LIVE UPDATES
Politike

“Betejë e re kundër qeverisë”, Berisha: Jemi para dy alternativash, luftë ose bllokim

Berisha foli për mekanizmat që do të ndiqen për të arritur qëllimin, ndërsa shtoi se tashmë nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër.

19 Tetor 2023, 21:28 Nga I.A
“Betejë e re kundër qeverisë”, Berisha: Jemi para dy
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur, për betejën e re kundër qeverisë, e nisur sot me aksionin në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe moslejimin e zhvillimit normal të seancës. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha foli për mekanizmat që do të ndiqen për të arritur qëllimin, ndërsa shtoi se tashmë nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër.

“Mjetet që do të përdorim janë ato që ka përdorur çdo lëvizje popullore për realizimin e objektivave. Kemi konsumuar deri sot me durim të tejskajshëm mundësitë e tjera, derisa jemi gjetur de facto të përjashtuar nga Parlamenti. Të zhveshur nga çdo lloj funksioni kushtetues si deputetë, në këtë mënyrë Rama pasi grabiti qindra mijëra vota me mekanizmat e njohura, tani kërkon që dhe ata që nuk grabiti dot dhe që votuan për opozitën, t’i sekuestrojë. Sot jemi në kushte që nuk kemi qenë kurrë në Parlament, ku çdo e drejtë kushtetuese i mohohet dhe zëvendësohet opozita e vërtetë me peng-opozitën. Ne kemi dorëzuar ligje dhe rezoluta që Rama i arkivon në sirtarët e Nikollës, që nuk mund të ndodhë kurrë. Kemi kërkuar 6 komisione Parlamentare, që është taksativ nga Kushtetuta, dhe këta e kanë kundërshtuar me qëllimin e vetëm, sepse Rama nuk mund të pranojë të hetohet afera McGonigal. Sepse ai me McGonigal dhe Agron Nezën kanë vepruar si grup kriminal. Nuk kanë dhënë asnjë argument për rrëzimin e kërkesave tona për ngritjen e Komisioneve. Shkeljet e panumërta të ligjit të konfliktit të interesit janë te Rama dhe familja e tij, ai sot nuk duhet të kishte imunitetin e deputetit. Dhe ai nuk e lejon këtë, nuk lejon hetimin e aferave sepse është pas tyre”, tha Berisha.

Sipas tij janë në situatën, ose të luftojnë në Parlament, ose ta bojkotojnë atë. Zgjidhjen e fundit Berisha thotë se nuk e konsiderojnë.

Ne nuk duhet të tërhiqemi nga Parlamenti, por të bëjmë gjithçka që Parlamenti të rikthehet. Çdo formë qëndrese civile që deputetët mund të organizojnë, do e organizojnë. Dhe rrethimi i parlamentit do të vijë, por në fillim të luftojmë ne vetë aty. Jemi para alternatives ose të luftojmë në parlament ose të bojkotojmë. Ndryshimi është shumë i madh. Le të marrim çadrën. Ishte një lëvizje folake, e përqendruar, por pati efekt të padiskutueshëm. Por pati tradhti! Ato interesa u shitën, u tradhtuan nga Lulzim Brava. Unë në atë kohë, marrëveshjen e mbështeta se ishte shumë e mirë, por cfarë ndodhi? Është akt publik fatmirësisht tradhtia. Javën e parë PD nga 32 pikë në polle, sjkoi në 38 pikë. Ditën e parë të javës së dytë, Rama deklaron që ‘ai është çun i mirë, me të do qeveris’. Ky është mesazh bashkëqeverisje. Si u faktua? Të dy altoparlant kundër Metës! I thirra dhe i thash ‘të paktën korpusin militantesk të partisë t’i e largove dhe nuk të vjen në votim’. Sepse ai Metën, ky Metën… ajo ishte marrëveshje dhe aty morën me rezultat më katastrofik se në 1997. Kësaj here do jetë ndryshe, e para nuk do bëhen gabimet e para”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit