LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama fshiu të gjitha fotot me Aleksin, sepse Xhorxh Sorosi u shpall armik në SHBA

Berisha tha se Rama shkonte familjarisht në ditëlindjet e Aleksit dhe ky i fundit shkonte në ditëlindjen e kryeministrit.

14 Shkurt 2025, 13:00 Nga r.ll
Berisha: Rama fshiu të gjitha fotot me Aleksin, sepse Xhorxh Sorosi u
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë me mediat komentoi sërish fshirjen e fotove që kryeministri Edi Rama kishte me Aleks Sorosin. 

Berisha tha se Rama shkonte familjarisht në ditëlindjet e Aleksit dhe ky i fundit shkonte në ditëlindjen e kryeministrit. Sipas Berishës, Rama i fshiu fotot për shkak se Xhorxh Soros u shpall armik në SHBA. 

"Të vijmë këtu ku jemi sot. E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu. ‘Ëok Culture’. I fshiu, çfarë ka? Më gjej një me Aleksin. I zhduku vëllaut Aleks. E di ti se i shkonte në ditëlindje me baule, me familje dhe djalë, e Aleksi vinte në ditëlindjen e tij. I ka fshirë sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe. Xhorxh Soros u shpall armik, me të drejtë.",  tha Berisha ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Jo nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, por nga Fatos Nano dhe qeveria e tij, u themelua një prokurori që quhej, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo prokurori ka dënuar me dënime për jetë krerët kryesorë të bandave në Shqipëri. Ajo prokurori lëshonte në një dorë, 53 mandate dhe ekzekutonte 47-48 prej tyre. Ajo prokurori i gjente dhe i solli nga ana e anës, kapobandat nga papafingot e Ankarasë, në Suedi, Itali e erdhën e morën dënime për jetë.  Ajo prokurori po të hyni në media, nuk gjeni as regjistrime, as ç’regjistrime. Funksiononte në përputhje me ligjin. Politika në atë kohë kishte zero tolerancë ndaj krimit.

Tani vijmë te korrupsioni. Prokuroria e Krimeve të Rënda të cilën e shpërbënë në mënyrën më kriminale, i nxorën një nga një vetëm se kishin dënuar banditët e PS. Kjo prokurori nuk kishte tagër dënimin kundër korrupsionit. Korrupsioni kishte një Task-Force e kryesuar nga një prokuror, por e përbërë nga prokurorë, OPGJ, agjentë të SHISH, Agjentë të agjencisë kundër larjes së parave, agjentë të tatimeve dhe doganave. Aty ishin shumë sy, aty dosjet nuk dështonin. Dhe aty që ta dini ju, ka patur në kryeministri një departament Antikorrupsion. Me qindra dosje nga antikorrupsioni i kryeministrisë, kalonin tek kjo task force. Tani të vijmë tek nivelet e larta. Ligji ndalonte në mënyrë kategorike ministrat të kishin të bënin me tenderat. Asnjë prej tyre nuk ishte kryetar i autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor drejtoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm dhe zv/ministrat.

Edi Rama kur erdhi në pushtet i mori një nga një ministrat e PD dhe gjeti zero ndër to. Nxori mis radarin, Mimi Radarin në konferencë shtypi jo nga Ministria e Mbrojtjes, por nga kryeministria doli Mimi Radari, dhe tha se Arben Imami do të shkojë në burg. Imami kishte zbatuar vetëm ligjin. Mori Myqerem Tafaj, i tha prokurori; të lutem shumë më fal, por nuk kam rrugë tjetër vetëm ta çoj. E çoi por zero. Pra nuk ka gjetur asnjë ministër.  Mori Sali Berishën mbi bazën e falsitetit se i ka dhënë dhëndërriti të tij tokë publike, ndërkohë kur toka ishte e asaj familje në 10 breza, me dokumente zyrtare të qeverisë italiane të asaj kohe dhe qeverisë komuniste në 1946. Pra, nuk mund të dënosh njerëz të cilët nuk kanë bërë një krim.

U dënuan në 2 vite nga Task Force e antikorrupsionit, merrni raporte të DASH në vitet 2008-2009-2010 dhe ato tregojnë se në vitet 2008-2009 u dënuan 630 punonjës për korrupsion. U hetuan 1430 punonjës. Ndërsa në SPAK-un e Dumanit dhe Krajës janë dënuar në 2 vite gjithsej korrupsion dhe krim i organizuar 1999 persona. 3.1 herë më pak. Sepse Sorosi mbolli korrupsionin, nuk kishte këtu qëllim tjetër vetëm të konsolidohej narkoshtetit i Edi Ramës. Edi Rama e kishte vetë këtë pasion për drogën dhe krimin dhe Xhorxh Soros bëri gjithçka, dhe përdori pushtetin e çdo influencë për të ndërtuar një sistem që i atij të vijnë gjer këtu.

Të vijmë këtu ku jemi sot. E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu. ‘Ëok Culture’. I fshiu, çfarë ka? Më gjej një me Aleksin. I zhduku vëllaut Aleks. E di ti se i shkonte në ditëlindje me baule, me familje dhe djalë, e Aleksi vinte në ditëlindjen e tij. I ka fshirë sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe. Xhorxh Soros u shpall armik, me të drejtë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më