LIVE UPDATES
Politike

Berisha: RAI 3 dhe radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës e zhveshën Ramën nga fasada, e nxorën si Noriegën e Ballkanit

Berisha tha se çdo shqiptar do e konfirmojë se kush është sipas tij Rama në të vërtetë.

29 Prill 2024, 21:09 Nga r.ll
Berisha: RAI 3 dhe radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës e
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se RAI3 "e zhveshi" kryeministrin Edi Rama nga fasada dhe e nxorri si Noriegën e Ballkanit dhe Europës.

Më tej tha se radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës, RTL, "dha lajmin për Mbretërinë e Belgjikës dhe mbarë Europën se kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishte kryetari i grupeve trafikante të Mbretërisë së Belgjikës."

Berisha tha se çdo shqiptar do e konfirmojë se kush është sipas tij Rama në të vërtetë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Në fillimet e tij në politikë, u shfaq një foto lakuriq e Edi Ramës. Ju e mbani mend. Edhe në fundin e tij politik, Edi Ramës po i del sërish një foto e lakuriq. Por kjo fotografi po tregon një pamje shumë herë më të pështirë se ajo e para.

Rai 3 e zhveshi Edi Ramën nga teshat e fasadës. E nxori si Noriegën e Ballkanit dhe Europës. Demaskoi "drejtësinë e re" në fakt si "drejtësia e Ramës". Me Skapin që lufton opozitën. Me gjykatat e kapura nga Don Agaçio. Me sistemin e drejtësisë, që amniston krimet e Edi Ramës.

Miqtë e mi, të gjitha këto i kemi thënë me qindra e mijëra herë. Denoncuam Saimir Tahirin si Saimir Balilin, por Edi Rama dhe miqtë e tij që paguheshin, e dërguan në Shtëpinë e Bardhë. Denoncuam Geron Xhafën se drejtonte trafiqet e Vlorës me vëllain ministër dhe Fatmirin. Denoncuam Olsi Ramën si anëtar kryesor të grupit të Xibrakës. Jo njëherë, por dhjetëra herë.
Denoncuam kanabizimin e Shqipërisë. Denoncuam ngritjen në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Miqtë e miq, një javë më parë, radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës, RTL, në një akt të pandodhur ndonjëherë, dha lajmin për Mbretrinë e Belgjikës dhe mbarë Europën se kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishte kryetari i grupeve trafikante të Mbretërisë së Belgjikës. Garanti kryesor i larjes së parave të tyre. Ndaj dhe Edi Ramën e kemi zhveshur, por kësaj here, nën tesha ke vetëm krim, drogë, vjedhje, vetëm tradhti të lartë ndaj shqiptarëve.

Ky është vetëm fillimi. Dhe i them Edi Ramës: prite, prite opozitën së do të tregojë sa të vlen lëkura o narkotrafikant, o hajdut i pafytyrë, i pashembullt. Dije mirë, bëji hesapet, këto janë muajt e fundit të pushtetit tënd të krimit, të mafies, të vjedhjes. Dije mirë se nga ky podium i të vërtetës, bota do mësojë të vërtetën kush je. Nga këtu, çdo shqiptar do konfirmojë se kush je ti Edi Rama. Një tradhtar antishqiptar, që ke sunduar, vjedhur, dhe shpopulluar 10 vite Shqipërinë si pushtuesi më i egër, më çnjerëzor.

sali berisha

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik