Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha theksoi se asgjë në botë dhe asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp theksoi se raportet paraprake i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kryedemokrati gjithashtu dënoj aktet kriminale që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Berisha theksoi se asgjë në botë dhe asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Po ashtu ai ftoi demokratët të vazhdojnë misionin për rikthimin e votës së lirë.
"Unë këtu shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilat defakto në parimin më themelor ndërkombëtar dhe kombëtar të zgjedhjeve, atë të barazisë së palëve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet. Por natyrisht jo vetëm në këtë parim, ka patur probleme të tjera po kaq të rënda, edhe më të rënda. Zgjedhje të kapura nga organizata kriminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit, të cilat disponojnë në kontot e tyre të nëndheshme, miliarda euro dhe që luftojnë këto zgjedhje për lëkurën e tyre, sepse siç e dini, i kisha garantuar dhe vazhdoj ti garantoj se ato me PD në pushtet, do të shpallen organizata terroriste, ç’ka do të thotë ligji do të jetë i tmerrshëm për to. Mos të kenë iluzion sepse ato janë bërë pengmarrës të demokracisë së një shteti dhe një kombi, me Edi Ramën. Në këtë kuadër dënoj me forcën më të madhe terrorin policesk, ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina. E gjithë ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës. Dënoj akte të tjera të falangave të krimit që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Pra, ftoj demokratët dhe demokratet e mbarë opozitarët të vazhdojmë këtë mision, si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës, shëmtinë e kësaj farse elektorale," tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat duke folur mbi rezu...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit për mandatin e katërt të fituar nga preside...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se vendi është i bekua...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u ka kujtuar grupeve të Numërimit të Votav...
Foto ilustruese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar deri tani 5213 qendra votimi, ose 99.8% të totalit për votimet që u re...
ursula Von der Leyen dhe edi rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Europian Ursula...
Erion Veliaj dhe Arbër Veliaj TIRANA- Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apel ankimin e Arbër Veliajt, vëlla...
Edi Rama dhe Viktor Orban TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeministrit hungarez Viktor Orban, pasi ai e uroi për...
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ankesën e PS ndaj vendimit për mos numërimin e votave të diaspor&eu...
Edi Rama dhe Antonio Costa TIRANA- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren n&e...