LIVE UPDATES
Politike

Boçi: Në Shqipëri ka një progresion të çuditshëm! Sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni...

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi tha se Shqipëria ka mekanizma ligjorë, por nuk zbtohen siç duhet.

9 Prill 2026, 19:52 Nga E.d
Boçi: Në Shqipëri ka një progresion të
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Shqipëri ka një progresion të çuditshëm, pasi sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni sipas tij. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi tha se Shqipëria ka mekanizma ligjorë, por nuk zbtohen siç duhet.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se hap rrugë për pastrimin e parave. Boçi foli edhe për reportazhin e Rai 3, në të cilin thuhej se paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen lehtësisht në Shqipëri.

"Paskemi kaluar dhe Gjermaninë. Po çfarë gallate më të madhe nuk ka, sepse ju i dashur ministër, keqinterpretoni një gjë shumë të rëndësishme. Indeksi i Bazelit, Manivali, FATF-ja, masin riskun e pastrimit të parave dhe përcaktojnë a ka një shtet mekanizma për ta parandaluar këtë gjë dhe nuk mat sasinë e parave të pista të pastruara në një ekonomi. Nuk e mat këtë. Dhe nuk e mat. Po mekanizmat, cilat janë? Po zoti ministër, mekanizmat janë ligjorë, kjo është e vërtetë. Dhe fatmirësisht Shqipëria ka mekanizma ligjorë, se këtë po themi ne. Ka mekanizma, se e tha dhe zoti Braçe kur bëri krahasimin me Vatikanin.

Por sa zbatohen mekanizmat ligjorë? Sa sy mbyllni ju dhe sa vesh i bëni shurdh? Sepse sot ne miratojmë shtesa ligjore që vërtet mbyllin ca shtigje, por Rama me zotësinë e tij hapi 100 shtigje të reja për pastrimin e parave. Këto ndryshime mbyllin pesë porta, por Rama hap 50 porta për pastrimin e parave. Dhe kjo është e vërteta. Dhe ky pastrimi i parave është edhe i dëgjueshëm, është dhe i shikueshëm, edhe i nuhatshëm, edhe i shijueshëm, kapet nga të gjitha shqisat, nga të gjithë secili prej nesh dhe qytetarëve. Jo më i arsyeshëm dhe i mendueshëm. Sepse ky është realiteti. Ky është realiteti që ju doni ta fshihni. Dhe në Shqipëri ka një progresion të çuditshëm. Sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni dhe shtohet pastrimi i parave. Sepse ligje të bukura, po, kemi ne. Ky ligj ka dhe korpuse të tjerë partnerë dhe unë do t'ju listoj vetëm dy prej tyre.

Është i lidhur ngushtë me ligjin për pronësinë përfituese. Apo jo, zoti ministër? Po ky ligj i pronësisë përfituese që duhet të zbulojë pronarët e fshehur, a di gjë ku janë 200 milionë euro të Edi Ramës të deklaruara në vitin 2013 nga OSBE-ODIHR, i ka zbuluar ky ligj? Jo, sepse nuk funksionon. Nuk funksionon mekanizmi. Mekanizmi ekziston? Po, ekziston. Po, ekziston dhe ligji antimafia, i lidhur ngushtë është me këtë, pastrimin e parave. Po ç'ndodh në Shqipëri? Sa para sekuestrohen në bazë të këtij ligji antimafia? A janë të prekshëm pushtetarët dhe bosët e krimit në Shqipëri, sipas këtyre ligjeve që ne i miratojmë? Jo, fare, aspak. Sepse nuk ndodh. Paratë pastrohen. Pastrohen në sy të të gjithë shqiptarëve.

Jo më larg se para një jave, a e patë reportazhin e Rai 3? Ku qartazi argumentohej që paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen fare lehtësisht në Shqipëri. Por Shqipëria i ka mekanizmat, ja ka kaluar Gjermanisë. Por si është e vërteta? Ku është e vërteta? E thanë dhe kolegët e mi këtu. Jua tha zoti Balliu, shumë e thjeshtë. Duhet t'i vini alarmin. Vetëm 22% e kullave i kanë para bankare. I kam në qarkullim bankar. 78% nuk i kanë. Atëherë ç'na tregoni përralla, vini na tregoni përralla këtu? Po mirë, e dini ju se jeni në pushtet, 1 metër katror, 1 metër katror sot shtëpi, e di sa kushton? Sa paga vjetore e pagës minimale të një shqiptari. Paga vjetore. 1 metër katror biznes, dyqan, e di sa kushton? Sa paga vjetore e një mësuesi. A e kuptoni çfarë alarmi? Po mirë, si ka mundësi? Po marr një tregues tjetër që lidhet me jetën e përditshme të shqiptarëve. Se përmendët remitancat. Madje lavdëroheni, janë rritur remitancat. Po, janë rritur remitancat sepse është zhvlerësuar euroja," tha Luçiano Boçi./Dosja.al

luçiano boçi kuvend pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet