LIVE UPDATES
Politike

"SPAK është organizatë kriminale"/ Akuza e fortë e Berishës: Drejtorët e policive po i zgjedh klani i Troplinit dhe i Bajrëve

Më tej, në listën e akuzave, Berisha solli në vëmendje edhe procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të policisë, të cilët sipas tij po i zgjedh klani i Troplinit dhe i Bajrëve.

11 Nëntor 2024, 13:05 Nga ZH.LL
"SPAK është organizatë kriminale"/ Akuza e fortë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka hedhur sërish akuza ndaj SPAK. Në konferencën për gazetarët, Berisha e quajti SPAK-un, një organizatë kriminale të marrë peng nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Sipas Berishës, ata i shërbejnë njëri-tjetrit pasi janë të lidhur nga krimi.

Më tej, në listën e akuzave, Berisha solli në vëmendje edhe procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të policisë, të cilët sipas tij po i zgjedh klani i Troplinit dhe i Bajrëve. Berisha hodhi akuza të forta duke thënë se Klani i Troplinit ka emëruar Neritan Nallbatin, Neritan Xibrakën, ish-bashkëpunëtorin e Hakmarrjes për Drejtësi, të nxjerrë nga Igli Toska nga policia e shtetit për bashkëpunëtor me këtë organizatë, për nxjerrje të sekretit te kjo organizatë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari më lejoni të informoj shqiptarët se deklarata ime për organizatë kriminale bazohet në dokumente zyrtare, të cilat dëshmojnë se prokurorët dhe anëtarët e BKH-së, të Spakut të partisë tregtojnë ditë e natë me dosjet e krimit, me autorët e krimeve. U vendosin gjoba të mëdha për të ndryshuar provat dhe lehtësuar veprën penale. Pra, unë nuk mund të lëshoj kurrë një akuzë që nuk qëndron, por unë me dokumente të tilla para, nuk mund të hesht kurrë. Aty kemi të bëjmë me një organizatë të marrë peng nga Edi Rama, të lidhur në krim njëri me tjetrin.

Po e përsëris edhe njëherë, kur Altin Dumani i kërkoi gjobëvënësit- atë dokument që e ka ai, e kam edhe unë- i kërkoi gjobëvënësit llogari se çfarë është kjo, gjobëvënësi ia ktheu, na shpjego pak zotëri, në 19 pyetje të Imer Lalës, të denoncuar nga Luftar Reçi për vrasje, si nuk pati asnjë pyetje për vrasje zotrote dhe si doli i ekzoneruar Lala nga vrasja? Pra, më thoni ju mua, a nuk janë këta bashkëpunëtorë në krime?

A nuk është bashkëpunëtor në krim Vath Staka, anëtar i KLP-së, i cili me urdhër të Taulant Ballës, me dokumente të vërtetuara, shkon dhe liron dy terroristë që donin të hidhnin në erë Lulzim Kullën, që unë nuk e njoh dhe nuk di se çfarë është? Dhe që Altin Lala apo Altin Dumani e ka të qartë siç e kam punë, por nuk guxon dhe hesht si kriminel, si tinëzar.

A nuk është kriminel Taulant Balla, i cili me urdhër të Çelëve urdhëron Vath Stakën për t’i liruar ata?
Këta janë organizatë kriminale. Unë nuk them se secili prej tyre është, por këta janë drejtuesit.

Kur Taulant Balla del në regjistrime se akuzohet për porositës vrasjesh dhe prokurori dhe gjykatësi urdhërojnë shkatërrimin e regjistrimit se nuk e dimë cili Taulant është, a nuk është kjo vepër kriminale? Taulant Balla u thotë, vendosni revolen në oborrin e Manahasëve dhe del Nuredini, nuk e ka dhënë Taulanti atë porosi. Pra, çfarë janë këto?

Njerëzit kanë të drejtë se shohin prokurorë specialë, prokurori speciale, të vetëkuptuar për të luftuar krimin, por e vërteta është se këta janë bashkëpunëtorë në krim. A e dini se çfarë po ndodh këto ditë?
Kush po i përzgjedh drejtorët e policisë? Drejtorët e policive po i zgjedh klani i Troplinit dhe i Bajrëve.
Klani i Troplinit ka emëruar Neritan Nallbatin, Neritan Xibrakën, ish-bashkëpunëtorin e Hakmarrjes për Drejtësi, të nxjerrë nga Igli Toska nga policia e shtetit për bashkëpunëtor me këtë organizatë, për nxjerrje të sekretit te kjo organizatë.

A e dini ju se Ervin Toplini, ka përzgjedhur pasi mori Ilir Prodën e krimit, përfaqësuesin e bandave të Elbasanit drejtor policie, tani zgjedh Nallbatin me zgjedhë drejtorët e policisë. A nuk janë këta organizatë kriminale? Këta janë edhe më të ligj se ata që rrinë në ilegalitet.
Shumë më të ligj, se këta kanë pushtuar zyrat e shtetit, përdorin paratë e shtetit, janë kryekëput në shërbim të tyre. Cila drejtësi, më thoni ju mua?

Kush e bëri drejtësinë? E bëri Xhorxh Sorosi. Janë me dokumente këto. Nuk është një shpikje e imja. Ai e shkatërroi drejtësinë me ambasadorë të korruptuar, me lotimin e tyre të korruptuar, natyrisht me Edi Ramën, pa Edi Ramën nuk bëhej kurrë ajo. Nuk ka nevojë të flas unë, drejtësia flet vetë për veten e vet.

Po Olsi Çela në sa dosje e ka emrin? Çfarë është Olsi Çela? Është prokuror i përgjithshëm, por është prokuror i dosjes së Xibrakë, dosjes së Olsi Ramës, ndaj u shpërblye. Ndaj Olsi Çela mbron Irenën me 5 mbiemra, bashkë me Altin Dumanin e mbrojnë kriminelen që fsheh krimin. A nuk janë këta organizatë kriminale? Nëse unë e kam gabim çdo njeri mund të thotë. Ky është produkt i antireformës që u krye në Shqipëri mbi baza korrupsioni që kishte një qëllim, të konsolidonte narkoshtetin dhe të zhdukte opozitën. Ky ishte qëllimi.

sali berisha

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më