Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai përmendi dhe premtimet e maxhorancës për mbjelljen e 1 milionë pemëve dhe tha se taksat e qytetarëve shkojnë për të paguar udhëtimet e luksit të kryeministrit Rama që shkojnë afro 22 milionë euro.
ROSKOVEC- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama nga Rsokoveci. Teksa prezantonte kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Berisha tha se Rama dhe ministrat e tij nuk i shërbejnë qytetarëve por pasurohen vetë dhe bëjnë pushime. Ai përmendi dhe premtimet e maxhorancës për mbjelljen e 1 milionë pemëve dhe tha se taksat e qytetarëve shkojnë për të paguar udhëtimet e luksit të kryeministrit Rama që shkojnë afro 22 milionë euro.
Pjesë nga fjala e Berishës:
U kujtua të flasë për rrogat vetëm pasi e denoncova nga salla në sallë, nga mitingu në miting tiraninë e tij me varfërinë. E si foli? Nxori presidentin, ja rrita rrogën 4 milion e 600 mijë lekë. Po cili shqiptar e kishte problem rrogën e presidentit, more zotëri, me gjithë respektin po nuk ishte rroga e presidentit problemi i qytetarëve shqiptarë. I rrita rrogat thotë, nxorri Admiralin, por cili ushtar kishte problem rrogën e Admiralit, sa merr e nuk merr Admirali. Gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, i mbajnë me detyrim se kanë firmosur kontratat. Rrogat që marrin janë qesharake dhe tani tallet, kalon nga takimi në takim, do rris rrogat, mashtron, tallet me varfërinë e njerëzve. Nuk mund të rritet rroga minimale kurrë në 900 euro brenda 1 viti, sepse po ta çosh 900 euro rrogën minimale, të paktën minimumi 90% e sipërmarrjeve falimentojnë menjëherë. Shet injorancë, shet pashpirtësi kudo që shkon, sikur njerëzit nuk dinë asgjë se çfarë ndodh në këtë botë. Ka hall të mashtrojë, të marrë ato vota dhe të vazhdojë siç ka vazhduar. Ndaj dhe të bashkohemi, çfarë jemi, socialistë, demokratë, të paparti që të gjithë së bashku. Nuk është çështja këtu vetëm për kryetarin e ri të bashkisë, është çështja për mesazhin e fuqishëm të ndryshimit të Shqipërisë. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votën tuaj. Po pse u katandisëm ne kështu? Sepse zotëria Edi Rama udhëton me avion, 22 mln euro shpenzime. Sepse Bufi shkon në Antalja me interesat e pensioneve të invalidëve. Sepse Balluku porosit biftekun 1 mijë euro. Këta ju urrejnë ju, ju përçmojnë ju. Për këta qytetarët janë inferiorë, janë qenie të dorës së dytë. Sepse këta në çdo punë publike vjedhin 80-90% të çmimit. Ndërtojnë rrugë si kërkund në botë, në fushë 24 mln euro kilometrin. Ndërtojnë shkolla, 6 milionë euro. A e morët ju vesh se çfarë ndodhi në Tiranë.
Na doli pylli 1 milionë pemë. Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qiellin. Dhe në ato 1 milionë pemë, do të thotë të bësh një rresht me 3-4 radhë nga Buna në Kepin e Stillos, do të thotë një pyll 6 deri në 9 mijë hektarë. Po pse e shpall 1 milionë thoni ju. Jo, jo është 1 milionë vjedhje. Vjedh paratë e fidanëve, dhe prandaj thotë unë i mbolla. Po ku i mbolle? Çfarë ti thuash. A mund ta imagjinoni ju. Duke ardhur këtu mu kujtua një rast. Një shofer taksie i thotë një miku tim. I thotë, si je, si të del hesapi, do iki thotë, do ik sepse në vitin 1993 bleva një traktor, solli qeveria 2 mijë traktorë. Sollëm në atë kohë traktorë të vegjël kultivatorë. I shitëm me 2 mijë dollarë. Tani i kërkojnë pas 30 vitesh, i kërkojnë të paguajnë, kur ato janë falur me dekret të presidenti të republikës, i kërkojnë të paguajnë kredinë dhe ja kanë shumëfishuar dhe thotë të ikë të fitoj para se nuk kam rrugë tjetër. Pra shiko si ua nxijnë jetën, nuk lejnë gjë pa bërë për ti përzënë nga Shqipëria. Ndërkohë për vete Edi Rama blen 4 milionë euro vazo druri për në oborrin e kryeministrisë. Ndërkohë Erion Veliaj blen pishën me 5600 euro, fidanin e pishës. Po ai fidan floriri të ishte nuk mund të shkonte aq. Por këta janë ato që janë.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij në Roskovec. Teksa mbante fjalën, Berisha premtoi taksa t&eum...
Peter Stano BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka njoftuar se të martën është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Rama është i tmerruar nga fakti se opozita po ec&eu...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të lënë në fletën e...
Edi Rama dhe Nard Ndoka TIRANË- Kryetari i Partisë DemoKristiane, Nard Ndoka ka lënë pas "hatërmbetjet" politike dhe i ka bër...
Benet Beci dhe Frederik Ndoci TIRANË- Një ditë pasi shprehu hapur mbështetjen për kandidatin e Partisë Socialiste për Ba...
Redjan Krali KAVAJË- Ditën e premte, më 21 prill, besimtarët myslimanë do të festojnë Fitër Bajramin pasi kanë...
Ivi Kaso TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar atë që ai e ka cil&...
Pamje nga shërbimi TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, shërbyen mbrëmjen e djeshme ifta...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kthyer njw pwrgjigje pwr financimin e fushatws elektorale të 14 majit. N&...