1 Tetor 2022, 11:59
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet primare janë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se tashmë ata thjesht duhet që të zbatojnë statutin e votuar nga Kuvendi i PD-s.
"Tani vijmë te një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Vijmë te primaret. Grupi i punës ka bërë një punë intensive. Por grupi i punës ka pasur një fat sepse bazuar në të gjithë veprimtarinë, ne miratuam një statut bashkërisht. Dhe statuti ynë është statuti që ndryshon PD-në. E paraqet atë si një forcë tjetër politike para shqiptarëve. Prandaj ngado që sillemi, ne kemi vetëm një alternativë, të zbatojmë statutin e votuar nga Kuvendi i PD. Ky është një kusht themelor. Statuti është Kushtetuta për të mos ndryshuar rrugën dhe për të mos u kthyer siç kemi qenë. Shpesh u takon të dëgjoni, që këtë ta marrë kryesia, atë ta marrë kryesia. Po të ecim kështu, ne shkojmë drejt autokracisë. Çfarë është autokracia? Gjithë pushteti te kryetari dhe kryesia. Çfarë i mbetet anëtarit? Vetëm të duartrokasë. Ne do i lëmë pushtetin anëtarit të PD dhe ky është përcaktimi i statutit tonë. Ne do zbatojmë statutin si kushti i kushteve për të qenë nesër garanci i zbatimit të shtetit ligjor. Për të mos u thënë shqiptarëve se kullat nuk i shoh me sy, por do i shoh më satelit. Prandaj duhet të jemi të hekurt në zbatimin e statutit. Ne kështu shprehim luajalitetin ndaj anëtarëve që na kanë votuar dhe simpatizantëve tanë, tha Berisha.
sali berisha keshilli kombetar i pd 1 tetor 2022
Politike
1 Tetor 2022, 11:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja ka potencialin e saj dhe se vetëm duhet që t'i...
Politike
1 Tetor 2022, 11:46
I.A
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se gjatë mbledhjes s&eu...
Politike
1 Tetor 2022, 11:43
a.b
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi ditën e sotme nga krerët e degëve që të mbledhi...
Politike
1 Tetor 2022, 11:34
A.B
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi përballë anëtarëve të Partisë se ka marrë...
Politike
1 Tetor 2022, 11:28
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se detyra kryesore e PD është fitorja e z...
Politike
1 Tetor 2022, 11:16
I.A
Indrit Cengu
KUKËS- Deri më tani në zgjedhjet e FRPD-së në Kukës kanë votuar 20% e anëtarësisë. K&eu...
Politike
1 Tetor 2022, 11:16
A.B
Fleta e votimit
FIER- Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Votimi do të zh...
Politike
1 Tetor 2022, 10:00
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria shqiptare ka bërë një ndryshim të madh që lidhe...
Politike
1 Tetor 2022, 10:31
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri publike ditën e sotme një gjobë ndaj subjektit ndërtues të 4646 metrave...
Politike
1 Tetor 2022, 10:29
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ditën e sotme pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Rama i quajti bro...