LIVE UPDATES
Politike

Biden e uroi vetë/ Pse Rama ia la në dorë urimin për Presidentin Trump Begajt?

Mes ceremonisë madhështore dhe betimit si President, Trump ka pasur një ditë të ngjeshur ditën e djeshme, por për të nuk kanë munguar urimet nga homologët dhe liderët e vendeve të tjera të Evropës dhe botës.

21 Janar 2025, 15:14 Nga I.A
Biden e uroi vetë/ Pse Rama ia la në dorë urimin për
foto ilustruese

TIRANË- Inaugurimi i Presidentit të 47-të SHBA-së Donald Trump ka qenë ngjarja që ka marrë vëmëndjen e botës ditën e djeshme 21 janar. Përveç faktit që ai është presidenti më i fuqishëm i botës për 4 vitet e ardhshme, kjo ngjarje ka marrë vëmëndje për shkak se për Trump kjo është hera e dytë që merr postin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Mes ceremonisë madhështore dhe betimit si President, Trump ka pasur një ditë të ngjeshur ditën e djeshme, por për të nuk kanë munguar urimet nga homologët dhe liderët e vendeve të tjera të Evropës dhe botës. Por diçka e tillë nuk ka ndodhur me Shqipërinë. Në një kërkim të thelluar që Dosja.al ka kryer, Rama deri më tani nuk ka bërë asnjë lëvizje për të uruar Presidentin Trump edhe pse dhëndërit të tij i ka dhënë statusin investitor strategjik në Shqipëri.

Biden e uroi vetë/ Pse Rama ia la në dorë urimin përBiden e uroi vetë/ Pse Rama ia la në dorë urimin përBiden e uroi vetë/ Pse Rama ia la në dorë urimin përBiden e uroi vetë/ Pse Rama ia la në dorë urimin për

 

Urimin për Trump e ka bërë Presidenti i vendit Bajram Begaj, i cili me anë të një postimi në X ka theksuar se SHBA-të vazhdojnë të qëndrojnë si dëshmi e vlerave të demokracisë. 

"Urime të ngrohta për Donald Trump, duke u betuar si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë," shkruan Begaj. 

Biden e uroi vetë/ Pse Rama ia la në dorë urimin për

Ende nuk dihet se përse Rama vendosi që këtë vit t'ia linte në dorë Begajt urimin ndaj Trump nga Shqipëria. Pasi në momentin që Presidenti i mëparshëm Joe Biden u zgjodh në vitin 2020 si Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, urimi i kryeministrit Rama ishte ndër të parët në rrjetin social X (Tëitter). 

"Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara," shkruante Rama në vitin 2020. 

Akti i Edi Ramës për t'i lënë Bajram Begajt detyrën e dërgimit të urimit për Donald Trump është një lëvizje që ka ngritur shumë pyetje dhe polemika. Ndërkohë që vetë Rama nuk është një dashamirës i madh i Trump dhe këtë e ka shfaqur hapur në vitin 2016, ku e ka kritikuar disa herë madje dhe ka dalë hapur kundër tij në fushatën me Hillary Clinton./Dosja.al

edi rama


Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari