuar dhe prish hallkën. Nëse s’prodhon fermeri magazina kthehet në kufomë. Kjo simbiozë duhet të zgjidhet nga shteti. Problem që haset sot në bujqësi. Kompanitë e grumbulluesve duhet të shikohen, ta ndërtojnë punën në mënyrë të tillë që mos të krijojnë probleme. Nëse nuk ja japin në kohë likuiditetin, nuk mbjell dot. Hapi jonë dhe akumulimi që kanë fermerët tanë nuk është shumë i madhe”, tha Kote.  

Por nga ana tjetër deputeti Agron Duka u shpreh skeptik për nismën dhe mënyrën se si ky ligj do rregullojë marëdhëniet mes grumbulluesve dhe fermerëve.

“Do e votoj nismën, por se di sa mund të sjellë ndonjë gjë të mirë. Përderisa nuk ka kosto një buxhet, qëllimi është pozitiv. Po a mundet që ti detyrojmë të futën në marrëdhënie kontraktuale dhe ti përmbahen kontratës. Ca do rregullojmë me anë të këtij ligji. Si luftohet informaliteti? Unë them vetëm nëse ndryshon skema e TVSH. Jam pak skeptik, si mund ti detyrojmë dy veta, që njëri shet e tjetri blen që ti paguajë atij tjetrit brenda 60 ditëve," tha ai.

Më tej Braçe tha se ky ligj rregullon marrëdhëniet mes grumbulluesve dhe fermerëve në rast se ata kanë një kontratë dhe nëse grumbulluesit e shkelin atë do të kenë penalitete.

“Ka ndërmjetës sot në treg, ka nga ata që ofrojnë vetëm magazinim. Ka nga këta që bënë pastaj, edhe pa u ligjëruar, bëjnë edhe eksporte. Ka të tjerë që merren edhe me përpunim. Në këtë gamë të gjerë ju e keni patur një iniciativë para një viti e pak. Që saktësonte rolin e secilit në treg. Dod oja që ministria e bujqësisë ta merrte parasysh për të bërë definicione të qarta s ekush quhet grumbullues. Ka edhe nevoja për iniciativa të tjera. Është e tepërt të vazhdoj ta theksoj se mënyra sesi funksionin tvsh në ekonomi, treg të brendshëm e përpunim është e padrejtë. U keqpërdor edhe u vidh nga eksportuesit. Problematik e madhe për përpunim dhe grumbullim me qëllim tregun brenda vendit. Çfarë mund të përmirësojë? Kolegë, nëse nuk funksionin hallkat e shtetit asgjë nuk funksionon. Sheshtin e kemi të funksionon si rregullator dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Edhe po u miratua, nëse s’do funksionojnë hallkat e shtetit s’do zgjidhim gjë. Të dyja bashkë, ligji dhe agjencitë ligjzbatuese të shtetit mund të garantojnë zbatimin e tij. Një mundësi e qartë që të rregullojmë marrëdhëniet mes tyre. Nëse kanë një kontratë, jo me gojë. Një pjesë e madhe kanë humbur lekë, para, s’kanë ku ti kërkojnë para se s’kanë dokument në dorë. Do vazhdojmë të jemi kështu, apo të detyrojmë në shkallë që gjithsecili të ketë një kontratë. Nëse bien dakord se paratë do i marrin pas një viti dhe kjo është me shkrim, s’kemi ca i bëjmë. Rri në fuqi kontrata që ata kanë. Në çdo pikë grumbullimi që po mbjell domaten e re, haje shkojmë tani, a ka faturë? Pse mos t’i detyrojmë me ligj ta bëjnë kontratën”, tha Braçe.

erion braçe dhimitër kote

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj