LIVE UPDATES
Politike

'Dumani tha s'i njoh pronarët'/ Berisha: Rama dhe Veliaj fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve, kjo është vepër penale

Sali Berisha risolli deklaratën e Altin Dumanit, kreut të SPAK, i cili tha se nuk i dinin pronarët e inceneratorit të Tiranës dhe nuk mund ta ndërpriste kontratën pasi mund të përfundonin në arbitrazh.

4 Gusht 2023, 12:19 Nga k.m.
'Dumani tha s'i njoh pronarët'/ Berisha: Rama dhe Veliaj
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata që fshehën pronarët në letra të inceneratorit të sekuestruar të Tiranës duhet të ishin në qeli. Në fjalën e tij në konferencën e përjavshme me mediat, Berisha risolli deklaratën e Altin Dumanit, kreut të SPAK, i cili tha se nuk i dinin pronarët e inceneratorit të Tiranës dhe nuk mund ta ndërpriste kontratën pasi mund të përfundonin në arbitrazh.

“Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli”, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat, duke theksuar se “Zoton e Mërtirin i njihte e gjithë Shqipëria”,-shtoi Berisha.

Ndërkohë që bëri me dije se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë gjatë fushatës zgjedhore se do të ndërpriste pagesat për inceneratorin e Tiranës. 

"Jashtë kësaj analize unë dua të informoj qytetaret se: Erion Veliaj, 15 dite para zgjedhjeve ka deklaruar se pas zgjedhjeve unë do ndërpres pagesat per inceneratorin. Por ai këtë nuk e bëri sepse duket fshehtas arriti marrëveshjen që ato të mund të vazhdojnë. Së dyti, këto kohet e fundit ka pasur presione të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta dhe të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe vetë Edi Rama. Duke përfunduar më duhet të them se shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikesh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronaret e vërtetë kryesorë të djegësit të Tiranës,"-shtoi Berisha ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor. Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit. Në këtë kuadër, ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës. Por PD përsërit gjithashtu se sikundërse djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit. Vonesat në hetim i kanë kushtuar qytetarëve mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e shekullit. Për PD-në, vonesa e kësaj sekuestroje përbën në vetvete një vepër të rëndë penale. Së pari, sepse vetëm pak muaj më parë kreu i SPAK deklaroi se nuk vendosim sekuestro se nuk dimë pronarët dhe ata do na hedhin në arbitrazh. Me këtë pohim ai pohoi se ekzekutivi po fsheh pronarët e kompanive për të vazhduar të qetë vjedhjen e miliona eurove. Ata e bënë këtë fshehje, këtë vepër penale jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, sepse pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj dhe të tjerë. Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli, por kjo nuk ndodh sepse prokuroria është e tyre. Prokurori e di se shteti është i detyruar t’i dalë zot para ligjit kontratës që ka firmosur, dhe kur ajo nuk i del zot, fsheh një krim apo kryen një krim. Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm sepse ajo ishte pronë e tyre. Me pohimin e shefit të SPAK se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës se ata na hedhin në arbitrazh, ai nuk ka folur me gjuhën e ligjit, por të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sekuestroja është një masë gjysmake, pasi nuk ndryshon pronësinë e djegësit të Tiranës. Përsëri paratë e taksapaguesve do derdhen në llogaritë e Zotos dhe Mërtirit dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me raportin e KLSH, do i paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave 29 euro për ton me tarifën e djegies që nuk ekziston. Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë sepse pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zoto dhe Mërtiri janë pronarët de jure të djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerët dytësorë të kësaj monstre që ka grabitur 110 milionë euro dhe nuk ekziston. Shpallja e tyre si pronarë është mbrojtje që prokuroria e partisë u bën pronarëve të vërtetë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Por e vërteta është se: Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë është de facto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Velise, Edi Rames dhe zyrtarëve dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Zotos as dhe i Arben Ahmetit. Ai është para se gjithash i Erion Velisë mbasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktiken e përcaktuar me studim serioz te trajtimit te mbetjeve ne Tirane me depozitim, seleksionim, riciklim me praktiken e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër përveç Erion Velisë nuk mund ta bënte këtë. Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30 vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar. Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ka garantuar se Bashkia e Tiranes merr përsiper financimin e djegësit. Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj me vonë vetëm se ajo ishte ndërmarrja e tij.Me pohimin e shefit të SPAK se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës se ata na hedhin në arbitrazh, ai nuk ka folur me gjuhën e ligjit, por të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sekuestroja është një masë gjysmake, pasi nuk ndryshon pronësinë e djegësit të Tiranës. Përsëri paratë e taksapaguesve do derdhen në llogaritë e Zotos dhe Mërtirit dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me raportin e KLSH, do i paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave 29 euro për ton me tarifën e djegies që nuk ekziston. Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë sepse pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zoto dhe Mërtiri janë pronarët de jure të djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerët dytësorë të kësaj monstre që ka grabitur 110 milionë euro dhe nuk ekziston. Shpallja e tyre si pronarë është mbrojtje që prokuroria e partisë u bën pronarëve të vërtetë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Por e vërteta është se: Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë është de facto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Velise, Edi Rames dhe zyrtarëve dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Zotos as dhe i Arben Ahmetit. Ai është para se gjithash i Erion Velisë mbasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktiken e përcaktuar me studim serioz te trajtimit te mbetjeve ne Tirane me depozitim, seleksionim, riciklim me praktiken e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër përveç Erion Velisë nuk mund ta bënte këtë. Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30 vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar. Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ka garantuar se Bashkia e Tiranes merr përsiper financimin e djegësit. Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj me vonë vetëm se ajo ishte ndërmarrja e tij.Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me çdo ligj dhe praktikën e vendit, por dhe të botës ai që ka firmosur vendimin e qeverisë për t’i dhënë 8 pikë në garë një kompanie si Integrated Energy, e cila nuk ekzistonte e regjistruar asgjëkundi përveçse në ëndrrën makabre te Erion Velisë, Edi Ramës etj për t’ju grabitë shqiptarëve qindra milionë euro. Ministria Felaj shkruante në fund të nëntorit të vitit 2016 se: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, d.m.th kompania ne fjale nuk ekziston dhe se ajo nuk është e regjistruar. Së fundmi është Erion Veliaj personi më direkt se bashku me Kokën, Ballukun, Ibrahimin që i kanë fshehur prokurorisë pronarët në letra të djegësit dhe akoma më shumë kanë fshehur apo kanë vjedhur 110 milionë euro buxhetit të shtetit për djegësin që nuk ekziston. Pse prokuroria e lejon vetes të akuzojë Ahmetajn se ka firmosur vendimin për bonusin prej tetë pikësh, ndërkohë që ai nuk ishte as propozuesi as shpallësi i tenderit. Të akuzosh Arben Ahmetajn për këtë firmë që pa diskutim ai ka përgjegjësi, por të mos akuzosh për firmën para tij Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin tregon se bën hetim të dirigjuar dhe ky nuk është hetim. Jashtë kësaj analize unë dua të informoj qytetaret se: Erion Veliaj, 15 dite para zgjedhjeve ka deklaruar se pas zgjedhjeve unë do ndërpres pagesat per inceneratorin. Por ai këtë nuk e bëri sepse duket fshehtas arriti marrëveshjen që ato të mund të vazhdojnë. Së dyti, këto kohet e fundit ka pasur presione të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta dhe të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe vetë Edi Rama. Duke përfunduar më duhet të them se shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikesh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronaret e vërtetë kryesorë të djegësit të Tiranës.

sali berisha berisha 4 gusht 2023

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim