LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Ndryshimet në qeveri kur PS po përballet me skandale korrupsioni

Rama largoi ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, atë të Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi – ndërsa përsëriti premtimin se ai nuk do të mbrojë asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.

4 Shtator 2023, 23:00 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Ndryshimet në qeveri kur PS po përballet me skandale korrupsioni
Edi Rama

TIRANË- Pas një fjalimi të gjatë në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi të largojë pesë ministre nga kabineti i tij qeveritar, ndërsa përsëriti premtimin se ai dhe Partia Socialiste nuk do të mbronin asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ajo e Bujqësisë, Frida Krifca, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali si dhe ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi nuk do të jenë më pjesë e Këshillit të Ministrave.

Xhaçka ka shërbyer në qeveri prej vitit 2017, si ministre e Mirëqenies Sociale, e Mbrojtjes dhe së fundmi në krye të diplomacisë.

Vitin e fundit, Xhaçka po përballet me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik nga qeveria. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga Igli Hasani, një diplomat karriere, ish-ambasador, aktualisht koordinator i OSBE-së për ekonominë dhe klimën.

Edhe Frida Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR, e drejtuar më parë prej saj.

Në vend të Krifcës, Rama rikthen në kabinet deputeten Anila Denaj, që më herët ka drejtuar ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Rama njoftoi gjithashtu se kishte zhvendosur Olgerta Manastirliun nga Ministria e Shëndetësisë në atë të Arsimit. Manastirliu e drejtonte këtë dikaster që nga vitit 2017, ndërkohë që do të zëvendësohet nga Albana Koçiu, drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shkarkohet nga kjo detyrë për t'iu  besuar një ministri më e vogël dhe pa portofol, si ajo e Sipërmarrjes. Në krye të Financave, Rama emëroi Ervin Meten, ish-zëvendësministër në këtë dikaster, që mbante aktualisht postin e drejtorit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kryeministri njoftoi krijimin e një ministrie të re pa portofol, që sipas tij do të koordinojë punën mes pushtetit qendror dhe atij vendor, duke marrë në kabinet për këtë detyrë nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Ndryshimet vijnë në një moment kur në mandatin e tretë qeverisës, PS po përballet me skandale korrupsioni dhe me dosje hetimore që përfshijnë ministra apo ish-ministra.

Në fjalimin e gjatë para socialistëve, Rama nuk dha arsyet që e çuan drejt këtyre ndryshimeve, por pranoi se partia që ai drejton ndodhet përpara një sprove të vështirë, atë të përballjes me drejtësinë, të cilën tha se do ta kalojë “gjallë, a vdekur”.

Ai tha se nuk i kishte asnjë borxh askujt që futej në borxh me këtë drejtësi, pavarësisht se sipas tij, edhe ajo ishte e gabueshme.

Rama po ashtu propozoi emrat për sekretariatin e ri të partisë, pasi shkarkoi pak javë më parë sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Ardian Çela, Eduart Ndreca, Evis Kushi, Etjen Xhafa, Romina Kuko dhe Milva Ikonomi janë emrat që do të drejtojnë sekretariatet e PS-së, pasi të votëbesohen në Kongresin e Jashtëzakonshëm, të cilin Rama e njoftoi për në muajin tetor.

Marrë nga Reporter.al

edi rama mbledhja e asamblese se ps

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj