2 Prill 2026, 12:32
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për paralajmërimin e dhënë nga ambasada e SHBA lidhur me sulmet e mundshme nga Irani. Nga Shkodra, Berisha u shpreh se ky paralajmërim nuk është pa bazë, ndërsa i ka bërë thirrje NATO-s të forcojë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë.
“Thirrja që lëshon ambasada amerikane një muaj pas luftës në Gji, absolutisht nuk është pa substrat. Nuk është pa substrat, nuk mund të jetë ajo. A është Shqipëria në një armiqësi me Iranin, kjo nuk diskutohet, nuk fshihet. Tani cili është qëndrimi ynë? Unë i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, ashtu siç po mbron Turqinë, të na garantojë mbrojtjen kundërajrore nga aktet e tyre. Kurse për aktet e brendshme, duhet që forcat e rendit të garantojnë rendin dhe qetësinë. Këtu është gjëja më e domosdoshme. Por të krahasosh ato me protestat e opozitës, je i sëmurë, ke psikologjinë e Ajatollahëve. Dhe unë u them turp të kenë që nxjerrin një vlerësim të atillë.
Nuk lëshohet një paralajmërim pa një bazë. Kjo është e sigurt. A ka Shqipëria mbrojtje nga NATO? Po, çdo vend i NATO-s, hapësira ajrore e Shqipërisë është hapësirë e NATO-s dhe të sigurt jemi se NATO do na mbrojë. Kjo nuk do thotë se NATO do na mbrojë në tokë, këtu duhet të jenë shqiptarët vetë që të kenë vëmendje. Por komunikata e lëshuar nga zyra e Fugës në arrati, ju e dini se Fuga është në arrati, pra nga zyra e Fugës se këto janë si puna e atyre paralajmërimeve që lëshon për protestat e opozitës, janë krahasime mjerane. Ata e kanë lëshuar për qytetarët amerikanë dhe kompanitë amerikane që operojnë, por nuk asnjë të keqe, secili të ketë parasysh të vazhdojmë jetën normale dhe t’i bëjmë thirrje NATO-s të përforcojë mbrojtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë,“ tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
2 Prill 2026, 12:27
I.A
John Bolton
TIRANË- Ish-këshilltari sigurisë së SHBA John Bolton ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit të konfliktit n&eu...
Politike
2 Prill 2026, 12:06
I.A
Balla dhe Mediu
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mbi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulm...
Politike
2 Prill 2026, 12:00
D.S
TIRANË- Debat me tone të larta është zhvilluar sot në Kuvend pasi, opozita reagoi për mungesën e kryeministrit në sean...
Politike
2 Prill 2026, 12:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri në dukje se Shqipëria po përballet me sfida në rrugën...
Politike
2 Prill 2026, 11:55
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe shkatërrim të të rinjve shqiptar&...
Politike
2 Prill 2026, 11:48
I.A
Lamallari dhe Balliu
TIRANË- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është përplasur ditën e sotme në Kuvend me depu...
Politike
2 Prill 2026, 11:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se sakrifica e të vrarëve në Shkodër për v...
Politike
2 Prill 2026, 11:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 4 martirëve të vrar...
Politike
2 Prill 2026, 11:31
I.A
Forcat Renea
TIRANË- Njësia e Antiterrorit në vend ka rritur numrin e agjentëve dhe efektivëve në institucionet diplomatike d...
Politike
2 Prill 2026, 11:07
D.S
TIRANË- Ka nisur procesi për seancën gjyqësore ndaj dosjes "Partizani", ku mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij, J...