LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Zoti në qiell dhe zoti ynë pagan i plotfuqishëm në tokë

Afërsisht në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama trazoi shoqërinë, kryesisht besimtarët myslimanë, me një libër në të cilin janë përfshirë fjalime të ndryshme që ai ka mbajtur nëpër sebepe të ndryshme fetare. Libri përmban disa fjalime mbi sebepe të myslimanëve dhe të bektashinjve, përfshirë festa dhe inagurime.

9 Mars 2026, 16:36 Nga E. D
BIRN: Zoti në qiell dhe zoti ynë pagan i plotfuqishëm në
Edi Rama

TIRANË- Toni Gogu, politikan socialist, i cili deklarohet si besimtar i krishterë, u emërua nga Edi Rama Ministër i Drejtësisë. Pati ankesa nëse profili i tij i deklaruar si besimtar cënon apo jo laicitetin e shtetit, ndërsa vetë Gogu në një rast është deklaruar i prerë kundër martesave brenda gjinisë dhe e ka deklaruar këtë me forcë.

Afërsisht në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama trazoi shoqërinë, kryesisht besimtarët myslimanë, me një libër në të cilin janë përfshirë fjalime të ndryshme që ai ka mbajtur nëpër sebepe të ndryshme fetare. Libri përmban disa fjalime mbi sebepe të myslimanëve dhe të bektashinjve, përfshirë festa dhe inagurime. Por për shkak se u prezantua gjatë një iftari, dhe duke qenë se iftari për Ramazan është ngjarja më e shpeshtë, librit iu referuan menjëherë si “libri i fjalimeve të iftarëve”.

Dikush me shumë të drejtë vuri në dukje se kritikat (dhe jo vetëm kritikat) janë bërë pa e lexuar librin. Jo vetëm që kjo është shumë e vërtetë, por e vërtetë duket se është edhe kjo tjetra: libri nuk është bërë për t’u lexuar. Dhe autori i këtyre radhëve pranon se po jep opinion mbi librin (më saktë mbi sebepin e prezantimit të librit) ndërsa nuk shkoi përtej faqes së tretë ku gjendej përmbajtja. Sepse, helbete, Edi Rama është politikan. Ai nuk është teolog dhe, me aq sa dimë, nuk është filozof trashedental, ambicia e të cilit është të meditojë mbi Zotin dhe natyrën e Zotit, mbi njeriun dhe natyrën e njeriut dhe marrëdhënien mes Krijuesit dhe të krijuarit. Dhe për më tepër, si politikan, z. Rama është njeri me ditë shumë të ngarkuar. Hamendësohet se ai nuk i shkruan të gjitha fjalimet vetë. Ai ka këshilltarë të cilët ia përgatisin. Në këtë kontekst, nuk është e mundur të dallohet, edhe nëse e lexon librin me shumë vëmendje, se ku mbarojnë mendimet e kryeministrit dhe ku fillojnë ato të këshilltarëve të tij. Dhe duke qenë se libri është i mbushur me fjalime të karakterit meditues fetar, pavarësisht nëse është shkruar tërësisht apo pjesërisht nga Edi Rama, ai është një libër që supozohet se është jopolitik dhe ekzistenca e këtij libri nuk ka se pse të na shqetësojë apo të na gëzojë ne të tjerët që shohim nga Edi Rama jo si udhëheqës fetar, por si politikan.

Problemi, si me rastin e besimit të ministrit Gogu ashtu edhe me rastin e librit të Edi Ramës, nuk ka të bëjë aq shumë me Zotin në qiell, por ka të bëjë me një zot tjetër këtu në tokë. Marrëdhëniet në një shoqëri moderne nuk janë hyjnore. Ato janë njerëzore. Marrëdhëniet qytetare nuk janë mes besimtarëve dhe pabesimtarëve, janë mes qytetarëve dhe qytetarëve. Dhe ndërsa çdokush ka të drejtë të ketë besimin e vet dhe ta shpallë atë publikisht, është mirë të kemi parasysh se ky Zoti i plotfuqishëm në qiell nuk duhet dhe nuk mundet të përdoret si perde për të maskuar këtë zotin në tokë. Zoti në tokë për të cilin po flas është Zoti Pushtet. Është një zot pagan ky, i cili ka të përbashkët me Zotin në qiell disa cilësi dhe që dallohet prej tij për disa cilësi të tjera. Zoti pushtet është i padukshëm dhe është i plotfuqishëm në pretendime. Zoti pushtet është pagan dhe nuk ka kompas moral, nuk ka as koordinata ligjore. Zoti pushtet nuk i nënshtrohet Urdhëresave të Moisiut. Zoti pushtet njeh vetëm një ligjësi që është amorale. Është ligjësia e të mundshmes. Zoti pushtet dhunon nëse mundet, vjedh nëse mundet, vret nëse mundet. Rrjedhimisht, përgjatë historisë së njerëzimit, shoqëritë njerëzore, pavarësisht nëse besojnë apo jo te Zoti në qiell, janë organizuar dhe kanë vendosur kufizime mbi perëndinë pushtet. Ndërsa perëndia pushtet kurdo që ka gjetur pa vëmendje njerëzit në tokë, ose i ka gjetur jo mjaftueshëm të kulturuar për të kuptuar natyrën e tij, ka zgjeruar kufijtë e asaj që ka të mundshme. Ky zgjerim i të mundshmes së zotit pagan të pushtetit tokësor vjen në dëm të lirive, të drejtave dhe mirëqenies së njerëzve këtu në tokë. Dhe zakonisht e mundshmja për këtë zotin pushtet ka qenë ku e ku më e madhe kur ka vepruar nën emër dhe nën pretedimin e autoritetit të Zotit në qiell.

Në Romën e lashtë politikanët ishin gjithashtu priftërinj ndërsa gjatë epokës së diktaturës me perandorë, perandorët rregullisht ngjiteshin në qiell për t’iu bashkuar zotave si divus për burrat dhe diva për gratë. Dhe kur krishtërimi u kodifikua në Perandorinë Bizantine, perandorët vijuan të shpallen shenjt për të legalizuar nga qielli pushtetin e tyre pa limit në tokë. Romakët e kufizonin të mundshmen e këtij zotit pushtet me dy mënyra: duke kufizuar kohën gjatë së cilës prifti politikan e ushtronte pushtetin dhe njëkohësisht duke mos e lënë pushtetin në duart e vetëm një njeriu, por duke e ndarë atë, p.sh., duke pasur dy konsuj që detyroheshin të bashkëqeverisnin ose përndryshe bllokonin pushtetin e njëri-tjetrit.

Që nga koha e Machiavelli-t e pas, bota e zhvilluar ka ndarë gradualisht religjionin nga politika për t’u siguruar që keqbërjet tokësore të mos mbulohen dhe as të justifikohen me autorizim nga Zoti në qiell. Sepse marrëdhënia jonë është politike, është qytetare, është ligjore. Marrëdhënia jonë nuk është hyjnore. Rrjedhimisht, mbajtja e besimit fetar në sferën private, nuk është një dhunim i të drejtave të besimtarit por është një respekt që besimtari apo pabesimtari tregon ndaj shoqërisë njerëzore.

Ndërsa ne jemi të zënë me këtë punën e kopertinës së librit të Edi Ramës apo simbolin e kryqit në Facebook të ministrit të Drejtësisë, zoti pushtet po tregon dhëmbët duke sulmuar kufijtë që ka vendosur shteti ligjor. E kam fjalën për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Zoti në qiell nuk ndihmon dot për të zgjidhur këtë problemin tonë tokësor, nevojën për të ruajtur sistemin e balancave dhe kufizimeve të caktuara, jo në Bibël apo Kuran, por në nenin 7 të Kushtetutës. Hiqni imunitetin e Ballukut!/BIRN

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj