LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja kanë lëpirë çizmet e Irenës me shumë mbiemra

Berisha deklaroi se Prokurorit të Përgjithshëm i janë dashur dy vite për të marrë një vendim lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, vendim që sipas tij duhej të ishte i qartë që në javën e parë.

16 Mars 2026, 10:22 Nga I.A
Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha ka lëshuar akuza ndaj institucioneve të drejtësisë, duke i cilësuar si të kapura nga pushteti.

Berisha deklaroi se Prokurorit të Përgjithshëm i janë dashur dy vite për të marrë një vendim lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, vendim që sipas tij duhej të ishte i qartë që në javën e parë.

'Tani, në qoftë se ka një sistem turpi dhe qesharak, është ky sistem i kësaj drejtësie. Do t’u jap sot vetëm një shembull. Irena me 5 mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Troplini sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase, lëshoi tek këmbët e saj apo bëri t’i lëpijnë çizmet e veta institucionet që vijojnë: Prokurorin e Përgjithshëm, qëiu desh dy vite për të nxjerrë një vendim, i cili ishte evident që në javën e parë. Prokurori i Përgjithshëm u zvarrit dy vite duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës me shumë mbiemra, sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime. Ajo është vulë e sanksionuar në marrëveshjet ndërkombëtare si vulë zyrtare.

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, kulmin e arrin KLGJ-ja, e cila në akte mashtrimi, në akte kriminale ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj dhe njërën radhë, imagjinoni ju këtu, pasi avoketërve të mi iu ktheu përgjigje me shkrim se Irena me 5 mbiemra ka qenë e shkarkuar nga ish-presidenti i Republikës, kryetari i KLD, Sali Berisha në vitin 1996, kur ky dokument u kërkua nga deputetët e PD 3 javë më vonë, iu përgjigj se ndaj kësaj zonje nuk ekziston një dokument i tillë. Pra a mund të imagjinoni një institucion zyrtar që mashtron dhe shumëzon veten me zero për hir të Irenës me 5 mbiemra apo që lëpin çizmet e Irenës? Është një term i marrë hua nga një roman i hershëm.

Pastaj vjen famozi ILD, edhe ai nuk mund të bënte përjashtim pasi dokumentet kalonin nga njëri tek tjetri. Por kulmore është kjo, jo se ata zbatuan në mënyrën më të shpifur urdhrat e Edi Ramës gjer në vetasgjësim, por ata nuk japin dokumentet. U kërkohet tani dosja, por nuk e japin. Nuk i japin dosjen palës ankuese. A mund të imagjinohet? Pra, kjo është gjendja më mjerane, më e turpshme, më asgjësuese e këtyre institucioneve. Por kjo gjendje dhe kontrolli i plotë dhe total i Edi Ramës ndaj tyre faktohet veçanërisht këto muajt e fundit,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj