LIVE UPDATES
Politike

"Berisha si Berluskoni punon për popullin e vet"/ Deputetja italiane Erica Mazzeti: Të rinjtë shohin të ardhmen tek lideri i PD-së!

Mazzeti në një intervistë për Syri TV vlerësoi pjesëmarrjen e lartë dhe dëshirën që ka parë tek elektorati për ndryshimin e kësaj qeverie. Gjithashtu ajo nënvizoi rëndësinë e votës më 11 maj dhe rolin e diasporës shqiptare në Itali në këtë proces. Deputetja tha se po shëtisin shumë të Italisë për të takuar shqiptarë me të drejtë vote që ti bindim të votojnë.

3 Maj 2025, 17:46 Nga E. D
"Berisha si Berluskoni punon për popullin e vet"/ Deputetja
Erica Mazzeti

TIRANË- Deputetja italiane Erica Mazzeti e cila në këtë fushatë elektorale është krah Sali Berishës dhe koalicionit PD- ASHM ka theksuar afërsinë mes PD-së dhe Forza Italia. Mazzeti në një intervistë për Syri TV vlerësoi pjesëmarrjen e lartë dhe dëshirën që ka parë tek elektorati për ndryshimin e kësaj qeverie. Gjithashtu ajo nënvizoi rëndësinë e votës më 11 maj dhe rolin e diasporës shqiptare në Itali në këtë proces. Deputetja tha se po shëtisin shumë të Italisë për të takuar shqiptarë me të drejtë vote që ti bindim të votojnë.

"Ka ditë që bëj fushatë elektorale me zotin Berisha. Kam shumë miq në Shqipëri. Partia Demokratike është shumë e ngjashme me Forza Italia. Morëm pjesë në këtë fushatë të shkëlqyer. Shoh që njerëzit e ndjekin shumë politikën, ka shumë pjesëmarrje, edhe më shumë se në Itali dhe kjo është shumë pozitive, sepse pjesëmarrje do të thotë demokraci.

Ishte një itinerar shumë i rëndësishëm. Partia jonë Forza Italia , falë dhe presidentit Silvio Berluskoni ka qenë gjithnjë pranë popullit shqiptarë dhe gjithnjë na ka treguar se çfarë mund të bëjë ky popull. Ne jemi shumë pranë jush. Gjatë këtyre ditëve pashë që populli po lëviz. Kam takuar profesionistë, artizanë, tregtarë, fermerë. Shihet tek këta dëshira për ndryshim e duhet të ndodhë ky ndryshim. Shoh një popull që do ndryshimin. Është e drejtë të ndodhë kështu sepse alternimi është një anë e rëndësishme e lirisë dhe e demokracisë.

Shqiptarët me votën e tyre më 11 maj mund të ndryshojnë fatet e këtij vendi. E ne italianët që jemi pranë jo vetëm nga ana gjeografike por dhe pikëpamja kulturore do të vijojmë tju mbështesim edhe në të ardhmen. Vota është e rëndësishme. Qytetarët të mos rrini në shtëpi. Kjo është javë vendimtare. Ne po shëtisim shumë qytete të Italisë për të takuar shqiptarë me të drejtë vote që ti bindim të votojnë. Ne si Forza Italia, e kemi thënë dhe e kemi dëgjuar dhe nga Sali Berisha, që njeriu është në qendër të politikave, shkollat, infrastruktura e shërbimet më të mira. Themelore është dhe të pasurit një drejtësie të drejtë dhe të shpejtë jo të vonuar. Ne kemi pasur shumë sipërmarrës që kanë investuar në Shqipëri, por ky trend ka rënë vitet e fundit dhe ne duhet ta ringjallim," tha Erica Mazzeti  

Ndër të tjera deputetja bëri thirrje që gratë dhe të rinjtë të votojnë lirshëm dhe paralajmëroi angazhimin e saj për të garantuar mbrojtjen e votës përmes bashkëpunimit me OSBE-në. Mazzeti beson se Berisha do të sjellë ndryshimin në Shqipëri dhe bën një paralelizëm mes tij dhe Berluskonit. Ajo gjithashtu tha se Berisha është si  Berluskoni punon për popullin e vet.

“Është themelore që gratë të votojnë pa u ndikuar. Me votën e tyre vendosin fati i vendit dhe të familjes Shoh shumë të rinj që janë entuziastë që mund të shohin tek Berisha të ardhmen e tyre. E kjo është gjëja më e bukur.  Kush nuk voton të mos ankohet më pas. Ne do të flasim me anëtarët e OSBE që të mbrojnë votën e shqiptarëve. Po bëjmë një punë të madhe në Itali, ku janë shumë shqiptarë që votojnë dhe të bëjnë diferencën. Edhe ambasadat duhet të bëjnë rolin e tyre. Berluskoni kishte largpamësinë. Ai njihte Shqipërinë në veçanti për të cilën ishte i afeksionuar vecanërisht për Berishën. Tek Berisha shoh të njëjtin stimul që kishte Berluskoni. Punon për popullin e tij atë që duhet të bëjë një politikan" nënvizoi Erica Mazzeti.

erica mazzeti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj