Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se një tjetër pengesë nga kryeministri Edi Rama për të rinjtë shqiptarë ishte dhe mesatarja e vendosur në universitete. Duke qenë se nuk shkollohen dot, kreu i PD-së tha se të rinjtë shqiptarë marrin gomonet e largohen nga vendi.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përzë shqiptarët nga vendi. I ndodhur në Has, ku prezantoi kandidatin e tij për këtë bashgki në zgjedhjet lokale, Berisha tha se Rama po e shkreton vendin më shumë se ç'do të kishte bërë një liuftë. Ai tha se shqiptarët po zëvendëson me emigrantë nga Bangladeshi në sektorë të ndryshëm në vend. Berisha tha se një tjetër pengesë nga kryeministri Edi Rama për të rinjtë shqiptarë ishte dhe mesatarja e vendosur në universitete. Duke qenë se nuk shkollohen dot, kreu i PD-së tha se të rinjtë shqiptarë marrin gomonet e largohen nga vendi.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi! Edhe njëherë, monizmat kanë baza të ndryshme. Kanë baza ideologjike, baza ekstremiste fetare, por historianët dhe studiuesit janë të gjithë dakord, se forma më e shëmtuar e monizmit është ai i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. E ky është monizmi i Edi Ramës sot në Shqipëri. Ky monizëm po shkreton Hasin dhe Shqipërinë, sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e vendit. Ky monizëm, po largon shqiptarë nga Shqipëria, po pakëson këtë popull më shumë se çdo luftë tjetër, më shumë se lufta e parë botërore. Ky monizëm me të vërtetë është monizëm gjenocidal, jo për propagandë, por sepse në konventën e OKB-së për gjenocidin, neni 3 i saj thotë; quhet gjenocid, krijimi i kushteve të kalkulueshme për të larguar njerëzit nga vendi i tyre. A po krijon Edi Rama përditë kushte për tu larguar hasjanët dhe shqiptarët nga Shqipëria dhe nga Hasi, çdo ditë. A nuk ishte ky bastard, a nuk ishte ky paraardhës i bllokmenëve që dilte në ekran me hekura në dorë qytetarëve, se nuk kishin paguar faturat e dritave. A nuk ishte ky që arrestoi në 1 vit, për çështje civile, fatura dritash dhe ujë, 38 mijë qytetarë. A nuk ishte ky që futi buldozerët në dhjetëra mijëra ndërtime dhe biznese, duke i larguar nga Shqipëria a nuk është ky që dyfishoi taksat dhe përgjysmoi bizneset duke larguar njerëzit nga vendi. A nuk është ky që rriti taksat edhe para një javë të profesioneve të lira, vetëm e vetëm që të largohen nga Shqipëria. A nuk është ky që rriti mesataren e hyrjes në universitet vetëm e vetëm që fëmijët e Hasit, Tropojës, Kukësit, të mbarë Shqipërisë rurale të mos futen dot në universitetet e vendit sepse nuk kapin mesataren. Në një fshat në Bubq, një demokrat që kishte 4 vjet që jeton në çadër se i ka prishë shtëpinë tërmeti, më thotë: Sali a i shikon ata të rinj në gomone, po i them Martin, ata thotë mbarojnë gjimnazin, Edi Rama ua mbyll dyert e universitetit me mesatare dhe shkojnë e kapin gomonet. Analiza e tij ishte e kristaltë, rritja e mesatares është një akt genocidal, është të mbyllësh dyer e shkollave për të rinjtë. Nuk e bën askush, nuk e bën asnjë vend i pasur. E bën Edi Rama, sepse do ti zëvendësojë shqiptarët me bangladeshas, sepse thotë ata nuk votojnë, sepse ai ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Ndaj dhe në 14 maj ne vërtetë votojmë për Miftar Dautin, por votojmë për pluralizmin, demokracinë, votojmë për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri.
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim shprehet se përfshirja e kryedemokratit Sali Berisha n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rrisë pagat e mësuesve gjithashtu. Në një takim q&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë e Hasit në zgjedhjet lokale të 14 maji...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu rikthye akuzave për mediat gjatë një konference për shtyp të martën me drejtor...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgjedhore që të mos kufizojnë mbulim...
Ilir Meta LEZHË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' jan&e...
Roland Bejko TIRANË- Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka deklaruar se kryedemokrati Sali Berisha do t&r...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dalë sërish në mbrojtje liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...
Belind Kellici TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Sali Berisha dhe Edi Rama TIRANË- Beteja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha nuk zhvillohet vetëm në terren por edhe ...