"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Partia Socialiste mund ta zgjedhë e vetme presidentin pas raundit të tretë.
TIRANË- Kryetarët e grupeve parlamentare u ulën të mërkurën në një tryezë diskutimi për procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri. Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që opozita të kishte të drejtën ekskluzive për të propozuar kandidatë në dy raundet e ardhshme të votimit për presidentin e ri, propozim që u pranua nga kolegu i tij socialist, Taulant Balla.
“Ne propozimin na e jep Kushtetuta, me 20 firma propozohet një emër. Tre raundet e para propozimi të jetë i opozitës, pikë,” iu drejtua Alibeaj përfaqësuesve të mazhorancës. Alibeaj kërkoi që presidenti të zgjidhej pikërisht në këto raunde që të garantonte një frymë konsensuale për nga numri i votave që i duhen.
Propozimi i Alibeajt u pranua nga Balla, i cili shtoi se dy raundet e fundit do të ishin të mazhorancës.
“Deri në raundin e tretë, propozimet i keni ju. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakort. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë,” tha Balla.
Partia Socialiste mund ta zgjedhë e vetme presidentin pas raundit të tretë.
Tryeza u mblodh pasi raundi i parë i votimit dështoi pa asnjë kandidaturë konkrete. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se mazhoranca e tij do të dilte me emër kandidati vetëm në raundin e katërt, pasi në 3 raundet e para nuk i kishte votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin.
Pakti Alibeaj-Balla i arritur para kamerave nuk u mirëpritur nga grupimet e tjera të opozitës.
Deputetët e “Komisionit të rithemelimit” të PD-së e cilësuan Alibeajn pa mandat politik nga partia dhe paktin e arritur si një tallje me procesin kushtetues.
“Është tallja e radhës me procesin e presidentit,” tha Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat duke shtuar se “askush s’mund t’ia heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në pesë raunde”.
Fatmir Mediu dhe Agron Duka, pjesëmarrës në tryezë, nuk u shfaqën entuziastë për paktin për propozimet, duke kërkuar që të gjendej një figurë konsensuale që të propozohej nga opozita.
Raundi i dytë i votimit do të mbahet të hënën, ndërsa afati për paraqitjen e kandidatëve skadon të dielën.
Marrë nga Reporter.al
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me median që sot raportoi se lideri historik i demokratëve kishte kërk...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur Presidentes së Koovës Vjosa Osmani e ati jtë Malit të Zi...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se e majta amerikane po kërkon që të zgjedh dhe vendosë kreun e Pa...
Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...
Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dekalruar se Edi Rama i ka thurur himn Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë...
Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja amerikane Yuri Kim në vend u ka kërkuar gazetarëve që t&e...
Demokrati dhe Berisha Një demokrat në Berat ka ndritur sërish një dolli për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë fjalës...
Sali Berisha Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama duhet të japë llogari se si e ka firmosur tenderin e djegësve 420 m...
Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha teksa u ka bërë thirrje demokratëve të votojnë për zgjedhjen e kryetarit t&...
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha TIRANË- Përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha e deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi....