LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton kandidatin në Klos: Besojini Bedri Hoxhës, të zhdukim monizmin e mbjellë nga droga, vjedhin qytetarët e hanë biftek 1 mijë euro

23 Mars 2023, 18:50 Nga DOSJA

Berisha prezanton kandidatin në Klos: Besojini Bedri Hoxhës, të

Ne jemi sot në prag të zgjedhjeve lokale, ku zgjedhim qeveritarët vendorë, por secili nga ne, nëse ndalet për një moment dhe e shikon Shqipërinë, shoqërinë shqiptare si po rrokulliset me shpejtësi, se si po shkretohet me shpejtësi, si po varfërohet me shpejtësi, e kupton se këto zgjedhje janë më të rëndësishme zgjedhje që janë zhvilluar nga 1992 e deri më sot.
Këto janë zgjedhje për shpëtimin e Shqipërisë, janë vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga monizmi. Historia e kombeve ka provuar dhe më shumë se cili do komb tjetër, kombi shqiptar se monizmi është tragjedi e vërtetë për kombet, është varfërimi dhe mjerimi më i madh për kombet.
E provuam këtë në diktaturën komuniste.
Pas 30 vitesh udhëtim në demokraci, ne sot ndodhemi para faktit kur të gjithë pushtetet i ka marrë në dorë një njeri, kur të gjithë pushtetet janë në dorën jo të një partie, por të një sekti brenda një partie, të një sekti që quhet Rilindje, por në fakt meriton çdo epitet të keq.
Sot ne jemi dëshmitar se e drejta në këtë vend nuk ekziston, se qytetarë që të fitojë një gjyq nuk ka, se organet e drejtësisë janë të gjitha seksione të PS-së.
Sot ne jemi dëshmitarë se për një proces gjyqësor, qytetari duhet të presë 10-15 vite. Se për një proces gjyqësor duhet të paguajë për ta afruar, sa kurrë ndonjëherë më parë. Sot ne jemi dëshmitarë se nga mëngjesi deri në darkë, këta qeveritarë vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Unë do tu jap disa shembuj.
Nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro, rrogat në Shqipëri mund të rriteshin 6 herë, rrogat mund të rriteshin 3 herë dhe po kaq pensionet.
Me 5 miliardë euro, çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro. Me 5 miliardë euro, fshati shqiptar, Shqipëria do të ishte një vend krejt tjetër. Këtu po them vetëm borxhin, nuk po flas për taksat që u dyfishuan, nuk po flas për tarifat, gjobat dhe burime të tjera të ardhurash.
Çfarë ndodh me ne? Pse ne sot rreshtohemi të fundit për rrogat dhe pensionet në Ballkan. Në vitin 2013 qëndronim në krye, ajo ishte një arritje e jetës tonë, e jetës së secilit. Ne vërtetë kemi qenë të varfër, jemi rropatur në varfëri në dekada dhe shekuj, por ja dolëm të paguhemi më mirë se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit në vitin 2013.
Ky trend nuk vazhdoi, përkundrazi çdo vit rriten çmimet, çdo vit rritet inflacioni. Vetëm nga vjet gjer në sivjet, brenda 1 viti, çmimet e ushqimeve janë rritur 12 %, sipas statistikave zyrtare. Pra në 8 vite jo vetëm që nuk marrim rrogën e vitit 2013, por marrim të paktën 30% më pak fuqi blerëse, se sa ç’blinim me atë rrogë në vitin 2013. Edi Rama, bashkë me ministrat e tij janë sjellë ndaj buxhetit të shtetit, ndaj parave të marra borxh si një organizatë kriminale. Në vend që ato të ua kthenin në rroga, pensione, në rrugë, në ujësjellësa, kanalizime, se paratë tuaja janë, ai i kthen ato në plaçkë, si kurrë ndonjëherë. Kjo qeveri është e vetmja në Europë, botë që ndërton autostradën në fushë me 24 mln euro, në një kohë kur në të gjithë Europës, Gjermani, Zvicër dhe kudo, autostrada në fushë kushton 2-3 mln euro.
Kjo qeveri, si askund tjetër, ndërton shkolla në Tiranë, Erion Veliaj me 6 mln euro, ndërkohë kur shkolla me manuale ndërtimi që përcakton çdo çmim, shkon gjithsej, 700 mijë euro. Kjo qeveri realizon qindra e qindra tendera sekrete të ndaluara me ligj. Tenderat sekrete lejohen vetëm për shërbimet sekrete dhe prokurorinë dhe ato, me lupë. Kurse këta janë lëshuar si hajdutër dhe fshehin në mënyrë të paturp, fshehin tendera për të vjedhur.
Bedriu tregoi rastin e tenderit për ujësjellësa, fitoi kompani me 300 mln lekë më shtrenjtë. Ky është një nga mekanizmat kryesorë të vjedhjes. Këta u thonë kompanive, për sa e ndërton ti, e ndërtoj për 50 mln. Jo i thotë, do e sjellës ofertën për 130 mln. Ato 80 mln do i ndajmë bashkë. Që të gjithë tenderat fitohen me vlerat maksimale.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga këta qeveritarë 122 miliardë lekë. Fondi i pagave në Shqipëri në një vit është 97 miliardë lekë. Pra me aq sa vjedhin në 9 muaj, pagat mund të ishin rritur të paktën 130%. Por kjo nuk ndodh sepse ata kanë përçmim, i urrejnë qytetarët, i konsiderojnë qytetarët, qenie inferiore, qenie që kaq meritojnë.
Ata nuk shohin, nuk mund të shohin as vuajtjen, sakrificën tuaj.
Por si mund të shohë vuajtjen, sakrificën një njeri që i lejon vetes të udhëtojë 137 herë me avion me dhomë gjumi, se vuan shumë ai, lodhet shumë. Si mund të qajë dhe të dijë hallet tuaja, të rrogave, pensioneve, rrugëve, rrugicave, kanaleve ujitëse, të ujit të pijshëm, një njeri i cili firmos 420 mln euro për djegësat në Tiranë dhe sot pas kaq vitesh nuk ekziston asnjë djegës, as në Tiranë, as në Fier dhe ai i Elbasanit nuk punon. Sepse është sipërmarrja e tij. Sepse është sipërmarrja e tij dhe Erion Veliajt.
Si mund të i lejojë vetes të dijë hallet tuaja, jo, sepse ai blen vazon për në oborr të kryeministrisë që nuk e sheh kërkush, 4 mln euro. A mund të qajë hallin e nënave, motrave tona ajo ministre që nga Tirana në Peshkopi fluturon 15 herë me helikopter për mbledhje partie dhe çdo udhëtim është 15 mijë euro.
A mund të qajë hallin e nënave dhe motrave tona, Belinda e cila ulet dhe porosit biftekun 1 mijë euro, sa një ka. A mund të qajë hallin ajo zonjë, e cila po lexoja sot, sot disbursimet e thesarit për një udhëtim jashtë shtetit si ministri, kanë përdorur 22 mln lekë. 14 maji është datë e madhe, duhet të përballemi dhe të hedhim mënjanë këtë monizëm, duhet të rivendosim pluralizmin. Gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale, por nuk gabojmë më kurrë. Kemi vendosur një nen në statut; Partia Demokratike nuk bojkoton më zgjedhjet.
Vendosja e Bedri Hoxhës si qytetar i parë i Klosit, është vendosje e pluralizmit dhe ky është misioni ynë. Ne përmbysëm një monizëm dhe diktaturë në vitet ’90, ne duhet të përmbysim këtë monizëm që bazohet në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Është në duart tuaja ky ndryshim i madh, është në duart tuaja shpëtimi i Shqipërisë. 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj