6 Korrik 2022, 13:51
Nga A.B
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve. Në konferencë për mediat, deputeti tha se sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”, duke iu referuar deklaratës së Ramës për zbulimin e naftës e gazit nga SHELL në Shpirag.
DEKLARATA E BOÇIT:
Më 23 janar 2019, Edi Rama gëzonte në Tuitter për “një lajm inkurajues”. Shkruante për një rezervë të madhe nafte e gazi të zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag. Ai shtonte se efektet në ekonomi do të ndiheshin që në vitin 2020, pra një vit më vonë. Kanë kaluar tre vjet e gjysmë nga lajmërimi, dhe 2 vjet nga viti 2020, dhe shqiptarët, të vetmin lajm nga nafta, gazi dhe qeveria kanë rritjen galopante të çmimeve. Si çdo gjë në Shqipëri që e ka habinë tri ditë, edhe premtimi për rezerva të mëdha nafte do të ishte harruar, nëse Kryeministri nuk do ta kishte përsëritur dje të njëjtën rrenë.
Si vrasës serial i së vërtetës dhe mashtrues klasik, Edi Rama e përsëriti “zbulimin” e naftës. Nga efekti në ekonomi, që parashikonte në vitin 2019, ai tha dje se rezervat e naftës dhe gazit që do të zbuloheshin nga kompania SHELL, do të ndryshonin të ardhmen e Shqipërisë. Partia Demokratike denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët. Ne gjithashtu duam të bëjmë me dije edhe arsyen e riciklimit të rrenës nga Edi Rama. Ai është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut. Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”. Bëhet qesharak kur nuk ka më ç’të shpikë dhe riciklon. Bëhet i padurueshëm kur, në kohën e krizës së çmimeve të karburanteve, në vend që të japë zgjidhje tregon përralla me puse nafte. I vetmi zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët. Bashkohuni me ne, nesër në ora 19.00, para Kryeministrisë. Kur e vërteta është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.
edi rama
Politike
6 Korrik 2022, 13:39
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur sërish për evazionin e madh fiska...
Politike
6 Korrik 2022, 13:36
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer që të marrin ...
Politike
6 Korrik 2022, 12:38
A.B
Kerpudha
TIRANË- 'Çdo skenar është i mundshëm' paralajmëroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditë...
Politike
6 Korrik 2022, 12:22
A.B
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë me 6% pagat e personelit shëndetësor. Pas përfundi...
Politike
6 Korrik 2022, 12:12
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka dhënë skenar të qartë në lidhje me atë që pritet të ndo...
Politike
6 Korrik 2022, 11:56
A.B
Edi Rama
HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistëpër median holandeze, 'De Volkskrant'. Ai u shpreh se ësh...
Politike
6 Korrik 2022, 12:03
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar efektivët e policisë që të mos ushtrojnë presion apo k...
Politike
6 Korrik 2022, 11:51
F.M
Selia blu dhe fletëpalosja
TIRANË- Fletëpalosja e shpërndarë nga Partia Demokratike për protestën e 7 korrikut nis me fj...
Politike
6 Korrik 2022, 11:44
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen e duhur në ...
Politike
6 Korrik 2022, 11:25
A.B
Protesta
TIRANË- Protesta e ditës së nesërme e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zgjasë p&...