LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve mjaftojnë 40 përqind e vjedhjeve që bën Edi Rama

Berisha akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama për vjedhje në tendera dhe përtej kësaj tha se dyfishimi i rrogave dhe i pensioneve vjen nga konfiskimet. 

22 Shkurt 2024, 18:58 Nga h.k
Berisha: Për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve mjaftojnë 40
Foto ilustruese

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur ditën e sotme përpara tubimit në banesën e tij. Berisha akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama për vjedhje në tendera dhe përtej kësaj tha se dyfishimi i rrogave dhe i pensioneve vjen nga konfiskimet. 

Berisha: Luftëtarë të lirisë, të dinjitetit dhe të fitores së sigurtë! Miqtë e mi, me 20 shkurt tejkaluam historinë.
Me 10 shkurt, ju provuam shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica. Se ne jemi fuqia politike më e madhe e këtij vendi.

Se ne jemi e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë! Uragani i 20 shkurtit vazhdon jehonën e tij të fuqishme. Zgjon luanin e fjetur te çdo shqiptar. Fton luftëtarët e lirisë, gati për betejën e radhës, betejën pa kthim.

Ky armik i egër që sillet ndaj këtij vendi, ky armik i egër që sillet ndaj shqiptarëve, më keq se çdo pushtim barbar që kanë njohur. Ky duhet të përballet me mosbindjen civile. Duhet të përballet me fuqinë e pamatë të uraganit popullor.

Edi Rama është sot armiku më shkatërrimtar që ka njohur Shqipëria në histori. Shqipërinë, pasuritë e saj, i ka shndërruar në pasuri të veta dhe të klaneve të tij.

Miqtë e mi, dy ditë më parë deklarova para jush si objektiv emergjent, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve. Deklarova votimin menjëherë në parlament të minimumit jetik.

Normale, mund të ketë dhe ka me të drejtë njerëz që kanë shtruar pyetjen: nga t’i gjejë ky paratë? Aty dhashë një përgjigje se dyfishimi i rrogave dhe pensioneve ju garantoj se nuk është kurrë më shumë se 40 përqind e vjedhjeve që bën Edi Rama me rilindjen e tij. Më lejoni t’u jap vetëm dy shembuj.

Dje, narkoqeveria informoi se për Portin e Durrësit do të shpenzohen 450 milionë euro nga xhepat tuaja për t’u ndërtuar Dubai City, Rama-Alabar. Të dashur miq, 450 milionë euro mjaftojnë, teprojnë për rritjen me 60 përqind të rrogave të të gjithë shqiptarëve.

Ja pra, vetëm me vjedhjen me një dorë, vetëm me vjedhjen e tij me një dorë, nxirren mënjanë 60 përqind e fondit që duhet për rritjen e rrogave.

Po mos është kjo dora e vetme? Jo miq. Dora e tyre e zezë shtrihet në çdo gjë, në të gjitha prokurimet, në të gjitha koncesionet, në të gjitha PPP-të. Të gjitha këto së bashku ju garantoj se mjaftojnë për të ndërtuar të gjitha punët publike që janë në ndërtim, për të dyfishuar çdo rrogë dhe pension të shqiptarëve, për të vendosur ligjin e minimumit jetik.

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 22 Shkurt 2024, 12:04 I.A

Ambasadori britanik viziton SPAK

  Makina e ambasadorit TIRANË- Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith ka shkuar në Prokurorinë e P...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale