LIVE UPDATES
Politike

BIRN publikon analizën e zgjedhjeve: PS fitoi në aleancë me ‘non-gratat’, Opozita u braktis nga votuesit

Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë krijuar koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u “emërtua” nga Shtetet e Bashkuara si politikan “i përfshirë në korrupsion madhor”.

16 Maj 2023, 19:45 Nga DOSJA
BIRN publikon analizën e zgjedhjeve: PS fitoi në aleancë me
Zgjedhjet

TIRANË- Minimalisht 300 mijë shqiptarë refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqipëri, gjë që duket se i dha socialistëve fitore dërrmuese në shumicën e bashkive, pavarësisht se numri i votave ishte dhjetëramijëra më i ulët se sa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

BIRN krahasoi numri e votave të marra nga Partia Socialiste dhe aleati i tyre i pashpallur, PSD e Tom Doshit në vitin 2021 me numrin e votave që morën kandidatët e PS për kryetarë bashkie në zgjedhjet e së dielës. Rezultati tregon që mazhoranca ka humbur në rang vendi rreth 46 mijë vota krahasuar me vitin 2021. Në disa bashki kyçe si Shkodra dhe Kamza, socialistët e kanë rritur numrin e votave, ndërsa në bashki të tjera si Tirana, Vlora dhe Elbasani, kanë pësuar humbje votash.

Humbjet më të mëdha janë shënuar në Tiranë, ku kryebashkiaku Veliaj mori rreth 34 mijë vota më pak nga sa kishte fituar Partia Socialiste dhe PSD të marra së bashku në vitin 2021.

Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë krijuar koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u “emërtua” nga Shtetet e Bashkuara si politikan “i përfshirë në korrupsion madhor”.

Në kampin e opozitës, BIRN krahasoi votat e marra nga Partia Demokratike dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2021 me votat që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të Partisë Demokratike zyrtare morën në zgjedhjet e së dielës.

Opozita mori në total 522 mijë vota të dielën, nga të cilat 490 mijë shkuan për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në total, opozita humbi rreth 207 mijë vota nga viti 2021, duke humbur bastionet e tyre historike në Shkodër, Kamëz, Dibër, Kukës e Tropojë. Bashkia më e madhe e fituar prej tyre është Kavaja. Të shtata bashkitë e fituara nga opozita të marra sëbashku kanë gjithsej 200 mijë banorë, sipas gjendjes civile ose 4.5% të totalit të popullsisë sipas regjistrit civil.

Partia Socialiste fitoi gjithsej 53 bashki, ndërsa aleatja e saj, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit. Bashkitë e qeverisura nga koalicioni i majtë kanë 96% të popullsisë së vendit.

Partia Demokratike zyrtare garoi në 13 bashki, ku në tre mund të konsiderohej pretendente. Në Mallakastër, kandidati i saj Agron Kapllanaj humbi me rezultat të ngushtë përballë kryebashkiakut aktual, i cili u ndihmua në fitore edhe nga kandidati i Bashkë Fitojmë. Në Këlcyrë duket se ndodhi e kundërta, kandidati i Bashkë Fitojmë humbi pasi një grusht votash u fituan nga kandidati i Partisë Demokratike zyrtare. Në Dimal kandidati i PD-së zyrtare, Dritan Sula mori 36%. Votat e tij dhe të kandidatit të Bashkë Fitojmë, Gentian Meçi të marra sëbashku nuk bëjnë shumicën. Në Kuçovë, kandidati i Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi, mund të kishte fituar nëse kandidati i PD-së zyrtare do t’i kishte dhënë votat e tij, ndërsa në Finiq, PD dhe Bashkë Fitojmë morën sëbashku 61% të votave, por humbën përballë kandidatit të qeverisë për shkak se garuan të ndarë.

E drejta e votës në Shqipëri është pasive. Te gjithë qytetarët që gjenden të regjistruar në regjistrin civil dhe kanë mbushur 18 vjeç, janë pjesë e listës së zgjedhësve. Në total, 3.65 milionë shqiptarë kanë të drejtë vote. Nga këto, të dielën 1.39 milionë qytetarë e ushtruan të drejtën për të votuar. Një pjesë e mirë e votuesve janë në pamundësi fizike për të votuar pasi jetojnë e punojnë prej shumë vitesh jashtë vendit. Nuk është e mundur të dihet se sa realisht prej tyre jetojnë jashtë vendit dhe sa jetojnë në Shqipëri, por nuk paraqiten për të votuar. Por gjithsesi, bazuar në pjesëmarrjen e shkuar dhe shtimin e numrit të zgjedhësve, BIRN vlerëson se rreth 300 mijë qytetarë nuk e ushtruan të drejtën e votimit të dielën, pavarësisht se një pjesë ka gjasa që gjenden në Shqipëri. Vlerësimi mbështetet në faktin se në zgjedhjet më të afërta, ato parlamentaret të vitit 2021, pjesëmarrja ishte 1.66 milionë, ose 273 mijë më shumë se sa të dielën. Ndërkohë, lista e zgjedhësve është shtuar me 102 mijë shtetas. Këto dy shifra, pra 273 mijë vota të hedhura më pak në kushtet e shtimit të numrit të votuesve me 102 mijë vetë, sugjerojnë se së paku 300 mijë nuk kanë votuar.

Në rang kombëtar, pjesëmarrja ra nga 47% më 2021, në 38% më 2023. Rënia më dramatike e numri të votuesve duket se u shënua në bashkinë Vlorë. Të dielën, vetëm 25% e votuesve në listat e zgjedhësve u paraqitën. Vlora ka një shkallë shumë të lartë emigrimi dhe pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët. Por emigrimi nuk shpjegon dot rënien në këtë masë. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja aty ishte 37%. Të dielën në Vlorë u hodhën 41 mijë vota, ose 19 mijë më pak se sa dy vjet më parë. Duket se një në çdo tre votues nuk u paraqit. Kandidati i maxhorancës Ermal Dredha mori 7 mijë vota më pak se sa PS më 2021, ndërsa kandidati opozitës Hysni Sharra mori gati 9 mijë vota më pak.

Qytetarë duke parë emrin në listë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Foto: Nensi Bogdani.
Qytetarë duke parë emrin në listë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Foto: Nensi Bogdani.

Llogaritjet e BIRN tregojnë se kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin morën 765 mijë vota të dielën, gati 46 mijë vota më pak nga sa Partia Socialiste dhe aleatët e tyre joformalë, Partia Socialdemokrate, patën marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Përkundrejt kandidatëve socialistë, kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare morën sëbashku të dielën 522 mijë vota. Në vitin 2021, dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, patën marrë sëbashku 730 mijë vota. Në total, opozita ka humbur 207 mijë vota në të gjithë territorin e vendit në krahasim me votat që pati marrë në zgjedhjet e kaluara. Të dielën, rreth 7% e votuesve hodhën vota të pavlefshme apo votuan kandidatë të tjerë të pavarur. Kandidati më i fortë doli Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, i cili garoi në Tiranë dhe mori gati 14 mijë vota. Ai u rendit i treti pas Veliajt dhe Këlliçit.

Në total, të dyja palët duket se kanë humbur elektorat në rang kombëtar por opozita Berisha+Meta dukshëm nuk ka bindur një numër thelbësor qytetarësh të dalin në zgjedhje.

Pjesëmarrja si përqindje e thjeshtë aritmetike ra nga 47% në zgjedhjet e vitit 2021, në 38% në zgjedhjet e së dielës. Diferenca përj 9 përqind do të thotë se këtë të dielë u hodhën 16.4% më pak vota nga sa ishin hedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Tirana është bashkia ku gjenden një në çdo pesë votues në vend. Të dielën, 302 mijë qytetarë hodhën votën për një nga gjashtë kandidatët për kryetar bashkie. Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj fitoi 159 mijë vota, 34 mijë vota më pak nga sa kishin marrë në vitin 2021 Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate.

Dy kandidatët e Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, morën sëbashku 113 mijë vota. Votat e tyre ishin 46 mijë më pak nga sa kishin marrë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në thelb, nëse nuk marrin parasysh që lista e zgjedhësve në Tiranë është shtuar me 20 mijë vetë gjatë kësaj periudhe, një në çdo tre votues të opozitës nuk vajti në zgjedhje. Nga mbështetësit e maxhorancës, një në pesë vetë nuk doli.

Kandidati kryesor i opozitës, Belind Këlliçi nga Bashkë Fitojmë, mori 100 mijë vota. Konkurrenti i tij nga Partia Demokratike Roland Bejko mori pak më shumë se 12 mijë.

Kuti të mbushura me vota në një KZAZ në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.
Kuti të mbushura me vota në një KZAZ në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Suksesi më i madh elektoral i Partisë Socialiste në këto zgjedhje është thyerja e bastionit historik të së djathtës në Shkodër, ku kryebashkiaku i ardhshëm, Benet Beci fitoi rreth 34500 vota ose mbi 60%.

Një faktor kryesor në këtë fitore është aleanca me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit – i emërtuar gjithashtu nga Departamenti amerikan i Shtetit për “korrupsion madhor”. Beci mori gati 9 mijë vota më shumë nga sa kishin marrë bashkërisht PS dhe PSD më 2021 – të dyja parti me rritje në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2023.

Partia Socialdemokrate e Doshin po del një faktor përcaktues në shumë bashki të vendit. Doshi ka shprehur haptazi mbështetjen për Benet Becin në Shkodër dhe Kristian Shkrelin në Vaun e Dejës, me të cilin shtroi iftar para zgjedhjeve, ndërsa deputetët e PSD-së të dala nga zgjedhjet e vitit 2021 mbështesin rregullisht Ramën me vota parlamentare.

PSD rezulton se fitoi 23% të votave për këshillin bashkiak Shkodër, duke qenë pothuajse në të njëjtin nivel me koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë. Votat për këshill bashkiak jepen veçmas votave për kryetar, por nëse supozojmë se votuesit e PSD-së për këshill kanë mbështetur Becin për kryetar, siç i ka këshilluar Doshi, atëhere rezulton se të 13 mijë votat e tij kanë kontribuuar në 37% të rezultatit të Becit, i cili mori 34 mijë vota në total.

Në Vaun e Dejës, PSD rezulton forca e parë në këshill me 32% të votave dhe 11 mandate, pasuar nga PS dhe BF me nga shtatë mandate. Kandidati i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës Kristian Shkreli fitoi zgjedhjet me 56% të votave. Rezultati i tij, gati 8400 vota, duket se është mbështetur fort nga PSD.

Në Lezhë, ku kryebashkiaku i PS-së Pjerin Ndreu përmbysi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, PSD mori 20% të votave për këshilltar. Të dhënat e pjesshme, pasi numërimi për këshill në Lezhë vijon, tregojnë se Partia Socialiste është forcë e tretë, pas PSD-së dhe Partisë Kristiandemokrate. Kristiandemokratët, një parti që më herët pa pasur për deputet Mark Frrokun, do të ketë 9 nga 41 anëtarët e këshillit bashkiak të Lezhës, nëse rezultatet aktuale konfirmohen.

Në Lezhë, kandidati socialist fitoi me 3 mijë vota më shumë se sa kishte marrë PS në vitin 2021 ndërsa opozita humbi me 2,500 vota më pak.

Socialistët përdorën në zgjedhjet e së dielës edhe ndihmën e Ornaldo Rakipit, së paku për rezultatin e arritur në Bashkinë Vorë, ku fituan me shifrën plebishitare prej 74% të votave të vlefshme. Rakipi u shfaq në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në festën e fitores në Vorë. Ai është i biri i Aqif Rakipit, ish-deputet i PDIU-së, i cili është emërtuar nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor, që ka lidhje me një organizatë të krimit në Elbasan dhe që ka blerë vota për Partinë Socialiste në qarqet Elbasan dhe Tiranë. Ornaldo Rakipi i siguroi rreth 16 mijë vota personale në qarkun Tiranë, vota që patën rëndësi kyçe për shumicën parlamentare aktuale të Edi Ramës.

Marrë nga REL

zgjedhjet lokale 14 maj 2023


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje