LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Privilegje pas hekurave, të dënuarit VIP i kthejnë qelitë në apartamente private

Ndërsa në katin e dytë të godinës B ishin akomoduar një grup ish-zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndryshe nga të tjerët, ata gëzonin kushte dhe privilegje luksi.

27 Dhjetor 2023, 12:00 Nga Klodiana Lala
BIRN: Privilegje pas hekurave, të dënuarit VIP i kthejnë
Foto ilustruese

TIRANË-Më 18 shtator, një grup inspektimi i Avokatit të Popullit vëzhgoi dy pamje të kundërta brenda burgut të Durrësit. Në godinën A rrinin të burgosurit e zakonshëm, të cilët ankoheshin për lagështirë në mure, dushe të amortizuara dhe dyshekë të vjetër e të konsumuar.

Ndërsa në katin e dytë të godinës B ishin akomoduar një grup ish-zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndryshe nga të tjerët, ata gëzonin kushte dhe privilegje luksi.

Dhomat e tyre ishin të investuara, të lyera dhe të arreduara me krevatë të rinj, pajisje elektroshtëpiake dhe dushe të personalizuara. Në sektorin e tyre kishte gjithashtu një palestër për aktivitete sportive, një kuzhinë private dhe një mini-fushë bashkohore futbolli – donacion i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Brenda këtij sektori ishte përshtatur një dhomë banimi si ambient gatimi, i cili ishte i pajisur me sobë, frigoriferë, raft për mbajtjen e ushqimeve, tavolinë ngrënieje dhe enë kuzhine,” thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit, që iu dorëzua drejtuesve të Burgjeve më 20 dhjetor.

Të burgosurit VIP të burgut të Durrësit, të tillë si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako apo ish-kreu jetëgjatë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako simbolizojnë jashtë burgjeve shembujt e luftës kundër pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por brenda një sistemi që duhet të garantojë trajtim të barabartë dhe pa diskriminim mes të burgosurve, ish-zyrtarët socialistë ishin më të barabartë se të tjerët. Dhe ata nuk janë të vetmit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumenteve, emaileve dhe raporteve të inspektimit tregojnë se trajtimi me dy standarde i të burgosurve është një praktikë e zakonshme e sistemit të burgjeve në Shqipëri, e cila nuk favorizon vetëm ish-zyrtarët e lartë publikë, por edhe figura të krimit të organizuar apo të dënuar për krime të tjera të rënda.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se kjo ka sjellë cenim të vazhdueshëm të sigurisë në burgje, kontrolle selektive dhe diskriminim për pjesën tjetër të të burgosurve.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se sistemi i burgjeve ka ndërmarrë masa për të përmirësuar situatën, por përballet ende me sfida të shumta.

“Sistemi ka nevojë për përmirësimin e kushteve për të gjithë të dënuarit njësoj,” tha Ballanca, ndërsa shtoi se disa godina të vjetra “nuk plotësojnë kushtet e sigurisë”.

Problemet e trajtimit me dy standarde dhe futjes në burgje të sendeve të ndaluara u ekspozuan pas vrasjes së ndodhur më 15 dhjetor brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, por BIRN gjeti se raporte të tilla u janë dërguar në vazhdimësi krerëve më të lartë të burgjeve, ndërsa masat kanë qenë të diskutueshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për favorizimin e një kategorie të dënuarish në burgje deri në publikimin e shkrimit. Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk pranoi të komentonte, duke sugjeruar që t'i drejtoheshim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Shqipëria numëroi rreth 5200 të dënuar dhe të paraburgosur në nëntor 2023, të cilët i ka akomoduar në një rrjet prej 16 institucionesh të ekzekutimit të vendimeve penale. Mes tyre, 2128 veta ishin të dënuar dhe 3107 të tjerë të paraburgosur dhe në pritje të një vendimi.

Rreth 10% e numrit total të të burgosurve gjenden në burgun e Peqinit në Shqipërinë e Mesme – një institucion me dy seksione të sigurisë së lartë, regjim 41 Biz si dhe shërbime të tjera mbështetëse.

Ndryshe nga burgu i Durrësit që akomodoi të akuzuarit për krime “të jakave të bardha”, Peqini strehon kategorinë e të burgosurve më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në nëntor 2023, rreth 66% të të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe 64% të personave të dënuar për krim të organizuar në rang vendi ndodheshin në këtë institucion.

Më 15 dhjetor, siguria e burgut të Peqinit u cënua rëndë, pasi i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau një bashkëvuajtës, plagosi një tjetër dhe kërcënoi disa punonjës policie. Arma e krimit, një pistoletë bashkë me fishekët, ishte futur në burg në rrethana të paqarta, ndërsa Mjacaj deklaroi më pas se e mbante atë të fshehur prej 1 muaji në një kuti qumështi.

Ngjarja në burgun e Peqinit nuk ishte një rrufe në qiell të kthjellët.

Thuajse një muaj më parë, një tjetër episod i thyerjes së sigurisë kishte ndodhur në Peqin, çka kishte zbuluar favorizime dhe futje të sendeve të ndaluara në kundërshtim me rregulloret.

BIRN siguroi një video dhe një kallëzim të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilat tregojnë se brenda ambienteve të burgut ishte zhvilluar një festë private me pjesmarrjen e mbi 30 të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe krime të tjera të rënda më 20 nëntor.

Mbi tryezën e të dënuarve kishte ushqime të porositura, shishe uji dhe Coca- Cola. Një telefon celular klandestin filmonte të dënuarit teksa ngrinin dolli me gota plastike që dyshohet se janë të mbushura me raki, pija tradicionale e shqiptarëve, e ndaluar për popullatën e burgjeve.

Ngjarja u pasua me pezullimin e drejtorit të burgut, Artan Tabaku më 22 nëntor dhe komandimin në vend të tij të Kamber Hoxhës. Por tre javë më pas, Hoxha dhe 11 vartës të tij u arrestuan pas vrasjes së kryer nga Mjacaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në seancën e masës së sigurisë, Hoxha deklaroi para gjykatës se “burgu i Peqinit ishte kthyer në  hotel”. Para vrasjes, Hoxha i kishte përcjellë informacione të ngjashme drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija.

“Të burgosurve u është lejuar ndërhyrja/ investimi në dhoma (rikonstruksion/kompletim), tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma e ka kufizuar shumë mundësinë e kontrollit për elementë sigurie dhe sende të ndaluara…,” thuhet në një letër të datës 30 nëntor.

Në letër shtohet më tej se të dënuarit i konsideronin qelitë si pronë të tyre dhe akomodimi i të dënuarve të tjerë në dhomat e tyre “ishte në kufijtë e së pamundurës”.

Në dy sektorët e sigurisë së lartë në Peqin, sipas shkresës së Hoxhës, kishte 160 shtretër bosh, ndërsa 115 të dënuar të tjerë ishin akomoduar në kundërshtim me aktet ligjore dhe jashtë kushteve normale të jetesës dhe sigurisë.

Lista e sendeve të ndaluara që u gjendën brenda burgut ishte gjithashtu e gjatë; frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekjeje, mikrovalë, shtrydhëse frutash dhe aksesorë e bokse muzike të përmasave të mëdha.

Vrasja e ndodhur në burgun e Peqinit ndikoi edhe privilegjet e grupit të të burgosurve VIP në Durrës, i cili përbëhej nga një ish-ministër, një ish-deputet, pesë ish-kryebashkiakë, një prokuror dhe një ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.

Ata u transferuan përkohësisht në burgun e Fierit, pasi sipas një drejtuesi të policisë së burgjeve, “ishin trajtuar në mënyrë preferenciale dhe në kundërshti me rregullat e brendshme të burgjeve”.

Megjithatë, trajtimi me dy standarde në shkelje të ligjit dhe rregulloreve është një praktikë që shkon përtej një kohe të caktuar apo institucioneve të veçanta të ekzekutimit të vendimeve penale.

Një raport inspektimi i kryer në qershor- korrik 2023 në 16 institucionet e vuajtjes së dënimit, të cilin BIRN e disponon, ekspozon cenim të sigurisë dhe shkelje të rënda të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit.

Në burgun “Jordan Misja” në Tiranë, institucioni më i madh i paraburgimit në Shqipëri, grupi i inspektimit evidentoi kontrolle selektive për sende të ndaluara.

“Kishte jo vetëm dhoma që nuk kontrolloheshin, por edhe sektorë që nuk ishin prekur dhe kontrolluar asnjëherë…,” thuhet në raport.

Edhe në regjimin e brendshëm të burgut të Vlorës, trajtimi me dy standarde i të burgosurve u konstatua fare lehtë.

“Kishte të burgosur të sistemuar që qëndronin të vetëm nëpër dhoma të mirëarreduara, ndërsa të tjerë të sistemuar në disa dhoma të quajtura dhoma karantinimi, pa asnjë orendi brenda, pa tualete, vetëm me një krevat, pa derë dhome, vetëm me zgarë,” shton raporti.

Në burgun e Kosovës në Lushnje, inspektorët kishin gjetur një ndarje të pabarabartë të hapësirës mes të burgosurve. Në disa dhoma ishin akomoduar vetëm dy persona, ndërsa të tjerat “ishin mbushur plot”.

Inspektimi konstatoi gjithashtu se në shumicën e burgjeve, kontrollet për sende të ndaluara ishin fiktive, se punonjësit e turnit të natës flinin gjumë dhe se kishte shkelje të rregulloreve për futjen e sendeve të ndaluara.

“Nga sondazhi i kryer për procedurën e kontrollit të elementëve të ndaluar, u konstatua se kontrolli zgjaste 3 minuta në një sektor me 10-12 dhoma, ku mesatarja e kontrollit për një dhomë i bie 20 sekonda,' citon raporti për burgun “Jordan Misja” në Tiranë./ Reporter.al 

ulsi manja admir abrija burgu i vipave

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim