15 Maj 2022, 18:49
Nga DOSJA
Sali Berisha
LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar paraardhësin e tij Edi Rama, pasi ky i fundit tha se do ndaj nga Maqedonia e Veriut nëse nuk do hapeshin negociatat me Bashkimin Evropian. Berisha nga Lezha tha se nga qeveria e tij, Shqipëria është anëtarësuar në NATo si dhe kanë hequr vizat. Ai gjithashtu ka theksuar se Rama ka bllokuar statusin për vend kandidat me 3 ligje kur ishte në opozitë. Berisha theksoi se Rama nuk duhet të lëvizë asnjë milimetër, pasi drejtimi i vendit është vetëm Evropa.
“Si parti demokratike duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje me të cilën duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet vetes shqiptar. Që i beson Shqipërisë, unë ju them ju, vend me potencial si ky vend nuk ka. Nëse i vendosim vetes qëllim të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Ne krijuam klimën e biznesit, dyfishuar rrogat dhe pensionet. Shqiptarët panë se këtu mund të jetohet dhe të ndërtohej një jetë në përmirësim. Nuk u ndal treni ynë drejt Europës. U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Para zgjedhjeve, mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me 3 ligje. Shumë thanë se nuk e kanë kundër Europës. Çfarë ndodhi këto 8 vite, cilat janë hapat? Tani del dhe thotë se po nuk na e dhatë, do shohim drejtimin. Mos gabo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër, se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar dhe Bashkimi Europian. Paraardhësit kanë luajtur me drejtimin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do jetë shqiptar”, tha Berisha.
(I.A/dosja.al)
Politike
15 Maj 2022, 18:39
Sali Berisha
LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në tekstet shkollore duhet të futën krime e komunizmit në vend. ...
Politike
15 Maj 2022, 18:10
Sali Berisha
LEZHË- Një demokrat gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se e do atë më shumë se sa...
Politike
15 Maj 2022, 17:50
Sali Berisha
LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e pranoi rezolutën për dënimin e gjenocidit...
Politike
15 Maj 2022, 17:45
Sali Berisha
LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se beteja që ata kanë është për të siguruar që vota ...
Politike
15 Maj 2022, 17:32
Sali Berisha
LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata kanë arritur një fitore të madhe kundër autokracisë. Gj...
Politike
15 Maj 2022, 16:34
Foto nga mbërritja në Tiranë
TIRANË- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Tiranë nën masa ...
Politike
15 Maj 2022, 10:31
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e përfundimit të ...
Politike
15 Maj 2022, 14:13
Pamje nga takimi
LAÇ- Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili do të garojë përballë ish-kr...
Politike
15 Maj 2022, 13:01
Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj
FIER- Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka vendosur që t'i p&e...
Politike
15 Maj 2022, 11:31
Floriana Garo
TIRANË- Shefja e Komunikimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo, denoncoi sipas saj praktikat abuzive të Gjykat&...