LIVE UPDATES
Politike

VD-Rritet pagat, Manastirliu: Shpërblim për mjekët që punojnë larg banesave

Sot është vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre.

6 Korrik 2022, 12:22 Nga A.B
VD-Rritet pagat, Manastirliu: Shpërblim për mjekët që
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë me 6% pagat e personelit shëndetësor. Pas përfundimit të mbledhjes, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se politika e krijuar nga qeveria shqiptare, synon që të ofrojë mbështetje për të gjithë personelin shëndetësor. Po ashtu, Manastirliu tha se qeveria do të ofrojë shpërblim prej 15 mijë lekësh në muaj për mjekët që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre. 

'Do prezantoj një akt të rëndësishëm, ka të bëjë me politikën e rritjes ë pagave për personelin shëndetësor, nga data 1 korrik, mjekët, infermierët, paga e tyre rritet me 6%. Kjo politikë është përfshirë në të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për sistemin shëndetësor. Përgjatë 2 mandateve rritja e pagave e tyre ka qënë konsistente. Duke filluar nga 1 korriku rritet dhe me 6%. Kemi vendosur dhe një shpërblim financiar me 15 mijë lekë në muaj për mjekët që ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit, do ta përfitojnë këtë shpërblim mbi pagën. Rritja e pagave do të vijojë, synojmë që të rriten 40% duke filluar nga ky vit e në vazhdim. Ndërkohë që rritja e pagave do të vijojë fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës. '- u shpreh Manastirliu.

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.555, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT MJEKËSOR, TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË DHE TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT TEKNIK TË SHKENCAVE MJEKËSORE, NË SISTEMIN E MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SHËNDETËSINË, NË NJËSINË MJEKËSORE USHTARAKE PRANË SPITALIT UNIVERSITAR TË TRAUMËS, NË STRUKTURAT E TJERA TË FORCAVE TË ARMATOSURA DHE NË INSTITUCIONET E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE DHE SPITALIN PËRKATËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve të personelit mjekësor, të punonjësve të tjerë me arsim të lartë dhe të punonjësve të personelit teknik të shkencave mjekësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Spitalit Universitar të Traumës, në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe spitalin përkatës”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Lidhja nr.1/AP dhe krerët 1.1 deri 1.8, të lidhjes nr.1, zëvendësohen me lidhjen e me krerët përkatës me të njëjtin numër dhe me të njëjtët tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
b) Lidhja nr.2, krerët 2.1 deri 2.6, zëvendësohen me lidhjen me të njëjtin numër sipas krerëve përkatës dhe me të njëjtët tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
c) Lidhja nr.4, “Struktura dhe nivelet e pagave për mjekët me tituj dhe grada shkencore”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
ç) Lidhja nr.7, “Struktura dhe nivelet e pagave për personelin teknik të shkencave mjekësore në Institutin e Shëndetit Publik”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
d) Lidhja nr.8, “Struktura dhe nivelet e pagave për personelin mjekësor dhe personelin teknik të shkencave mjekësore në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe spitalin përkatës”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
dh) Lidhja nr.9, “Struktura dhe nivelet e pagave për personelin mjekësor civil në strukturat e Forcave të Armatosura të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
e) Pas pikës 11 shtohet pika 11/1, me këtë përmbajtje:

“11/1. Mjekët e sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, të cilët, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktor me ministrinë përgjegjëse për çështjet e shëndetësisë, emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor, larg vendbanimit të tyre, për një periudhë trevjeçare, përfitojnë një kompensim për kosto jetese, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, sipas specifikimeve që miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e shëndetësisë, bazuar në shtrirjen territoriale të shërbimit spitalor.”;

ë) Shkronja “a”, e pikës 12.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) Për punën e kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00, si dhe për punën e kryer nga ora 22:00 deri në orën 06:00 përfitojnë shtesë mbi pagë, si vijon:

Në spitale dhe në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët: Nga ora 19:00 deri në orën 22:00 Nga ora 22:00 deri në orën 06:00
Për ditët e zakonshme 120 lekë 500 lekë
Për ditët e shtuna 200 lekë 800 lekë
Për ditët e diela e festat 240 lekë 1 000 lekë

f) Në pikën 12/4, shpërblimi i punonjësve të personelit të Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi, pjesë e Institutit të Shëndetit Publik, bëhet në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj;

g) Pas pikës 14 shtohet pika 14/1, me këtë përmbajtje:

“14/1. “Specialistët”, “përgjegjësit e sektorit” apo “drejtorët e drejtorive” të institucioneve të kujdesit shëndetësor të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të shërbimit shëndetësor dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, diplomë universitare të nivelit “Master i shkencave/Master profesional/Bachelor” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike”, “Inxhinieri informatike”, “Informatikë”, “Inxhinieri telekomunikacioni”, “Teknologji informacioni”, “Informatikë ekonomike”, “Inxhinieri matematike informatike” apo “Shkenca kompjuterike”, në masën:

– 7 500 (shtatë mijë e pesëqind) lekë në muaj, për nëpunësit e strukturave të TIK-ut, të institucioneve qendrore të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe në qendrat spitalore universitare/spitalin rajonal “Memorial” Fier;
– 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit e strukturave të TIK-ut, të spitaleve rajonale apo bashkiake, të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Zbatimi i shtesave si më sipër për pozicionet konkrete bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike, sipas përshkrimit të pozicionit të punës.

Përjashtohen nga ky parashikim nëpunësit e strukturave të TIK-ut, të institucioneve të kujdesit shëndetësor të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që janë bërë pjesë e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, për politikat e reja të pagave.

3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2022.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

vkm 6 korrik 2022 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës