Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I përfshirë sipas saj është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur sërish për evazionin e madh fiskal që sipas saj është kryer përmes 24 kompanive. E ftuar në MCN, Kryemadhi tha se 24 kompanitë kanë bërë evazion fiskal në shifrën 189 milionë dollarë. Kryemadhi foli për afro 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Ajo konsideron si “trurin” e skemës kryeministrin Edi Rama. I përfshirë sipas saj është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Fjala e Monika Kryemadhit:
Në nëntor i kemi bashkëngjitur edhe evazionin fiskal të nënkontraktorit të koncesionit të Tiranës, Klodian Zoto. Një nga arsyet pse vazhduam më tej, ajo që të lë të dyshosh është që për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit SPAK-u veproi ndërsa për inceneratorin e Tiranës, i kam kërkuar dy herë shpjegime dhe SPAK-u thotë që është në hetim paraprak. Çfarë do të thotë hetim paraprak?! Ministria e Financave vazhdon dhe paguan pafundësisht para për koncesionin e Tiranës. Në nëntor kam dorëzuar një shtesë padi për evazionin e Klodian Zotos. Ajo çka ne po kërkojmë tani, duke hetuar gjithë evazionin fiskal të Zotos, është transparenca. Provat shtesë vijnë të gjitha gjatë rrugës. Komisioni hetimor Parlamentar që u ndërtua me idenë për ta ndihmuar Edi Ramën. Në atë periudhë i dha një prezencë mediatike Ramës. Ajo që themi ne është a është investuar 128 milionë euro?! Por sa është investuar. Çfarë problem ka Prokuroria të bëj një transparencë, Ministria e Financave, holandezi. Deri më sot janë paguar 47 mln euro nga buxheti i shtetit për bashkinë e Tiranës. Çfarë të keqe ka që të dimë çfarë është ndërtuar me 47 mln euro. Ndërkohë që nënkontraktori është në kërkim llogaritë e tij bankare janë të lira. Ti bllokon llogari jo efektive, por llogaria që merr përditë nga 80 mijë dollarë vazhdon të jetë e lirë”. Duke ndjekur paranë, fillon që nga evazioni fiskal i Zotos, me 15 kompani që kanë bërë evazion. Këto kanë krijuar fatura fiktive edhe me disa kompani të tjera, 24 kompani. Çfarë ka ndodhur me këto 24 kompani? Duke bërë bilancin...Janë 189 mln dollarë që kanë bërë blerje me fatura fiktive. 90 për qind e shitjeve janë beton, hekur, asfalt. Kompania më e madhe është me 8 veta, me rroga 220 mijë lekë të vjetra. Janë hetuar ato kompani që s’kanë pasur lidhje me inceneratorët. Është bërë një hetim fiktiv për ta mbyllur çështjen. Këtu problem vjen si është deformuar dhe transformuar në mënyrë të paligjshme gjithë procesi. Kjo është një skemë mafioze. Janë 24 kompani që kanë bërë evazion fiskal 189 milionë dollarë. 7 pronarë janë dënuar për 10 për qind të evazionit. Patjetër do bëjmë padinë shtesë. Kush ka qenë pjesë e hetimit fiktiv dhe ka mbyllur çështjen, të hetojnë edhe njëri tjetrin. Ka me miliona fatura. Një kompani mund të ketë 8 mijë fatura. Duke qenë se është punë voluminoze duhet t’i marrësh një nga një. Kanë mbi 6-7 vjet skemë mashtrimi. Janë krim financiar. Janë fatura që s’është blerë malli dhe s’është shitur malli. Transaksioni bankar s’është bërë. Unë në fund të ditës s’gjykoj bizneset. Edhe biznesmenët janë viktimat, sepse ç’është ai budalla që do të bëjë evazion fiskal. Rasti i Unazës së Re është e njëjta gjë sepse u kap në flagrancë, me 7 bilance. Çfarë ndodh? Ai thotë zotëri si do t’i justifikoj këto para. Mos ki merak i thotë, dhe ndërtohet skema për rritjen. Patjetër që kompanitë e mëdha do t’i çojmë në SPAK. Janë 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Unë kam 24 kompani, mund të jenë 154 kompani. Nga inceneratorët vajta te firmat e Lefter Kokës. Po të ishte skemë e thjeshtë do ishte kapur nga të gjithë, por kjo është skemë mafioze. Funksionon për të grabitur paratë nga buxheti i shtetit dhe për të injektuar para të krimit dhe drogës. Erion Veliaj dje ishte një avokat i inceneratorit të Tiranës. Duan që përmes faturave ta shfokusojnë opinionin publik dhe ta kthejnë në çështje të parëndësishme. Mendoj që zvarritja në mënyrë të qëllimshme duke mbajtur në hetim paraprak inceneratorëve të Tiranës, është presion i Prokurorisë dhe Veliajt ndaj prokurorëve të SPAK. Inceneratori i Elbasanit ka shkelje ligjore. Edi Rama është truri, të tjerët janë zbatuesit. Për 30 milionë eurot padis nënkontraktorin, ITS-në, Kloadian Zoton, që ka bërë fatura fiktive. Zotëria në fjalë duhet të shpjegojë 128 mln eurot. Ke bërë 100, ke bërë 80, në rregull të mirëkuptoj, s’ke pasur kohë. Por t’i hajde më thuaj mua deri ku je, sepse deri më sot ke marrë 47 milionë euro. Qytetarët e Tiranës e paguajnë me 29 euro tonin e mbetjeve. Vijmë te ato që kam filmuar të dielën me dron. Ka disa gropa, një kapanon, dhe kamionët e firmave të ndërtimit që vazhdojnë. Veliaj tha që s’i kam detyruar unë firmat e ndërtimit të shkojnë të hedhin dhera atje. Mendoj që ka mbaruar koha e denoncimeve publike. Nëse më faktohet që 128 milionë euro janë ndërtuar në inceneratorin e Tiranës, unë kërkoj falje. Këtu çdo gjë është bërë fiktive. A mundet të më sqarojë koncesionari pse s’bëjnë transparente serrën të ndërtuar me fonde të AZHBR. Në këtë serë të prodhimit të domateve me pikëzim s’ka asnjë tabelë të AZHBR. Inceneratori i Tiranës ka një kontratë me UBT për praktikat e studentëve atje. Kanë nenin në kontratë që nëse nuk zbaton afatet, ndërpritet kontrata. A është Klodian Zoto në kërkim, pse nuk bllokohen llogaritë?! Nuk kuptoj dëshirën për të stopuar këtë grabitje. Sepse këtu janë kapur me presh në dorë qeveria dhe bashkia. Sa deklarime kemi për këtë reformë në drejtësi. Kemi krijuar një lloj spekticizmi në opinionin publik. I vetmi institucion që mund të ringjallë një farë besimi në reformën në drejtësi është SPAK-u. Kush ua ka kaluar vetingun prokurorëve të SPAK-ut, Rama, Agaçi, Veliaj. Unë e di që e kanë kaluar me OMN-në.
Kryemadhi ka denoncuar kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Bëhet fjalë për 24 kompani të cilat sipas Kryemadhit kanë kryer miliona euro evazion fiscal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer që të marrin ...
Kerpudha TIRANË- 'Çdo skenar është i mundshëm' paralajmëroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditë...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë me 6% pagat e personelit shëndetësor. Pas përfundi...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka dhënë skenar të qartë në lidhje me atë që pritet të ndo...
Edi Rama HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistëpër median holandeze, 'De Volkskrant'. Ai u shpreh se ësh...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar efektivët e policisë që të mos ushtrojnë presion apo k...
Selia blu dhe fletëpalosja TIRANË- Fletëpalosja e shpërndarë nga Partia Demokratike për protestën e 7 korrikut nis me fj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen e duhur në ...
Protesta TIRANË- Protesta e ditës së nesërme e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zgjasë p&...
TIRANË- Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku u promovua edhe li...