4 Maj 2023, 21:54
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet përse demokratët duhet t’i besojnë llir Metës dhe jo pjesës tjetër të demokratëve të Enkelejd Alibeajt. I ftuar në studion e emisionit "Opinion", Berisha e konsideroi Ilir Metën si politikan të lirë, ndryshe nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i konsideron “të kapur”.
PJESË NGA BISEDA:
Berisha: Rama ka marrë peng Lul Bashën dhe Alibeajn. Jo Gaz Bardhin dhe Jorida Tabakun. Mos mi shto. Alibasha dhe Lulbrava u bënë me qëndrimet e tyre simbolet më të shëmtuara të politikanit në 32 vite. Mua nuk më dëmtuan ata, por u përpoqën. PD shpëtoi prej tyre. Enkelejd Alibeaj është një vegël e shëmtuar e Edi Ramës, i marrë peng kokë e këmbë për vëllanë e tij, një kriminel i rrezikshëm. Kam thënë peng Lul Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Të parin me dosjen e larjes së parave, 700 mijë Eurove që mund të hapet në çdo moment se aty ka bërë një hile Rama aty, njëri prokuror e ka firmosur e tjetri jo. Ky zotëria ka një kriminel të rrezikshëm që nuk e ka deklaruar dhe për të cilin nuk thotë se kush është dhe për të cilin Rama e tërheq. Janë jo një, por disa nga njerëzit të cilët për muaj të tërë nuk e mbështetën Sali Berishën, por e panë se primaret ishin procesi i lirisë, ata kandiduan dhe sot janë kandidatë për kryetar bashkie të PD dhe unë i mbështes me kënaqësi. Këta nuk i pranuan primaret. Donin të rrëzonin primaret që disa të jenë me primaret dhe të tjerë të jenë me sondazhet.
Pse elektorati demokrat duhet ti besojë aleancës me Ilir Metën të cilin ju në shumë faza keni qenë kundër?
Berisha: Ilir Meta është politikan i lirë, ka marrë vendime kundër Sali Berishës, kundër Edi Ramës. Ka faktuar se është politikan i lirë. Edhe kurthi i fundit që i organizoi Edi Rama, i doli turpi siç e ka, Ilir Meta është njeri i lirë. Nuk është i lirë Lulzim Basha. Duhet të jesh i lirë sepse Lulzim Basha ka dosjen, ajo dosje është 6 vjet burg, sepse Edi Rama me njërin prokuror ja ka mbyll me tjetrin s’ja ka mbyllur. Alibeu po të ishte i lirë del e thotë me im vëlla s’kam asnjë lidhje me të. Por fakti që e fsheh tregon që Edi Rama i di lidhjet. Një njeri që fsheh lidhjet e krimit s’të duhet.
sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
4 Maj 2023, 21:51
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se është i bindur se Belind Këlliçi do t&...
Politike
4 Maj 2023, 19:30
I.A
Edi Rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmet se rritja e pagave nuk do të hyjë në fuqi brenda muajit prill. Rama ...
Politike
4 Maj 2023, 21:46
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” tha se sipas sondazheve digjitale, Elbasanin e fi...
Politike
4 Maj 2023, 21:40
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit "Bashkë fitojmë". N&...
Politike
4 Maj 2023, 21:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai në fushatën elektorale merret vetëm me Sali Berishën dhe Ilir Met&e...
Politike
4 Maj 2023, 21:14
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije se të gjitha shpenzimet e fushatës së ...
Politike
4 Maj 2023, 21:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka çfarë të bëj që të ndalojë personat 'Non Grata...
Politike
4 Maj 2023, 21:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se bashkëpunimi me këdo kandidatë nga Opozita që do të fitojë ...
Politike
4 Maj 2023, 21:10
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Sonte në...
Politike
4 Maj 2023, 20:58
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një shkrim për kryeministrin Edi Rama nga "New ...