LIVE UPDATES
Politike

Berisha u premton fermerëve: Sot merrni 32 milionë euro subvencione, do të merrni mbi 200 milionë euro subvencion

Berisha u premtoi fermerëve se ndryshe nga ditët e sotme që marrin vetëm 32 milionë euro, ata do të marrin mbi 200 milionë euro subvencione si mbështetje. Berisha tha se qeveria do tu kthejë paratë atyre që punësojnë mijëra shqiptar dhe që japin 20 përqind të prodhimit.

23 Prill 2025, 20:43 Nga M.L
Berisha u premton fermerëve: Sot merrni 32 milionë euro subvencione,
Sali Berisha

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Fier pasditen e sotme. Gjatë fjalimit të tij, Berisha u premtoi fermerëve se ndryshe nga ditët e sotme që marrin vetëm 32 milionë euro, ata do të marrin mbi 200 milionë euro subvencione si mbështetje. Berisha tha se qeveria do tu kthejë paratë atyre që punësojnë mijëra shqiptar dhe që japin 20 përqind të prodhimit.

Berisha shtoi se prodhimet e tyre janë krenaria e tyre duke i dhënë fjalën fermerëve se qeveria jo vetëm që do të mbrojë por edhe do të bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve më rajon, Europë dhe nëpër botë. 

PJESË NGA FJALIMI:

"Miqtë e mi, unë jam këtu për të garantuar fermerët e mrekullueshëm të Myzeqesë dhe të gjithë qarkut se mbështetja e qeverisë së ardhshme për ju do të pesëfishohet. Domethënë sot ju merrni 32 milionë euro subvencione, do merrni mbi 200 milionë euro subvencion për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë. Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi. Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 përqind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju. Kredi të buta me 80 përqind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë. 70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës.

Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale. Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë. Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria. Dhe unë u jap fjalën ju këtu sot se qeveria jo vetëm do mbrojë, por do bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve në rajon, në Europë dhe në botë për prodhimet shqiptare. Çdo fermer, le të pyesë sot Sali Berishën, të pyesë Gazment Bardhin, po pse ne e bëjmë këtë? Ne nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm se u kthejmë paratë ju, paratë që u marrim fermerëve.
Nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm u vendosim ju o njerëz të punës dhe djersës në një start të njëjtë me fermerët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë. Nafta do të ketë subvencionim identik me atë të këtyre vendeve. Dhe naftë nuk do shitet më me çmim plus/minus 10 përqind nga dallimi në çmimi në Maqedoni dhe Kosovë. Edi Rama merr për çdo litër naftë nga xhepat tuaj 1.1 euro. Ngarkesa fiskale mbi naftën do jetë e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë. Pra, ne do jemi të drejtë me ju dhe do bëjmë gjithçka për suksesin e fermave tuaja, për komplekset agrobujqësore," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit