LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton kandidatin në Vorë: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra përfaqësojnë krimin, bandat e organizatat kriminale, një qytetari i duhen 90 vite jetë të blejë një shtëpi

Ai shtoi se në filozofi të gjithë përfaqësuesit e PD-së janë për taksat më të ulëta të mundshme, sepse ato janë barrë mbi qytetarin. Ai tregoi dhe një takim me biznesmen që i kishte rrëfyer se biznesi i vogël sot paguan 3 deri në 7 herë më shumë taksa.

7 Prill 2023, 18:50 Nga F.M
Berisha prezanton kandidatin në Vorë: Kandidatët e Ramës me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha. Në fjalën që mbajti, Berisha tha se Vorës i duhet një kryetar si Hoxha për t'ua kthyer vendin qytetarëve. Berisha krahasoi Hoxhën me kandidatët e Partisë Socialiste dhe tha se ai është zgjedhur nga vota e lirë, ndryshe nga emrat e dalë nga selia rozë. 

Berisha foli dhe për problemet në Tiranë dhe tha se në kryeqytet që një qytetar të blejë një apartament i duhet nga 60 deri në 90 vite punë. Ai shtoi se në filozofi të gjithë përfaqësuesit e PD-së janë për taksat më të ulëta të mundshme, sepse ato janë barrë mbi qytetarin. Ai tregoi dhe një takim me biznesmen që i kishte rrëfyer se biznesi i vogël sot paguan 3 deri në 7 herë më shumë taksa.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, banorë të bashkisë Vorë. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju që jeni sot këtu, të gjithë banorëve të kësaj bashkie dhe mirënjohje të thellë e të pakufishme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Unë kam ndjekur me shumë interes fushatën elektorale tuajën, të kandidatit tonë për kryetar bashkie, Indrit Hoxha. Ju përgëzoj për përpjekjet model që ju keni bërë, frymën e fitores që sot mbizotëron në bashkinë tuaj dhe mbarë Shqipërinë. Sot ne jemi këtu për të paraqitur para jush, kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga të gjitha paraqitjet e mëparshme, ne vijmë këtu me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e primareve. Me kandidatët e lirisë. Indrit Hoxha dhe të gjithë kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit të partisë, as të kryesisë së partisë, janë kandidatë të vullnetit, votës dhe dinjitetit tuaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë, dimensioni i saj më i parë është dinjiteti i njeriut. Në këtë kontekst ne pra deleguam tek ju zgjedhjen e kryetarit të partisë, zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të bashkisë, nesër zgjedhjen e deputetit tuaj dhe ju garantoj se ju do të jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj. Ky faktor është mirëpritur jo vetëm nga demokratet dhe demokratët, e mbështetësit tanë, por ky faktor, kjo praktikë ndër më të avancuarat sot është mirëpritur nga mbarë shqiptarët. Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë me kandidatët e partisë së Edi Ramës. Kandidatët e tjerë janë kandidatët që dolën pas mesnate në orën 1 të natës nga zyrat e PS-së, pa u pyetur asnjë socialist i vetëm. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që mbajnë 2-3 emra, kudo që shkoj më dalin përpara ata. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që qytetarët normalë nuk i pëlqejnë, i duan që të kenë 2-3 emra, do të thoshte Pal Tusha, kryetari i PS-së së Rubikut, do ti thoshte Ndrecës që me dajak u emërua kandidat për Mirditën. Kandidatët e tyre pra nuk përfaqësojnë socialistët, nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, përfaqësojnë krimin bandat, organizatat kriminale, shtetërore dhe jo shtetërore dhe ky është dallim shumë i madh. Ky është një dallim madhor. Ndaj dhe siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga ana e opozitës shqiptare. Ka një epërsi morale të madhe nga kandidatët e lirisë dhe kjo ka sjellë një frymë fitoreje, të cilën Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë më të fuqishme që nga viti 1992. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaj, me përkushtim të madh do të bëjë gjithçka për shërbimet më të mira ndaj banorëve të kësaj bashkie, do të bëjë gjithçka për menaxhimin më transparent të të gjitha burimeve dhe taksave tuaja. Por do të bëjë gjithçka, gjithashtu çfarë ka në dorë, çfarë ka në dorë më Këshillin Bashkiak të lehtësojë barrën tuaj, detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit dhe bashkisë. Mbrëmë kryetari i Bashkisë së Tiranës në ikje, deklaronte me mburrje se ua ka rritur ndërtuesve 8-herë taksat. Më falni po, u dogji barku atyre, asgjë përkundrazi, që të gjitha i paguani ju dhe dëgjoja një njeri që po të kishte një emër të dytë, do të quhej i papërgjegjshëm. Gazetari i thoshte që nga vjet gjer në sivjet, u rrit me 110 % çmimi i ndërtimit, shumë mirë thoshte, vlerësim, se i kam vënë ndërtuesit taksa. Po çfarë i bërë ti ndërtuesit me taksa, ai po shet dyfishin e çmimeve tani, e kush po i paguan, xhepat e qytetarëve po i paguajnë, ose do të rrinë pa strehim, do marrin dheun. Shtëpi, apartament nuk blejnë dot. Shikoni, në pamje të parë, vërtetë kombëtare i ka qeveria qendrore, por shikoni çfarë barre të tmerrshme, mund të krijojë një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Me mburrje, jo ua vura unë ndërtuesve. E çfarë u bërë ndërtuesve ti, ndërtuesit tani shesin me çmimet të tretat më të larta në Europë. I dëmtove ti, përkundrazi.
Ata që nuk mund të blejnë dhe nuk çojnë dot shtëpi, nuk imagjinojnë të blejnë një apartament se u duhen nga 60 deri në 90 vite punë, ata goditen. Një kryetar bashkie që vepron në këtë mënyrë, është një kryetar bashkie, si një qenie laboratorike i transformuar krejtësisht pa ndjenja. Kryetari i bashkisë ka shumë në dorë, sepse ai kryetar bashkie mendon çdo gjë në xhepat tuaj, sa e keni ju fuqinë. Ju siguroj se, ne në filozofi dhe të gjithë përfaqësuesit tanë janë për taksat më të ulëta të mundshme, sepse ato janë barrë mbi ju, sepse ata rëndojnë jetën tuaj. Sot kisha një biznesmen në zyrë dhe po më tregonte, biznesi i vogël sot paguan 3 deri në 7 herë më shumë taksa. Bëni çmos të na çlironi sepse ne po marrim fund. Me radhë, çmimi i ujit dyfishohet, uji nuk pihet, në një kohë kur Shqipëria, ju them unë ju, që nëse ka një mall që ky vend mund të ua japë falas qytetarëve të vet është uji. Sepse rezervat ujore të Shqipërisë janë shumë të mëdha dhe ka një vend tjetër me rezerva ujore të mëdha dhe ua jep falas ujin dhe që është shumë herë më kapitalist se ne, dhe ky vend është Austria, dhe e jep krenarisht. Këtu jo që se japin, rrisin çmimin, por e bëjnë të papijshëm, uji nuk pihet. Me vendim gjykate, me të gjitha analizat del uji i papijshëm. Pra, në pamje të parë, këto janë zgjedhje lokale, po, por ai që vjen ka në dorë shumë për jetën e çdo familje të bashkisë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik