Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se Suli, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj vjedh fondet e rindërtimit. Ai tha se Suli ka një koorporatë hajdutërie dhe se për të marrë një leje ndërtimi duhet të takohesh me vëllain e tij.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij në Kamëz, Arjan Hoxha. Kreu i Partisë Demokratikeu bëri thirrje qytetarëve që të votonin për Hoxhën këtë 14 maj, në mënyrë që të largimin Rakip Sulin nga Bashkia e Kamzës. Berisha tha se Suli, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj vjedh fondet e rindërtimit. Ai tha se Suli ka një koorporatë hajdutërie dhe se për të marrë një leje ndërtimi duhet të takohesh me vëllain e tij. Berisha tha se Hoxha ka dalë nga Procesi i Primareve, një process që ka të meta, por që PD-ja është vetëkorrigjuar gjithmonë. Ai tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama duhet larguar sepse vjedh edhe në shtrimin e rrugëve.
Fjala e Berishës:
Jemi sot në një fushatë elektorale në të cilën paraqitemi para jush me kandidatë, për herë të parë në 32 vite, të propozuar nga ju, të votuar nga ju, të mbështetur nga ju. Kjo ishte kërkesa juaj në vjeshtën e vitit 2021 dhe kjo u bë realitet në dhjetor të vitit 2022. Sot në Kamzë dhe mbarë Shqipërinë, vijmë para jush si njerëz që kemi mbajtur fjalën, si njerëz të cilët rivendosëm standardet më të mira për zgjedhjen e kandidatëve. Sot Arjan Hoxha dhe të gjithë kandidatët e PD-së, nuk janë kandidatë të kryetarit të Partisë, apo kryesisë saj, janë kandidatë tuaj, të vullnetit të lirë, të besimit tuaj dhe ju garantoj unë ju se kjo përbën një nga standardet më të mira ku ekziston sot kudo në botë. Këto primare, si të parat që ishin absolutisht nuk ishin të përsosura, kishin defekte, të meta të padiskutueshme. Por kjo parti është e tillë, nuk mohon kurrë gabimet që bën, përkundrazi i merr ato i përmirëson, i korrigjon dhe bën gjithçka me besimin më të madh se rruga e nisur është rruga më e mirë, se kjo mënyrë kandidimi dhe zgjedhje është më e mira, më dinjitozja është rruga e lirisë. Pat nga ata që menduan se ky proces do të na përçajë, ja ku jemi sot, të bashkuar të gjithë, ata që kandiduan, ata që votuan ndryshe, njerëz që i besojnë lirisë, që bashkohen për një qëllim, dua të ju shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i janë bashkuar sot këtu për qëllim, për Kamzën demokratike, për fitoren e lirisë. Sot kjo betejë është një betejë më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Në vitin 1992 ne së bashku përmbysëm monizmin stalinist 45-vjeçar. Monizëm që u krijoi shqiptarëve dhe Shqipërisë katastrofën më të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Por sot përsëri pas 32 vitesh, Edi Rama ka përqendruar në duart e tij, 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori komunist në vitin 1992. Monizmi është dramë, është tragjedi për çdo komb, monizmi, ky pushtet i përqendruar në dorën e një njeriu dhe të një sekti që quhet Rilindje, po largon shqiptarët çdo ditë, më shumë se çdo pushtues në një vend tjetër. Më shumë se çdo luftë civile, më shumë se një luftë rajonale, po i largon nga Shqipëria. Kamza, Tirana, Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 mln banorë, ka humbur 35%, 1/3 e popullatës. Të gjithë ne së bashku jemi 1/3 më pak, se njerëzit tanë janë larguar, largohen nga ky vend për arsye se nuk ndërtojnë jetën e tyre. Tirana, Kamza, Shqipëria largohen dhe pakësohen qytetarët e tyre, sepse ata vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Nga viti 2013 e deri më sot, rrogat nuk u rritën, por u rritën çmimet dhe sot çdo qytetar i Kamzës, blen naftën me të njëjtin çmim që blihet në Berlin. Sot çdo qytetar i Kamzës, blen ushqimet me të njëjtin çmim me të njëjtin vend ku rrogat janë 6-8 herë më të larta. Sot rrogat dhe pensionet tuaja vlejnë së paku 30% më pak se sa vlenin në vitin 2013. Çfarë ndodh kështu. Pse u ndalua rritja e rrogave, rritja e pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve u ndaluan vetëm e vetëm se qeveria vjedh. Vjedh ditën, natën, çdo javë, muaj dhe vjedh gjithnjë e më shumë. Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në bankat Europiane 5 miliardë euro. Kjo qeveri me 5 miliardë Euro, mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve, kjo qeveri me 5 miliardë euro mund të kishte rritur, 3 herë rrogat dhe 3 herë pensionet e shqiptarëve. Ku shkuan, pa llogaritur të ardhurat e tjera. Të gjitha vidhen. Sepse kjo qeveri, si asnjë tjetër në Europë dhe botë, ndërton 1 km rrugë autostradë e cila kudo ndërtohet me 2-3 mln euro, e ndërton me 24 mln euro. Sepse kjo qeveri vjedh në 1 km autostradë, këta qeveritarë vjedhin së paku 20-21 mln euro. Këta qeveritarë vendorë dhe qëndror vjedhin 80-90 % të fondit në çdo punë publike, ndaj dhe borxhi rritet, rrogat ulen, shqiptarët largohen dhe vetëm largohen nga Shqipëria. Kjo qeveri rriti taksat për bizneset tuaja, përgjysmuan bizneset. Ku shkuan të tjerët? Ata që falimentuan u larguan dhe largohen. Kjo qeveri ndërpreu financimet për bujqësinë. Sot Shqipëria financon fermerët shqiptarë 5 herë më pak se Kosova. Sot kjo qeveri nuk jep asnjë garanci për çdo fatkeqësi natyrore që mund të ju ndodhë fermerëve. Ndërkohë që Kosova dhe çdo vend i rajonit, paguan me çmim bazë çdo prodhim të dëmtuar nga shkaqe natyrore, apo shkaqe të tjera. Pra a mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, të na vjedhin dhe të na rrjepin, një grusht qytetarësh si Edi Rama, Rakip Suli që tenderon dy herë një shkollë, siç ka bërë me shkollën ‘Azem Hajdar’. Që rikonstrukton shkolla me çmime 2-3 herë më të larta seç janë ndërtuar nga e para. Çfarë lidhje kanë ministrat e tij të cilët vjedhin nga mëngjesi në darkë, ulen në dreka dhe darka me 10 mijë dollarë darkën dhe 1 mijë dollarë biftekun. Këta janë hajdutë të transformuar. Është turp ti mbajmë më shumë ne këta.
Flamur Noka bëri një gabim të madh; ka fyer çdo bari në Shqipëri, duke e krahasuar Rakipin me të. Flamur të garantoj se çdo çoban i këtij vendi, është 10 herë më i ndershëm, më i mirë se Rakip Suli, i cili vetë me sekserët e tij; shkon për të marrë një leje ndërtimi, duhet të takosh vëllanë e Rakipit njëherë, pastaj merr lejen, duhet të paguash njëherë aty. Po kështu shko te Edi Rama, duhet të takosh Olsin se pa Olsin nuk zgjidhet, vetëkuptohet sa paguan.
Rakip Suli është korporatë hajdutërie me Erion Veliajn, ju mbledh ju 18 euro për çdo ton mbetje më shumë se sa kontrata. Ku shkojnë ato. Që të gjitha në xhepat e Ramës dhe Veliajt.
Janë bërë deri tani 54 mln euro të vjedhura vetëm nga fusha e Sharrës. A mund të vazhdojmë ne kështu. Unë ju bëj thirrje të bashkohemi, e të fitojmë, sepse kauza jonë është e drejtë, sepse këta qeveritarë na urrejnë ne, urrejnë shqiptarët, të bashkohemi sepse këta qeveritarë mendojnë vetëm për veten dhe fëmijët e tyre dhe kurrë për qytetarët e fëmijët e qytetarëve.
Para pak kohësh një institucion konstaton se Tirana është një nga 10 qytetet me sistem shëndetësor më të keq në botë. A është Tirana një nga 10 qytetet më të varfra në botë? Jo, ua them unë, përkundrazi ku është Tirana sot. Ta ndjekim pak.
Kjo periudhë është betejë për ne, ndaj dhe ftoj banorët e Kamzësdhe Paskuqanit të trokasim në çdo derë, në çdo zemër. Mediat na censurojnë.
Më thoshte dy ditë më parë një mik; çfarë ndodh se nuk i shohim kandidatët tuaj. Iu përgjigja se kandidatët tanë janë ditë për ditë me qytetarët, por mediat janë me qeverinë dhe i censurojnë ata, nuk i japin, nuk i transmetojnë.
Mediat janë në kthetrat e mafias, atëherë çfarë mbetet? Mbetet takimi me njëri-tjetrin, mbeten biseda me njëri-tjetrin, mbetet misioni.
PD Kamëz KAMËZ- Pamjet që po shikoni tregojnë mënyrën se si demokratët e kanë pritur liderin e Partisë Demokra...
Ambasada Amerikane TIRANË- Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje qeverisë që tu përmbahet rekomandimeve të ODIHR/OSBE-s&e...
Flutura Açka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka është shprehur se nuk do të dëshironte kurr&e...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Përveçse të ndarë në dy kampe, përçarja e demokratëve thellohet akoma më shu...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Vendimi përfundimtar se si do të futen në zgjedhjet lokale mbështetësit e deputetit Enkelejd Alibeaj...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shfaqur sot i shoqëruar nga punonjës të G...
Blendi Gonxhja Për të dytën herë brenda pak kohësh, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi paligjshmëri në treg, por ...
Socialistët TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron, por socialistët nuk binden! Vetëm dy ditë më parë, KQZ...
Foto ilustruese TIRANË- Përfundon mbledhja e Alibeajt dhe mbështetësve. Gjatë takimit të sotëm u diskutua për dalje...
Edi Rama Rishi Sunak TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak n&eu...