LIVE UPDATES
Politike

Shehaj përplaset me Ballën në Kuvend: Për Rrjollin thuaj diçka Taulant! Balla: Je i vetmi që ke ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit

Shehaj tha se gjatë zgjedhjeve, Rrjolli, ka votuar në 94% për partitë e vjetra politike.

9 Prill 2026, 18:48 Nga E.d
Shehaj përplaset me Ballën në Kuvend: Për Rrjollin thuaj
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë seancës plenare në Kuvend. Shehaj i ka kërkuar Ballës të flasë për banorët e Rrjollit të cilët prej shumë kohësh po protestojnë, pasi pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj po u merr pronën. Shehaj tha se gjatë zgjedhjeve, Rrjolli, ka votuar në 94% për partitë e vjetra politike.

Pas kësaj Balla i është drejtuar Shehajt duke thënë se ai është një person i dënuar me vendim për vjedhje të dhënash personale. Sipas Ballës, Shehaj është personi i vetmi që ka ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit. 

Agron Shehaj: Jam këtu mbi një muaj pas përjashtimit të kërkuar nga Taulant Balla sepse fola për një çështje, fola për Rrjollin. Aty ku e lash, aty po e rifilloj prapë në fakt, te Rrjolli. U përjashtova nga ky Kuvend sepse guxova të mbaj anën e qytetarëve. Që të flisja për ta, se si po dhunohen, se si po ju rrëmbehet prona. Por nëse ka një rast që shpjegon në mënyrë kuptimplotë se si kjo klasë politike ju ka marrë shpirtin qytetarëve shqiptarë, është rasti i Rrjollit. Po të hapësh kutinë e votimit në Rrjoll, 94% ka votuar për partitë e vjetra politike, për PS-në, PD-në.

Keni marrë vota Taulant. Ata 83 deputetë me të cilët mburresh ti janë 83, ose më mirë 86 le të themi, edhe falë votës së banorëve të Rrjollit që sot po protestojnë. 94% kanë votuar për partitë e vjetra, dhe ku janë sot, në përplasje midis banorëve që pretendojnë që një oligark, që ushtar i juaji sipas Belinda Ballukut, Bashkim Ulaj, bashkë me ish-drejtorin e hipotekës ju ka vjedhur pronën, me kë janë, pse nuk flasin. Ose nuk flasin ose i quajnë mashtruesa. Banori të një fshati të tërë, pasi ju kanë marrë votat u thonë jeni mashtruesa. Po mashtroni bashkim Ulajn. 

Taulant Balla: Unë e kuptoj që ti…

Agron Shehaj: Për Rrjollin thuaj diçka Taulant, për Rrjollin, për Bashkim Ulaj dhe ish-drejtorin e hipotekës, thuaj diçka.

Taulant Balla: Kur fole zotrote kishte zhurmë në sallë? Kur fole, nuk kishte zhurmë, duro tani. Ti je një person i dënuar me vendim për vjedhje të dhënash personale. Unë nuk e kam mik, e di kush është biznesmeni Bashkim Ulaj, është një biznesmen i djathtë. Është i respektuar, e ka nisur në ‘91 biznesin e vet. Është një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri. E kam kritikuar nga kjo foltore kur kam pasur një rast të një investimi në zonën time zgjedhore që lidhej me cilësinë e punimeve, di që ka ndërhyrë të riparojë problemet. Nuk kam kërkuar, t’i ndërhyjë kurrë. Është mirë që ti që vjen vetë nga biznesi dhe të gjithë e dimë se si ke ardhur ti në politikë, ta kam thënë. Ti je i vetmi që ke ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit. E ke blerë, ja ku i ke dëshmitarët. Shpresoj që do ta bind një ditë Lulin që të bëhet i penduar dhe të tregojë sa i ke dhënë për të hyrë në Parlament./Dosja.al

agron shehaj taulant balla kuvend

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur