LIVE UPDATES
Politike

"Bleu ‘Benzin’ 600 mijë dollarë"/ Berisha kujton lajmet e vjetra për të: Rama fluturon 35 herë më shtrenjtë, ha darka 10 mijë eurosh

Ai shtoi se Rama shoenzon 22 milionë euro në fluturime dhe vjedh paratë e shqiptarëve.

10 Mars 2023, 18:37 Nga F.M

 

"Bleu ‘Benzin’ 600 mijë dollarë"/ Berisha kujton
Sali Berisha

 

KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka rikujtuar lajmet e bëra për të më herët për blerjen e një makine që sipas tij është përdorur për evente diplomatike. Në fjalën e tij që mbajti në Kavajë, gjatë prezantimit të kandidatin Fisnik Qosja, Berisha tha se fluturimet e kryeministrit Edi Rama kushtojnë 35 herë më shtrenjtë. Ai shtoi se Rama shoenzon 22 milionë euro në fluturime dhe vjedh paratë e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Këto zgjedhje janë jetike, janë ndofta zgjedhjet pas viteve ’90 më të rëndësishme në historinë e këtij vendi, sepse ne jemi në një betejë me një monizëm që nuk njeh asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë dhe asnjë standard. Ndaj dhe sot çdo qytetar i Kavajës dhe Shqipërisë është në mision të madh, historik për ti dhënë duart këtij regjimi. Fitorja mbi monizmin fillon në 14 maj, kjo fitore është përcaktuese për Kavajën, për Shqipërinë. Kjo fitore është përcaktuese për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Kjo fitore është përcaktuese për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo fitore kërkon ti dalim zot Shqipërisë. Edi Rama dhe sekti i tij, organizata e tij kriminale, e shtrirë me tentakula me këta zyrtarët e klonuar prej tij, të cilët vjedhin ditën, natën, në gjumë, me hënë, me diell, në shi në çdo kohë, paratë tuaja. Ju urren ju ai, ai i urren shqiptarët. Një kryeministër që i lejon vetes të qarkojë botën me avion me dhomë gjumi, sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë Saudite, një kryeminstër që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime me avion në dispozicion, një kryeministër që blen vazon e drurit 4 mln euro, një kryeministër që ulet drekon, e darkon me 10 mijë euro, ju them unë ju, ai ndaj qytetarëve ka vetëm përçmim, ka vetëm urrejtje. Ka atë urrejtje dhe përçmim që ka hajduti që i vjedh, edhe Edi Rama vjedh qytetarët nga mëngjesi deri në darkë dhe ndaj i lejon vetes gjithçka, çdo lloj luksi, shpenzimi. Po të kthehemi bashkë në vitin 2012, në atë kohë kishte shumë vizitorë, por jo pak prej tyre makinë të blinduar. Kishim një të modifikuar dhe e vendosëm e blemë një tjetër për delegacionet. Asnjë ditë të vetme dhe kurrë unë atë veturë, atë makinë nuk e kam pasur në dispozicion.
A u kujtohet si u mbush shtypi i tyre me sulme; Berisha bleu ‘Benzin’ 600 mijë dollarë. Fluturimet e Edi Ramës janë sot 35 herë më të kushtueshme se Benzi që u ble për delegacione.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj