2 Gusht 2024, 20:48
Nga S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje ditën e sotme qytetarëve të Himarës lidhur me votimet e ditës së dielë. Në fjalën e tij Berisha thotë se vota për kandidatin e opozitës është vota për të mbrojtur pronat, të drejtat, tokat nga mafia e Shqipërisë.
Sipas tij kandidati Vangjel Tavo, të cilin Berisha e quan “Tava”, është një kukull e Edi Ramës. Më tej Berisha i drejtohet qytetarëve të Himarës duke i thënë që ditën e votimeve të shmangin çdo provokim dhe të votojnë si qytetarë të denjë.
Fjala e plotë:
O miq, mafiozi nuk ka atdhe, nuk ka fe, nuk ka moral, mafiozi është vetëm mafioz.
Ka vetëm interesa mafioze.
Për interesat mafioze të Oltës Strategjike, shkelmon mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues.
Për interesat më mafioze, burgos Belerin me motive tërësisht politike, vetëm e vetëm se Beleri ia bënte pluhur ëndrrën e Gjipesë të 224 mijë metra katrorë tokë.
E keni parasysh? E dini ku u bie Gjipeja? Kanioni i Gjipesë.
Imagjinoni ju se ku i ka ngelur shpirti atij.
Pra, qytetare dhe qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja.
Është votë për të drejtat tuaja.
Është votë për të mbrojtur tokat, pronat nga mafia më e pashpirt, më e rrezikshme jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit dhe Europës që kryesohet nga Edi Rama.
Vangjel Tava nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm një kukull të Edi Ramës, që emërohet aty vetëm për Gjipenë.
Po Gjipeja është një dosje.
Po ku ta dimë ne sa dosje të tjera mund të ketë ky njeri që para tre muajsh na zotohej se unë dhe nëna ime e ndjerë, nuk kemi kërkuar një metër katror tokë?
Po çfarë rrenacaku është ky?
Edhe shpirtin e nënës së vdekur e përdorur për të mashtruar.
Çfarë morali ka ky?
Ndaj dhe e mbyll këtë fjalë, me thirrjen time për qytetarët e Himarës, shmangni çdo provokim, votoni si qytetarë të denjë ditën e dielë.
Përçmoni çdo përpjekje për të krijuar provokacione ndaj jush nga bandat e Edi Ramës dhe fitorja është e juaja, fitorja është e Himarës, është e demokracisë.
Fitore, fitore, fitore!
sali berisha pd vangjel tavo
Politike
2 Gusht 2024, 20:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ...
Politike
2 Gusht 2024, 20:37
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen skandaloze që ndodhi pak orë më pa...
Politike
2 Gusht 2024, 16:58
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Mësohet se SP...
Politike
2 Gusht 2024, 15:41
I.A
Vangjel Tavo
HIMARË- Kandidati socialist Vangjel Tavo ka deklaruar se propozimin për rivalin e tij në Himarë Petro Gjiku...
Politike
2 Gusht 2024, 15:18
I.A
Vangjel Tavo dhe Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Himara është e himarjotëve, duke bërë fushatë...
Politike
2 Gusht 2024, 14:41
N.F
Materialet
HIMARË- Ditën e dielë qytetarët e Himarës do të shkojnë edhe një herë drejt qendrav...
Politike
2 Gusht 2024, 14:17
r.ll
himara
HIMARË- Në kohë normale, zgjedhjet në një bashki të vogël shqiptare nuk do të tërhiqnin aq vëmendj...
Politike
2 Gusht 2024, 12:45
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka dorëzuar ditën e sotme në SPAK d...
Politike
2 Gusht 2024, 12:04
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pas denoncimit të Partisë Demokratike, se ai dhe familjarët e tij kanë përfi...
Politike
2 Gusht 2024, 11:29
r.ll
ivi kaso
TIRANË- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një konferencë sot për mediat ku deklaruan ...