LIVE UPDATES
Politike

Berisha nga Hasi: Rama tallet me pensionistët, u jep 5 mijë lekësha para zgjedhjeve, i ngushëllon pas rritjes së çmimeve

Kreu i PD-së tha se ai u jep 5 mijë lekë të reja si shpërblim, por nga ana tjetër, u merr shumë më tepër me rritjen e çmimeve që bën përmes bordeve të ndryshme, përfshirë dhe atë që vendos çmimet e ushqimeve.

4 Prill 2023, 18:04 Nga F.M
Berisha nga Hasi: Rama tallet me pensionistët, u jep 5 mijë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë e Hasit në zgjedhjet lokale të 14 majit. Teksa fliste për Miftar Dautin, Berisha tha se ai është kandidati i popullit opozitar dhe i triumfit të vlerave. Ai komentoi dhe lëvizjet e fundit të kryeministrit Edi Rama dhe i konsideroi një talljet shpërblimet e premtuara për pensionistët para zgjedhjeve. Kreu i PD-së tha se ai u jep 5 mijë lekë të reja si shpërblim, por nga ana tjetër, u merr shumë më tepër me rritjen e çmimeve që bën përmes bordeve të ndryshme, përfshirë dhe atë që vendos çmimet e ushqimeve.

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Të dashur qytetare dhe qytetarë, hasjane dhe hasjanë, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj. Mirënjohje time më të pakufishme, përshëndetjet më të përzemërta për këtë pritje të zjarrtë, entuziazëm të jashtëzakonshëm, për këtë mesazh, që ju i dërgoni Hasit dhe mbarë Shqipërisë, mesazhin e fitores së 14 majit, mesazhin e rivendosjes së pluralizmit dhe demokracisë, mesazhin e triumfit të vlerave, të popullit opozitar. Të dashur miq, unë vij sot këtu për të paraqitur para jush, para hasjanëve dhe hasjanëve në Has dhe kudo që janë, kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Miftar Dautin, kandidatin e fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veçantë, me bindjen më të thellë se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitozja sepse Miftar Dauti paraqitet sot para jush, si kandidati i vullnetit tuaj, i besimit tuaj dhe me këtë akt, me primaret ne u ndamë në mënyrë përfundimtare nga një formë e vjetër përfaqësimi. Ne rivendosëm formën më të drejtë të zgjedhjes dhe përfaqësimit, formën e vullnetit të lirë të qytetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të PD. Kudo që shkojmë, ne paraqesim kandidatët e lirisë, Miftari, Admiri dhe Besniku në Tropojë, kandidatet dhe kandidatët tanë janë nuset dhe dhëndurrët e lirisë. Ne rivendosëm normat e lirisë brenda partisë tonë, ne do i rikthejmë te shqiptarët se ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë, është i zoti të transformojë, ndryshojë, zhvillojë, të ecë përpara të ndërtojë të ardhme, ndaj dhe ne mbetemi të vendosur në linjën tonë. Unë gjithashtu kam bindjen se me Miftar Dautin, ju zgjidhni dhe votoni njërin prej bijve tuaj që mishëron virtytet tuaja më të arrira, ndershmërinë tuaj ekzemplare, atdhetarinë tuaj më të flaktë, shpirtin tuaj punëtor. Jam i bindur se Miftar Dauti, besimin tuaj, votën tuaj do ta kthejë në shërbime ndaj jush, në projekte për zhvillimin e Krumës dhe të gjithë Hasit. Do ta kthejë në një vizion të qartë në mënyrë që të bëjë Hasin dhe Krumë, qytete dhe vende të mira për të jetuar, për të ndërtuar të ardhmen, ju dhe fëmijët tuaj. Sot për shkak të rritjes së çmimeve, vetëm vitin e fundit, secili rrogëtar ka humbur një rrogë, secili pensionist ka humbur një pension e gjysëm. Edi Rama me cinizëm ekstrem u thotë pensionistëve që po ju jap një 5 mijë lekësh. Një turp, një tallje një përqeshje, ata ti gëzojnë, e bën në kohë të zgjedhjeve. Një njeri që nuk ka asnjë ligj, por atyre pensionistëve me bordet komuniste të çmimeve, me çmimin e djathit, sheqerit, orizit, miellit, me çmimet e ushqimeve, me rritjen e këtyre çmimeve u ka marrë një pension e gjysmë dhe tani i ngushëllon se po u jap 5 mijë lekë. 520 mln euro ka fituar vetëm me bordet. Çdo qeveri në Europë, paratë që erdhën nga rritja e çmimeve ua ka kthyer qytetarëve. Qeveria e Kosovës ua kthej pensionstëve, 100 euro pensionin, ua kthej rrogëtareve, 120 euro, ua kthej studentëve 100 euro. Sigurisht ata ishin paratë tuaja, i keni paguar ju në dyqane dhe i grumbulloi shtetit.
Çfarë bëri ky, ku i çoi paratë? Paratë ia dha klientelës për të vjedhur me të. 320 mln euro prokurori rrugët anësore të autostradës Lekaj-Fier, dhe kilometri i tyre 7.2 mln euro, në një kohë kur autostrada kryesore ka kushtuar gjithsej, 1-2 mln euro kilometri sipas segmentit. Rrugët anësore që në çdo ndërtim në botë, kanë një çmim 8-10 herë më të ulët se autostrada, në Shqipëri për Edi Ramën kushtuar 2.3 herë më shumë se autostrada.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet