LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet lokale/ KShH: Subjektet zgjedhore të mos kufizojnë mbulimin mediatik në Shqipëri

Në të kundërt, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kufizimi i hapësirave të transmetimit të medias do të krijonte një mjedis tkurrës për lirinë e medias dhe lirinë e zgjedhjeve në vendin tonë.

4 Prill 2023, 17:27 Nga F.M
Zgjedhjet lokale/ KShH: Subjektet zgjedhore të mos kufizojnë mbulimin
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgjedhore që të mos kufizojnë mbulimin mediatik në Shqipëri. Në një deklaratë për shtyp, thuhet se pavarësisht nga fakti se legjislacioni ynë zgjedhor nuk është ndryshuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, KShH i sugjeron subjekteve zgjedhore të konkurrojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente karshi publikut, duke i mundësuar medias hapësirën e nevojshme, për të mbuluar në mënyrë të pavarur dhe të lirë aktivitetet e tyre. Në të kundërt, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kufizimi i hapësirave të transmetimit të medias do të krijonte një mjedis tkurrës për lirinë e medias dhe lirinë e zgjedhjeve në vendin tonë. Në deklaratë theksohet se në Barometrin Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri, të realizuar nga KShH për vitin 2021, punonjësit e medias të anketuar listuan një sërë ngjarjesh, që sipas tyre cënuan lirinë e medias përgjatë vitit 2021 ndër të cilat ishte krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, e cila kufizon hapësirën që kanë gazetarët për të kërkuar prononcime të drejtpërdrejta nga përfaqësuesit e ekzekutivit si dhe fushata zgjedhore dhe vijimi i traditës së kasetave të gatshme. Rastet e censurës dhe vetë-censurës u pohuan gjithashtu në masë të konsiderueshme, nga rreth 45% e të anketuarve.

Deklaratë për Shtyp:

Subjektet Zgjedhore të mos kufizojnë mbulimin mediatik për zgjedhjet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023, në respekt të pavarësisë editoriale të mediave. KShH vlerëson se, në funksion të plurarizmit mediatik, lirisë editoriale dhe nevojës për të verifikuar informacion gjatë periudhës zgjedhore, është shumë e rëndësishme që media të mos jetë “e detyruar” apo “kushtëzuar” ti referohet përmbajtjes së materialeve të prodhuara nga partitë politike, duke përfshirë këtu filimimet e pararegjistruara, programet e disponueshme në formatet dixhitale që shkarkohen në internet (podcast), apo forma të tjera të transmetimit live që krijojnë një mjedis vetë-censurues, tepër të dëmshëm për lirinë e medias në vendin tonë. Pavarësisht nga fakti se legjislacioni ynë zgjedhor nuk është ndryshuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, KShH i sugjeron subjekteve zgjedhore të konkurrojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente karshi publikut, duke i mundësuar medias hapësirën e nevojshme, për të mbuluar në mënyrë të pavarur dhe të lirë aktivitetet e tyre. Në të kundërt, kufizimi i hapësirave të transmetimit të medias do të krijonte një mjedis tkurrës për lirinë e medias dhe lirinë e zgjedhjeve në vendin tonë. Vlen gjithashtu të theksohet se në Barometrin Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri, të realizuar nga KShH për vitin 2021, punonjësit e medias të anketuar listuan një sërë ngjarjesh, që sipas tyre cenuan lirinë e medias përgjatë vitit 2021 ndër të cilat ishte krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, e cila kufizon hapësirën që kanë gazetarët për të kërkuar prononcime të drejtpërdrejta nga përfaqësuesit e ekzekutivit si dhe fushata zgjedhore dhe vijimi i traditës së kasetave të gatshme. Rastet e censurës dhe vetë-censurës u pohuan gjithashtu në masë të konsiderueshme, nga rreth 45% e të anketuarve.

Njëkohësisht, në kuadër të zgjedhjeve vendore të dt.14 Maj, KShH i sugjeron KQZ-së që të ketë në konsideratë këtë problematikë dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, gjatë fushatës së ligjshme zgjedhore që fillon në datën 14 Prill 2023, çka do ti shërbente barazisë proporcionale të subjekteve zgjedhore dhe do të respektonte të drejtën dhe lirinë e medias audiovizive. Prej vitit 2009 e në vazhdim, madje edhe në raportin e fundit për zgjedhjet parlamentare të datës 25 Prill 2021, OSBE/ODIHR ka rekomanduar të rishikohet neni 84/1 i Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e para-regjistruara të prodhuara nga partitë politike, të transmetohen gjatë dhënies së lajmeve, gjë që krijon avantazh të padrejtë, sidomos për partitë kryesore politike. OSBE/ODIHR vërejti në këto zgjedhje, por edhe më herët, se transmetuesit u frenuan të zhvillojnë një mbulim të thelluar dhe analitik të të gjitha subjekteve zgjedhore. Kjo, e kombinuar edhe me përmbajtjen e prodhuar nga vetë partitë në programet informative, që kufizoi mundësinë e zgjedhësve për të bërë zgjedhje të informuara. Duke interpretuar ngushtë ligjin dhe rregulloret e KQZ-së, transmetuesit shpesh zgjodhën të mos merrnin pjesë në ngjarjet e fushatës, gjë që rezultoi në mungesë të mbulimit gjithëpërfshirës dhe objektiv të subjekteve dhe bëri të paqartë ndarjen midis përmbajtjes editoriale dhe reklamës politike. Vlen të përmendet gjithashtu se megjithëse në vitin 2020, në Kodin Zgjedhor, u bënë mjaft shtesa dhe ndryshime, neni 84/1 mbeti po ai, i ndryshuar në vitin 2012. KShH shpreh keqardhjen se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, deri më tani, për shkak të polarizimit të tejskajshëm nuk arriti të shqyrtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të adresuara në zgjedhjet parlamentare të dt.25 Prill 2021 dhe rekomandimet e tjera të pashqyrtuara në raporte të mëhershme të tij. Në të njëjtën linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it është edhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ), e cila ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe liria e shprehjes, e në mënyrë të veçantë liria e debatit politik, qëndrojnë në themelet e një demokracie. Këto dy liri janë të ndërlidhura dhe funksionojnë për të përforcuar njëra-tjetrën. Është veçanërisht e rëndësishme në periudhën para zgjedhjeve, opinionet dhe informacionet e të gjitha llojeve të lejohen të qarkullojnë lirisht[1]. Ky parim zbatohet si për zgjedhjet kombëtare ashtu edhe për ato lokale[2]. Kjo gjykatë ka theksuar gjithashtu se roli monitorues i medias në periudhën zgjedhore përfshin ushtrimin e pavarur të lirisë së shtypit, në bazë të zgjedhjes së lirë editoriale që synon të japë informacion dhe ide për tema me interes publik. Veçanërisht, diskutimi i kandidatëve dhe programeve të tyre kontribuon në të drejtën e publikut për të marrë informacion dhe forcon aftësinë e votuesve për të bërë zgjedhje të informuara ndërmjet kandidatëve që konkurrojnë në zgjedhje.

komiteti shqiptar i helsinkit zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet